BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Nė mbledhjen e djeshme u vendos edhe hapja e shkollės sė Magjistraturės pėr gjyqtar

TIRANE- Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, (KLD), shtyn shqyrtimin e procedimeve disiplinore pėr disa nga gjyqtarėt, pėr tė cilėt ishte kėrkuar njė masė e tillė, ndėrsa dy nga gjyqtarėt janė rikthyer nė punė nga KLD-ja. Ndėrkaq, gjatė mbledhjes sė zhvilluar gjatė ditės sė djeshme, u miratua hapja e shkollės sė Magjistraturės pėr profilin e gjyqtar, me tetė vende, si dhe ėshtė miratuar njė projekt dekret i Presidentit tė Republikės, pėr shtimin e numrit tė gjyqtarėve tė apelit nė Gjykatat e Tiranės dhe tė Durrėsit, duke i pakėsuar ato nė disa gjykata tė tjera tė vendit, ku ngarkesa e punės sė tyre ėshtė e ulėt dhe numri i ēėshtjeve pėr shqyrtim nė raport me rrethet e tjera tė vendit, ėshtė i ulėt. Mė parė ėshtė kryer edhe shtimi i numrit tė gjyqtarėve nė Shkallėn e Parė. Ndėrkaq, nė mbledhjen e djeshme ėshtė diskutuar edhe kėrkesa e ministrit tė Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėr kriteret e transferimit tė gjyqtarėve tė karrierės. Pėr kėtė qėllim, Ministria e Drejtėsisė kishte kėrkuar vendosjen e disa kritereve, qė kanė tė bėjnė me vlerėsimin e punės dhe rezultateve konkrete tė gjyqtarėve gjatė karrierės sė tyre. Fillimisht KLD-ja ka kėrkuar hapjen e shkollės sė Magjistraturės, pėr vitin akademik 2009- 2010. Pėr kėtė vit ėshtė kėrkuar tė ketė tetė vende vakante, tė cilėt pritet tė plotėsohen sipas kritereve pėrkatėse. Pas miratimit tė hapjes sė shkollės sė Magjistraturės, mbledhja e KLD-sė miratoi shtimin e gjyqtarėve tė Apelit tė Krimeve tė Rėnda nė Tiranė, si dhe Apelit nė Durrės me disa gjyqtarė. Njė veprim i tillė ėshtė kryer pėr shkak se ngarkesa nė kėto gjykata ėshtė mė e madhe. Ndėrkaq, pėr sa u pėrket procedimeve disiplinore pėr gjyqtarėt, KLD-ja vendosi rikthimin nė punė tė gjyqtarėt Alaudin Malaj dhe Memo Rexho nė Apelin e Vlorės, ku i pari ėshtė kreu i kėsaj Gjykate. Nė tė kundėrt, ėshtė vendosur vazhdimi i mėtejshėm i procedimit pėr gjyqtarėt Rasim Doda e Enekelejda Kashahu (Doda), pėr tė cilėt ėshtė kėrkuar plotėsimi i dosjes me njė dokument shtesė. Pėr gjyqtarėt e tjerė, pėr tė cilėt ishte propozuar marrja e masės disiplinore, Manjola Bjelerin, Taulant Tafėn, Bujar Musta, Pajtime Fetahun, Zihni Shahun, ėshtė vendosur tė shtyhet shqyrtimi i procedimit.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto