A e dini pse nuk po humbni kilogramė

Princesha...
Princesha...
♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12618
<b>Pikėt</b> Pikėt : 23732
<b>Votat</b> Votat : 296
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

Buzqeshje A e dini pse nuk po humbni kilogramė

Mesazh nga Princesha... prej 16/6/2015, 22:05

A e dini pse nuk po humbni kilogramė Kg
Nėse mendoni se e keni dhėnė maksimumin tuaj, jeni ushqyer si duhet dhe keni ushtruar, por treguesi nė peshoren tuaj nuk tregon numėr mė tė vogėl, duhet ta dini se nuk jeni tė vetmit. A keni menduar ndonjėherė se pse nuk po i humbni kilogramėt?
Me kėtė problem ballafaqohen shumė njerėz nė mbarė botėn, dhe mė sė shumti femrat qė e kanė kaluar moshėn 35-vjeēare dhe tė cilat kalojnė nėpėr disa ndryshime hormonale, dhe tė cilat mund t’ua vėshtirėsojnė nė masė tė madhe mundėsinė e tyre pėr ta arritur formėn e dėshiruar.
Sipas ekspertėve, pengesa mė e madhe nė uljen e peshės trupore pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve qėndron nė simfoninė shumė delikate tė hormoneve, dhe fajtorėt kryesorė janė hormonet e tiroideve dhe gjėndrės mbiveshkore, estrogjenit, progjesteroneit, leptinės dhe grelinės, transmeton Koha.net. Kur niveli i hormoneve nė trupin tuaj e arrin ekuilibrin e duhur edhe kilogramėt do tė bien mė lehtė.
Nėse tashmė njė kohė tė gjatė po pėrpiqeni pa sukses t’i largoni kilogramėt e padėshiruar duhet t’i kontrolloni dhe t’i kushtoni vėmendje problemeve tė mėposhtme.
Mosbalancimi i hormoneve tė tiroideve – Nėse niveli i hormoneve tė sekretuara nga gjėndra tiroide papritmas bie, automatikisht bie edhe shpejtėsia e punės sė metabolizmit. Si rezultat do ta keni njė nivel tė reduktuar tė energjisė, simptoma tė depresionit, tretje tė dobėt, kapsllėk dhe trashje.
Mosbalancimi i hormoneve tė gjėndrės mbiveshkore – Kur kalojmė nėpėr njė periudhė shumė tė vėshtirė tė jetės, gjėndra mbiveshkore reagon duke i liruar hormonet e tepėrta tė stresit dhe vjen deri tek akumulimi i shpejtė i yndyrės nė trup, dhe natyrisht trashjes. Nė periudhė afatgjatė kjo mund tė thotė se trupi ėshtė duke luftuar pėr ēdo kalori nė organizėm, duke u pėrgatitur pėr “krizėn”. Kortizoli – hormoni i stresit mė sė shumti lėshohet nė rajonin e barkut dhe pėr kėtė arsye nė qoftė se njerėzit janė nėn stres zakonisht fitojnė peshė nė pjesėn e barkut.
Mosbalancimi i hormoneve femėrore – Mosbalancimi nė mes tė hormonit femėror estrogjenit dhe progjesteronit zakonisht si rezultat sjell akumulimin e depozitave yndyrore nė pjesėn e stomakut. Tek femrat rreth moshės 35-vjeēare hormonet fillojnė tė oscilojnė nė mėnyrė qė organet reproduktive tė jenė nė funksion sa mė gjatė. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja se pse trupi mban depozita tė yndyrės pėr shkak se nė to prodhohet estrogjeni. Sipas ekspertėve, tek madje 50 pėr qind e femrave, niveli i estrogjenit ėshtė mė i lartė se niveli i progjesteronit, gjė qė mund tė jetė shkaku kryesor i trashjes.
Mungesa e gjumit – Gjumi i pamjaftueshėm shkakton ēekuilibėr tė hormoneve grelinė dhe leptinė. Grelina ėshtė njė hormon qė ėshtė pėrgjegjės pėr dhėnien e sinjaleve tė urisė dhe na thotė kur duhet tė hamė. Kur flemė pak, prodhimi i grelinės rritet gjė qė shkakton rritjen e oreksit dhe dėshirėn pėr ushqim tė shpejtė dhe ėmbėlsira. Leptina, nga ana tjetėr ėshtė njė hormon qė na sinjalizon kur duhet ndaluar sė ngrėni, dhe kur nuk flemė prodhimi i saj bie. Mungesa e leptinės mund tė ēojė nė ngrėnie tė tepėrt sepse truri nuk na dėrgon me kohė sinjale qė stomaku ynė ėshtė i mbushur.
Alergjia apo ndjeshmėria nė ushqime – Tretja e dobėt e kombinuar me toksinat, inflamacionet dhe ndjeshmėrinė ndaj ushqimit mund tė jetė shkaku qė nuk mund tė humbni peshė, transmeton Koha.net. Kjo ėshtė nė fakt njė formė e stresit kronik, i cili e rrit nivelin e kortizolit dhe ēon nė rritjen e depozitave yndyrore.
Depozitat yndyrore sė bashku me toksinat mund ta shkaktojnė edhe dėmtimin e indeve. Shumica e substancave toksike nė organizmin tonė veprojnė si hormone, dhe nė kėtė mėnyrė ndikojnė nė masė tė madhe nė ēekuilibrin hormonal. Kjo mund tė thotė se ju ushqeheni ekskluzivisht me ushqime tė shėndetshme, por tė cilat thjesht pėr organizmin tuaj nuk janė tė shėndetshme. Ndonjėherė njerėzit janė alergjik apo tė ndjeshėm ndaj ushqimeve qė janė pjesė e dietės sė shėndetshme.
Nėse mendoni se keni probleme me ēekuilibrin hormonal apo ndjeshmėrinė ndaj ushqimeve tė caktuara, bisedoni me mjekun i cili do t’ju kėshillojė se cilat teste apo analiza duhet t’i bėni pėr ta zbuluar se cili ėshtė nė fakt problemi.



A e dini pse nuk po humbni kilogramė 10384925_1457698541166118_6137393802832654291_n

    Ora ėshtė 17/7/2019, 08:24