Tė fshehtat e pozicionit tė trupit nė bisedat e meshkujve dhe femrave.

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122992
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260986
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Tė fshehtat e pozicionit tė trupit nė bisedat e meshkujve dhe femrave.

Mesazh nga LePuRuShJa prej 5/5/2014, 18:52



Qėndrimi dhe pozicionimi i trupit shprehin mesazhe joverbale tė rėndėsishme. Profesori i psikiatrisė, Albert Scheflin, i organizon ndjesitė dhe hapėsirėn tonė personale me konceptim e “kornizave”. Ai beson se kur njerėzit bėjnė aktivitete reciproke, si pėr shembull bisedimi, ata i pėrkufizojnė kėto aktivitete nė hapėsirė dhe kohė nga mėnyra sesi e pozicionojnė trupin teksa qėndrojnė bashkė.

Ja kategoritė e “kornizave” sipas tij:

Pėrballė. Kur dy njerėz janė dakord, ata i referohen njėri-tjetrit nė pozicionin pėrballė. Ata rregullojnė largėsinė midis tyre nė bazė tė traditave etnike, nivelit tė intimitetit, marrėdhėnies sė mėparshme mes tyre dhe mundėsisė sė hapėsirės fizike, ashtu si edhe rrethanės. Pozicioni pėrballė merret kur dy persona duan tė kontaktojnė sy mė sy.

Anėsore. Shpesh, kjo ėshtė njė formė komunikimi i zgjedhur, sidomos midis meshkujve. Kjo formė e redukton kontaktin me sy. Megjithatė, ndonjėherė njerėz tė panjohur marrin njė pozicion anėsor aksidentalisht ose pėr shkak tė rrethanave tė ēastit. Mund tė ndodhė qė po ecin nė tė njėjtin drejtim apo janė ulur nė tė njėjtin rresht. Nė kėtė rast, ata nuk kanė lidhje mes tyre.

Me kurriz. Njerėzit mendojnė se e kanė pėrfunduar aktivitetin nė grup me dikė duke ndryshuar pozicionin e tyre tė qėndrimit. Ata bėjnė pas, shohin poshtė ose larg, kthehen me kurriz nga njėri-tjetri dhe mė pas bėjnė gjėra tė tjera.

Kategoritė e Scheflin kanė tė bėjnė me atė qė nė komunikim quhet orientimi i shpatullave. Ėshtė interesante se meshkujt dhe femrat janė tė ndryshėm nė kėtė zonė – ata kanė orientime tėrėsisht tė ndryshme tė shpatullave kur bisedojnė.

Kur femrat flasin me femra tė tjera, dhe po ashtu me meshkuj, ato e orientojnė veten pėrkundrejt tjetrit dhe priren tė bėjnė shikim sy mė sy. Sipas Deborah Tannen, femrat shfaqin mė shumė shenja intimiteti sesa meshkujt, si pėr shembull shtytja pėrpara, tundja e kokės, buzėqeshja dhe prekja.

Pėrse femrat qėndrojnė ballė pėrballė?

Njė arsye mund tė jetė se ky pozicionim u lejon femrave tė kenė njė kėndvėshtrim tė plotė tė fytyrės sė personit tjetėr, duke marrė edhe mė shumė informacion.

Kjo i inkurajon ato tė bėjnė mė shumė kontakt pamor, gjė qė krijon mė shumė lidhje mes komunikuesve. Kjo gjė i mban njerėzit tė pėrqendruar te njėri-tjetri.

Kur dikush qėndron pėrballė njė tjetri, kjo e forcon “zinxhirin” e lidhjes sė tyre dhe ndihmon nė ndėrveprim. Ndėrsa pozicioni anėsor lejon stimujt dhe njerėzit e jashtėm tė ndėrhyjnė dhe ndėrpresin bisedėn.

Ėshtė njė sinjal se komunikuesit po dėgjojnė me vėmendje njėri-tjetrin. I ndihmon femrat tė lexojnė emocionet dhe tė shprehin ndjenjat mė drejtpėrdrejt.

Ndryshe nga femrat, meshkujt pėlqen mė shumė pozicionin anėsor teksa flasin. Ata nuk e shohin njėri-tjetrin, pasi pėrdorin sinjalet e fuqisė dhe janė mė pak intimė nė bisedė.

Pėrse meshkujt preferojnė tė flasin anėsore?

Kontakti pamor direkt mund tė merret si shenjė e sfidimit te meshkujt, pasi pozicionimi sy mė sy mund tė jetė konkurrues.

Pozicioni anėsor rrit nivelin e rehatisė te meshkujt dhe eliminon ndjenjėn e konkurrencės.

Meshkujt nuk janė shumė tė interesuar tė mbajnė kontakt pamor, pasi nuk ėshtė prioritet i tyre tė kuptojnė mendjen e personit tjetėr. Pėr kėtė arsye, ata nuk krijojnė lidhje direkte nėpėrmjet pozicionimit tė trupit.

Pėr mė tepėr, meshkujt qė quhen si dominantė kanė prirje tė bėjnė mė pak kontakt pamor.

Sociologu Harry Brod mendon se pozicioni anėsor i orientimit tė shpatullave te meshkujt ėshtė njė mėnyrė pėr tė pasur intimitet. Shumė studime tregojnė se meshkujt e perceptojnė afėrsinė emocionale si tė pasurit dikė nė krah, ndėrsa femrat e konceptojnė si kontakt i drejtpėrdrejt. Meshkujt, pėr shembull, e marrin ndjenjėn e intimitetit duke luajtur apo duke parė sport.

Megjithatė komunikimi anėsor mund tė ketė pasoja negative. Ai e bėn mė tė vėshtirė pėr dikė tė kuptojė shprehjen e fytyrės sė njė personi. Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr meshkujt, edhe pėr femrat.

Stili i kujt pėrshtatet kur dy gjinitė bisedojnė bashkė?

Antropologia Helen Fisher kėshillon se njė femėr bėn mirė tė pėrshtatet nė njė pozicion mė pak verbal, anėsor, teksa bisedon me partnerin e saj. Ndėrsa meshkujt duhet tė pėrpiqen tė afrohen mė shumė me jetėn nė ēift, duke nxitur pozicionin sy mė sy./ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/3/2017, 01:06