Lumturia gjėndet brėnda nesh!

Share

Princesha...
♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12624
<b>Pikėt</b> Pikėt : 23742
<b>Votat</b> Votat : 296
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

Buzqeshje Lumturia gjėndet brėnda nesh!

Mesazh nga Princesha... prej 15/1/2015, 00:08

Sa pak e njohim ne Dashurinė, sa pak e lejojmė ne atė tė depėrtojnė nė errėsirėn e materializmit dhe mendimeve tė mbrapshta qė shpesh na pengojnė dhe na largojnė nga njerėzit qė duam.

Dita, koha dhe problemet janė ato qė ndikojnė e mbulojnė shpirtin e lirė dhe dashurinė tė shfaqet, por a nuk do tė ishte mė mirė tė donim pa kushte? Njė dashuri prej sė cilės nuk do tė ndaheshim dot, nuk do tė kishte pengesė qė tė mos e kalonim , nuk do tė kishte vend qė tė mos linim pa e kėrkuar, kur nė fakt ajo ėshtė fare afėr teje, shumė pranė.

Jeta ėshtė shumė e shkurtėr, dhe pikėrisht nė kėtė jetė kaq tė shkurtėr ne nuk dimė tė falim dashuri, ne nuk dimė tė marrim dashuri, ne nuk denjojmė tė kuptojmė se ē'do tė thotė tė duash dikė pa patur kushte, tė duash thjesht sepse do vėrtetė.

Nėse natyra ėshtė e harmonizuar mrekullisht me veten e saj, ngjyrat me njėra-tjetrėn, bimėt, kafshėt e ēdo qėnie e gjallė, ne njerėzit, ende nuk e kemi ditur se ē'do tė thotė nė tė vėrtetė tė duash dhe tė falėsh dashuri ?!

Do tė thotė tė shterosh lotėt nga sytė e trishtuar, tė shėrosh plagėt e krijuara nga vuajtja, tė shpresosh aty ku duket se nuk ka shpresė, tė besosh aty ku lėkundet arsyeja, tė inkurajosh aty ku besimi ėshtė rrėnuar, tė ngresh nga humnerat e rrėzimit aty ku duket se nuk do tė kishte mė ngritje, tė qetėsosh njė shpirt tė trazuar, tė falėsh dritė aty ku errėsira ėshtė mbret, tė zbutėsh rrėnjėt shekullore tė urretjes me durim, tė bėsh tė qesh shpirti i veshur me ngurtėsinė e vetmisė, tė jesh njė oaz nė mes tė shkretėtirės vetmi dhe tė bėsh qė kjo "sahara" e madhe e zemrės dhe e shpirtit tė zvogėlohet pak e nga pak, sado qė tė kushtojė sado qė tė dhemb nė shpirt, sado kohė qė tė kėrkojė, por tė gjesh kurajon qė mė nė fund tė ketė jetė, tė ketė paqe, tė ketė lumturi, tė jetojė…


A thua bota ėshtė kaq dritėshkurtėr, kaq shpirtvogėl sa tė ndryshojė sensin dhe ndjenjėn e madhe tė tė dashuruarit?

E pra, dashuria nuk ėshtė vetėm njė ditė, ajo ėshtė ēdo mėngjes e pranishme, ēdo mbasdite dhe ēdo mbrėmje nė fjalėt tona, nė qėndrimet tona, kudo. Njė gotė qė mbushet derdhet, njė zemėr qė mbushet ka dėshirė tė derdhet dhe tė ndaj kėtė dashuri edhe me tė tjerėt, ka mė shumė gėzim kur jep se sa kur merr, dhe nėse e ndani kėtė gėzim me tė tjerėt ēdo ditė e kjo do tė jetė lumturia e vėrtetė, lumturia qė nuk gjendet jashtė por vetėm brenda nesh, ėshtė njė virtyt qė ne e kėrkojmė nė botė por qė ėshtė thellė nė zemrėn tonė!




    Ora ėshtė 22/2/2017, 07:10