Vendet ku mund tė shijoni perėndimet mė tė bukura tė diellit nė botė (Foto)

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Vendet ku mund tė shijoni perėndimet mė tė bukura tė diellit nė botė (Foto)

Mesazh nga LePuRuShJa prej 19/6/2014, 15:56

I cilėsuar si tepėr romantik, fenomeni natyror i perėndimit tė diellit i shkrin zemrat e njerėzve duke i lėnė tė magjepsur pėrpara shndėrrimit tė diellit nė vullkan drite, llava e tė cilit rrjedh nė tė gjithė botėn nė kohė tė ndryshme, por me pamje qė mbetet gjithnjė mahnitėse

1. Mandalej, Mjanmar



Kur dielli perėndon nė urėn mė tė gjatė prej druri nė botė, shfaqet pamja e njė prej perėndimeve mė piktureske nė botė. Ura “U Bein” qė ka marrė emrin e ish-majorit U Bein, ėshtė 1.2 kilometra e gjatė dhe ndodhet mbi liqenin Laungthaman. Ura ėshtė shumė e populluar gjatė ditės prej murgjve budistė dhe vendasve, por me afrimin e muzgut pamja qartėsohet. Fluturime tė pėrditshme lidhin Mandalejn me qytete tė tjera tė mėdha nė Mjanmar.

2. Rezervati Kombėtar Maasai Mara, Kenia



Fjala “e magjishme” mund tė jetė shpikur nė Maasai Mara. Gjatė perėndimit tė diellit, savana e populluar nga kafshė tė ndryshme kthehet nė njė vend tė zjarrtė, duke e bėrė njė pamje perfekte. Koha mė e mirė pėr tė shijuar perėndimin e diellit nė rezervatin natyror tė Kenias ėshtė nga korriku nė tetor, kur ndodh migrimi vjetor i zebrave, gazelave dhe kafshėve tė tjera tė egra nga Mara nė Serengeti. Balonat janė njė mjet i rrallė nėpėrmjet tė cilave mund tė shijohet pamja e rezervatit.

3. Uluru dhe Kata Tjuta, Australi



Shkėmbi i Ulurusė ngrihet 348 metra mbi nivelin e shkretėtirės, shtrihet pesė kilometra dhe ka njė perimetėr prej 9.4 kilometra. Kata Tjuta pėrbėhet nga njė gamė prej 36 llojesh tė ndryshme shkėmbinjsh 36 kilometra nė perėndim tė Ulurusė. Parku kombėtar ėshtė njė zonė e mbrojtur nga UNESCO. Shkėmbi Uluru duket se e ndryshon ngjyrėn me afrimin e perėndimit.

4. Aci Trezza, Itali



Aci Trezza ėshtė njė fshat peshkimi nė bregun lindor tė Sicilisė. Ėshtė vendi qė pėrmendet nė romanin “I Malavoglia” tė Giovanni Verga. Ishujt e Ciklopit, tre shkėmbinj prej bazalti, janė pika kryesore qė tėrheq turistė. Sipas legjendės kėta shkėmbinj u hodhėn nga Polifemus ndaj Uliksit.

5. Kanioni i Madh, Arizonė



Miliona njerėz vizitojnė ēdo vit Kanionin e Madh 44 kilometra tė gjatė dhe 29 kilometra tė gjerė pėr tė parė perėndimin e diellit. Pika Hopi, ku mund tė duken edhe shtresat e shkėmbit, ėshtė njė nga vendet mė tė mira pėr ta fotografuar perėndimin.

6. Dubai, E.B.A



Nuk ka eksperiencė tė ngjashme me shijimin e perėndimit tė diellit nė shkretėtirė nga kurrizi i njė deveje nė Dubai. Dunat e rėrės, horizonti i pafund dhe ecja e ngadaltė, plotėsojnė kornizėn e njė perėndimi klasik arab. Hotelet luksoze qė ofrojnė oaze tė mrekullueshme pėr turistėt, e bėjnė edhe mė ēlodhės mjedisin.

7. Liqeni Uest, Hangzhou, Kinė



Liqeni Uest ofron pamjen mė tė bukur tė rrezeve tė fundit tė diellit nė Kinė. Faltorja qė ėshtė pjesė e rėndėsishme e skenės sė perėndimit, ia shton akoma mė shumė misterin, pasi sipas legjendės nė tė ėshtė burgosur Zonja e Gjarprit tė Bardhė. Faltorja u ndėrtua fillimisht nė vitin 975 pėr tė nderuar lindjen e princit e Mbretėrisė Wu. U shemb nė vitin 1924 dhe u rindėrtua nė vitin 2002.

8. Guanshan, Kenting, Tajvan



Njė perėndim guanshanian ėshtė pika mė e madhe tėrheqėse pėr vizitorėt nė Taivanin jugor. Guanshan ėshtė njė mal 152 metėr i lartė brenda Parkut Kombėtar Kenting, qė ofron njė pamje magjepsėse tė Gadishullit Hengchun.

9. Oia, Santorini, Greqi



Pika mė e lartė e qytetit tė Oia-s ėshtė njė destinacion shumė i njohur pėr perėndimin e diellit. Shkėmbi poroz vullkanik dhe shtėpitė bardheblu, me sfond detin Egje, e bėjnė Santorinin njė nga mė tė fotografuarit nė botė.

10. Rapa Nui, Kili



Rreth 3700 kilometra larg bregut kilian nė Oqeanin Paqėsor, nė ishullin mė lindor polinezian, ndodhen statujat prej guri tė kulturės Rapa Nui qė prej shumė shekujsh e kanė parė perėndimin e diellit nga njė kėndvėshtrim i lashtė dhe stoik. Statujat janė vendosur aty nė vitet 1400-1600, duke e bėrė perėndimin nė kėtė vend tė ndihet i ndryshėm./BS/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 20/6/2018, 15:20