BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje LSI: Tė dyfishohen fondet pėr bujqėsinė prej Sat 1 Aug 2009 - 19:30

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Sekretari i LSI-sė pėr Bujqėsinė dhe Mjedisin, Edmond Panariti, tregoi dje prioritetet e kėsaj force politike pėr sektorin e bujqėsisė. Sipas tij, LSI do tė kėmbėngulė nė dyfishimin e fondeve tė buxhetit pėr bujqėsinė si pjesė e programit tė ardhshėm qeveritar. Gjithashtu LSI do tė insistojė nė pėrgjysmimin e tatimit mbi vlerėn e shtuar pėr tė gjithė artikujt ushqimorė bazė, pėr tė lehtėsuar barrėn e ēmimeve pėr konsumatorėt, do tė kėrkojė qė tė krijohen fonde tė garancisė pėr nxitjen e kredisė agrare nga burime buxhetore si dhe pėrdorimin pėr kėtė qėllim tė granteve apo tė burimeve alternative financiare. Ashtu siē kishte premtuar nė Planin pėr Veprim, LSI nė bashkėpunim me partnerėt e koalicionit do tė kėrkojė qė mbėshtetja financiare pėr fermerėt tė shkojė drejt prodhimit faktik bujqėsor dhe blegtoral. “Lidhur me kėtė ne mbėshtesim pagesat pėr fermerėt pėr ēdo kg mish, fruta, perime, si dhe pėr ēdo litėr qumėsht tė prodhuar dhe tė dorėzuar nė pikat e grumbullimit. Sfida jonė e pėrbashkėt qeverisėse do tė jetė lidhja e prodhimit vendas me tregun”, u shpreh Panariti. Sipas tij, LSI do tė kėrkojė ri-negocimin e pikave tė veēanta tė marrėveshjes sė tregtisė sė lirė, pėr tė mbėshtetur praninė nė treg tė prodhimeve bujqėsore tė vendit. “LSI do tė kėrkojė konstituimin e Autoritetit Kombėtar tė Ushqimit si garant institucional i standardeve tė cilėsisė dhe sigurisė sė ushqimeve. Vetėm njė sistem kombėtar i sigurisė ushqimore, i cili funksionon sipas parimit nga ‘ferma nė tavolinė’, garanton qėndrueshmėri dhe besueshmėri”, u shpreh Panariti.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto