Femrat qė skandalizuan shoqėrinė e kohės kur jetuan!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Femrat qė skandalizuan shoqėrinė e kohės kur jetuan!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 30/9/2014, 18:30



Mbretėreshat, aktoret, femrat e divorcuara dhe dashnoret, tė famshme apo famėkeqe, kanė hapur debate tė forta gjatė gjithė jetės sė tyre. Ja cilat janė femrat fatale tė historisė.

Kleopatra, faraonia e fundit legjendare e Egjiptit tė lashtė, ėshtė e njohur pėr fuqinė e saj, joshjen dhe hakmarrjen. Ajo diti ta pėrdorė joshjen pėr tė marrė atė qė donte. Kleopatra shkoi te Cezari e mbledhur brenda njė tapeti persian, pėrpara se tė bėhej dashnorja e tij. Pastaj, u bė e dashura e Mark Antonit, ndėrsa lidhja e tyre mbaroi me fundin e jetės sė tij dhe vetėvrasjen e Kleopatrės nga helmimi i njė gjarpri.

Wallis Simpson, njė amerikane e shquar, burri i tretė i sė cilės ishte princi Eduard, duka i Uindsorit. Dy herė e divorcuar, Wallis krijoi njė emėr jo tė mirė kur u bė dashnorja e mbretit tė ardhshėm tė Anglisė. Por ajo e pa botėn kur Eduardi e braktisi fronin pėr t’u martuar me tė. Dyshohet se ajo simpatizonte nazizmin, sikurse dhe Eduardi.

Joanna Hiffernan, njė modele irlandeze dhe muzė e shumė artistėve tė shekullit tė 19, pėr tė cilėt ajo pozonte. Joanna krijoi mjaftueshėm skandale si njė modele e pamartuar, e cila pozonte pėr tė dashurin e saj amerikan, piktorin James Abbott McNeil Whistler. Por tronditja e vėrtetė erdhi kur ajo filloi tė pozonte pėr miqtė e Whistler, me tė cilėt edhe pati lidhje. Veēanėrisht me piktorin francez, Gustav Kurbe. Besohet se Hiffernan ėshtė modelja e veprės “Origjina e botės” tė Gustav Kurbe.

Luisa Casati, njė trashėgimtare italiane, muzė dhe padrone e artit. Mahniti Europėn pėr disa dekada dhe ka frymėzuar shumė piktorė, shkrimtarė, krijues mode dhe regjisorė filmash me stilin e ēuditshėm tė jetės saj. Ajo ėshtė e njohur pėr shėtitjet me gėzofėt e mėdhenj, poshtė tė cilėve nuk vishte asgjė dhe nė vend tė bizhuve vinte gjarpėrinj tė gjallė. Bėnte festa tė jashtėligjshme me shėrbyese nudo e tė praruara nė ar dhe manekinė prej dylli, tė ulur nė tavolinėn e darkės. Ajo frymėzoi artistėt e shumė shekujve mė pas.

Lady Godiva, njė fisnike anglosaksone e shekullit tė 11, ėshtė e njohur pėr kalėrimin nudo. Sipas legjendės, zonja ndiente keqardhje pėr popullin qė po vuante nga taksat e rėnda tė tė shoqit. Pėr ta bindur burrin e saj qė ta ēlironte popullin nga taksat, ajo zhvishej dhe kalėronte njė kalė pėrgjatė gjithė qytetit, ndėrsa flokėt e saj tė gjatė ia mbulonin trupin. Thonė qė njė mashkull qė e pa atė teksa i kishte hipur kalit e zhveshur, u verbua.

Alma Mahler, gjatė fillimit tė shekullit tė 20, Alma Maria Mahler Gropius Werfel ishte njė austriake e shquar, muzė dhe kompozitore, e cila u martua dhe pati lidhje me burra tė shquar. Ajo pati edhe njė flirt me piktorin Gustav Klimt. Ndėrsa kishte lidhje tė vazhdueshme gjatė viteve, lidhja mė e rėndėsishme ishte me piktorin Oskar Kokoschka. Pasi ajo refuzoi tė martohej me tė, ai porositi njė kukull me pėrmasa njerėzore nė shėmbėlltyrėn e saj, me tė cilėn tė kryente marrėdhėnie nė vend tė Almės.

Bettie Page, nė vitet 1950 u bė e famshme si njė modele posterash provokues. E quanin “Mbretėresha e posterave seksi”. Bettie ishte ndėr modelet e para tė revistės “PlayBoy”. Ėshtė etiketuar si skandaloze pėr shkak tė pozimeve me objekte seksuale dhe shumė mazokiste.

Bonnie Parker, partnerja e famshme e Klajdit, ēiftit kriminal Boni dhe Klajdi gjatė Depresionit tė Madh. Kur ajo ishte pjesė e bandave qė vidhnin dhe vrisnin nė tė gjithė Amerikėn, Boni kurrė nuk qėlloi. Por ajo e fitoi famėn e saj falė fotos nė tė cilėn mbante njė armė dhe njė cigare nė gojė, diēka shumė shokuese pėr femrat nė atė kohė. Publiku ngacmohej nga ideja se Boni dhe Klajdi, dy tė rinj tė pamartuar, me siguri bėnin ‘pisllėqe’ dhe seks tė paligjshėm.

Sidonie Gabrielle Colette, e njohur thjesht me emrin e saj artistik Kolet, ishte njė noveliste dhe performuese franceze nė fillim tė shekullit tė 20. Kolet ka pasur lidhje dashurie si me meshkuj dhe femra, pėrfshirė dhe Mathilde de Morny, me tė cilėn ajo performonte dhe nė Moulin Rouge./ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 17/8/2018, 20:31