10 llojet e puthjeve dhe kuptimi i tyre!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 123005
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261012
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje 10 llojet e puthjeve dhe kuptimi i tyre!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 7/12/2014, 09:21



Puthja ėshtė njė veprim i mistershėm dhe nė hapat e parė tė njė marrėdhėnieje, interpretimi i saj mund tė nxjerrė tė vėrteta interesante. Ekzistojnė shumė lloje tė ndryshme puthjesh, nėpėrmjet tė cilave personi tjetėr mund tė jetė duke u pėrpjekur t’ju komunikojė diēka. Ja cilat janė shpjegimet e 10 llojeve tė puthjeve, tė cilat mund t’i hasni nė njė lidhje dashurie.

Puthja nė faqe

Kjo ėshtė njė puthje mirėsjelljeje. Mund tė nėnkuptojė gjėra tė ndryshme nė varėsi tė personit dhe tė kohėzgjatjes sė lidhjes. Nė takimin e parė, mund tė jetė njė “testim ujėrash” nga tjetri, i cili po pėrpiqet tė mos jetė agresiv nė kėrkimin e intimitetit. Nė kėtė rast, jeni shumė larg puthjes romantike, ndaj nėse po kėrkoni diēka mė tė afėrt, siē mund tė jetė puthja nė buzė, do t’ju duhet ta kėrkoni haptazi.

Puthja e shpejtė nė buzė

Tė shumėpriturat puthje romantike, pavarėsisht termit qė koha kalon shpejt nė dashuri, ndonjėherė mund tė jenė vėrtet tė shpejta. Njė puthje e shpejtė nė buzė, gjatė njė lidhjeje tė sapokrijuar, zakonisht nėnkupton “mė pėlqen ti” ose “kaloj bukur kur jemi bashkė”. Kjo ėshtė veēanėrisht e vėrtetė pėr personat qė nuk flasin shumė dhe u pėlqen t’i tregojnė ndjenjat nė mėnyrė jo verbale.

Puthja me sy hapur

Miti qė njė njeri qė s’tė do tė puth me sy hapur mund tė jetė i diskutueshėm. Nėse kuptoni qė personi tjetėr nuk po i mbyll sytė gjatė puthjes, kjo nėnkupton se atij i pėlqen mė shumė tė jetė spektator sesa pjesėmarrės i aktit tė shprehjes sė dashurisė. Nuk keni pse shqetėsoheni seriozisht nė kėtė rast. Ka plot persona qė i preferojnė puthjet me sytė hapur. Mė i rėndėsishėm ėshtė fakti nėse personi tjetėr po ju puth apo jo me ndjenjė.

Puthjet me sy mbyllur

Pjesės mė tė madhe tė njerėzve u pėlqen t’i mbyllin sytė gjatė kohės qė po pėrjetojnė afėrsinė e ėmbėl tė dy njerėzve qė puthen. Kjo puthje ėshtė pėrgjithėsisht e ndjeshme, sepse sytė e mbyllur i japin mundėsi mė tė larta shqisės sė tė prekurit. Sytė mund tė mbyllen pėr shkakun e thjeshtė tė mos pėrqendrimit tė syve qė mund tė vijė prej afėrsisė sė madhe. Puthjet me sy mbyllur janė mė tė bukurat dhe ndihen mė shumė nga tė gjitha.

Mbiputhja

Nuk ekziston ndonjė masė e puthjeve qė lejohen apo kohėzgjatjes sė duhur tė tyre. Mbiputhja ėshtė termi qė pėrdoret pėr njė puthje ku vetėm njėri partner ėshtė angazhuar. Pra, nėse e shihni se personi tjetėr nuk po pėrfshihet sa duhet gjatė puthjes, kjo mund tė jetė njė shenjė se ai ėshtė i shqetėsuar pėr ndonjė gjė tė caktuar. Mund tė vijė edhe prej dominimit tuaj gjatė aktit tė puthjes.

Puthja e plotė

Nė kėtė lloj puthjeje, jo vetėm qė pėrfshihen tė gjithė muskujt e fytyrės, por ka brenda edhe shumė ndjenjė dhe pasion. Njė puthje e tillė tregon dėshirė tė pėrbashkėt nga ēifti dhe ėshtė njė ogur i mirė pėr njė lidhje tė shėndetshme.

Puthja franceze

E famshmja puthja franceze, qė revolucionarizoi kontaktin romantik tė dy personave qė ndihen tė dashuruar, ėshtė njė nga puthjet mė tė praktikuara nė botė. Nuk ka dyshime se njė puthje e tillė tregon gjėrat mė tė mira pėr njė lidhje, ndrojtja ėshtė lėnė pas, ėndrrat pėr tė ardhmen mund tė kenė filluar dhe pėr mė tepėr personat nė ēift ndihen plotėsisht tė lidhur me njėri-tjetrin.

Puthja lėvizėse

Kjo puthje fillon me buzėt dhe vazhdon me pjesė tė tjera tė fytyrės, qafės e mė tej. Nėnkuptimi i puthjeve lėvizėse ėshtė i qartė, ato kanė si qėllim t’ju ndezin dhe t’ju ēojnė drejt gjėrave mė tė mėdha se thjesht njė puthje. Duke qenė se ėshtė njė puthje tepėr “me spec”, nėse nuk dėshironi tė vazhdoni mė tej, duhet ta ndėrprisni sa mė shpejt.

Puthja hezituese

Njė puthje e tillė mund tė nėnkuptojė qė personi tjetėr ėshtė i turpshėm rreth ndėrveprimit tuaj fizik ose mund tė jetė i pasigurt pėr pėrgjigjen tuaj. Mėnyra se si do t’i pėrgjigjeni kėsaj puthjeje mund tė pėrcaktojė fatin e lidhjes suaj me kėtė njeri. Nė tė njėjtin rang mund tė futet edhe puthja nė cep ose gjysmė tė buzės. Ėshtė njė puthje e lehtė, e cila po kėrkon reagimin tuaj pėr tė ditur nėse duhet tė vazhdojė apo tė ndėrpritet.

Puthja pushtuese

Kėto janė puthje tė ēuditshme dhe ndonjėherė tė dhimbshme. Personi tjetėr mund ta ketė ngjeshur fytyrėn pas tuajės duke ju shkaktuar mė shumė shtypje sesa qejf. Kjo nėnkupton se personi nė fjalė nuk ia ka as idenė mė tė vogėl se ēfarė po bėn. Bėni mė tė mirėn tuaj qė tė jeni tė sjellshėm, por edhe tregojini se duhet ta ulė paksa intensitetin.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 25/7/2017, 18:51