Si ndikojnė ngjyrat nė gjendjen tonė shpirtėrore!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Si ndikojnė ngjyrat nė gjendjen tonė shpirtėrore!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 23/2/2014, 13:18



Shpesh nuk e kuptojmė, ndoshta nuk e dimė, ose nuk arrijmė tė bėjmė dallimin, por mėnyra se si vishemi, nė momente a ditė tė caktuara ndikon ndjeshėm nė gjendjen tonė shpirtėrore, nė mėnyrėn se si e shohim veten, apo edhe njerėzit qė na rrethojnė. Ėshtė e vėrtetė. Perceptimi ynė mbi ditėn nė kompleksitet, varet nga mėnyra se si vishemi dhe cilat ngjyra preferojmė. Ngjyrat edhe mund t’i shfrytėzojmė nė favorin tonė, varet se ēfarė duam. Kėshtu p.sh. e kuqja mund tė pėrzgjidhet fare mirė nėse duam qė sytė e gjithė botės t’i kemi mbi vete. E kuqja ėshtė njė prej atyre ngjyrave, qė mė shumė se cilado tjetėr tėrheq vėmendjen, nė kėtė rast jo vetėm tė demave, por edhe tė njerėzve. Por kujdes, duke qenė njė ngjyrė, e cila bie shumė nė sy, e kuqja kėrkon njė kombinim tė kujdesshėm. Mos ekzagjeroni, sepse rrezikoni vėrtet tė tėrhiqni vėmendjen, por pėr keq.

Nėse doni t’i tregoni tė gjithėve se ju jeni shumė mirė, jeni rehat, jeni nė paqe me veten, atėherė vishni njė veshje me ngjyrė blu. Bluja transmeton qetėsi dhe paqe, ndaj veshja me kėtė ngjyrė, tregon pikėrisht gjendjen tuaj.

Nė rastet kur doni tė jeni e parrezistueshme tentoni me ngjyrat jo tradicionale, siē mund tė jenė e verdha ose portokallia. Janė ngjyra tė ndezura, tė cilat transmetojnė gėzim, e kėshtu mund tė tregoni se jeni e lumtur, ndiheni mirė dhe nuk keni frikė tė guxoni me veten tuaj.

Kur vėrtet jeni nė humor tė mirė, atėherė kur ndiheni mirė me veten, ndiheni elegante, nė formė dhe keni dėshirė tė joshni nė ēdo rast, asgjė nuk krahasohet me tė zezėn klasike. E zeza ėshtė sa e zakonshme, po aq edhe e veēantė, ėshtė mbretėresha e ngjyrave, i shkon kujtdo dhe pėrshtatet pėr ēdo moment. Madje kjo ėshtė ngjyra, e cila bėn pėrjashtim nga pėrcaktimi i lidhjes sė pashmangshme mes veshjeve dhe gjendjes shpirtėrore. Ē’ka do tė thotė, se jo domosdoshmėrish nėse vishni tė zezė, jeni tė mėrzitur, tė zymtė, apo doni tė justifikoni gjendjen tuaj shpirtėrore tė rėnduar. Tė zezėn mund ta pėrzgjidhni edhe pėr arsyet qė thamė mė sipėr.

Lidhja e ngjyrave me gjendjen shpirtėrore nuk ėshtė diēka e re, por e vėrtetuar nga disa studime dhe sigurisht nga jeta e pėrditshme e shumė njerėzve. Edhe pėr njerėzit e famshėm, veshja e tyre flet shumė mė tepėr se deklaratat e tyre.

Humori dhe veshja ecin dorė pėr dore

Njė studim i Universitetit Hertfordshire, i realizuar mbi mėnyrėn si vishemi dhe gjendjes sonė shpirtėrore ka ngjallur njė sėrė diskutimesh. Kanė qenė mbi 200 femra, ato tė cilat kanė marrė pjesė nė studim, duke vėrtetuar nė kėtė mėnyrė edhe rezultatet, ndonėse tė njohura edhe mė parė , tė studimit. Femrave ju ėshtė kėrkuar, qė sipas gjendjes sė tyre shpirtėrore tė pėrzgjidhnin nė sirtarėt e tyre diēka pėr tė veshur e tė shkonin nė punė. Rezultatet ishin tė tilla qė rreth 60% e tyre, nė njė gjendje stresi, kishin veshur diēka, jo vetėm tė pa kombinuar nė ngjyra, por edhe nė stil. Rrėmuja e veshjes sė tyre, ishte e koordinuar edhe me gjendjen e tyre tė paqėndrueshme shpirtėrore.

Pėrkundrazi, femrat, tė cilat ndiheshin tė lumtura, nė rehati me veten e tyre, kishin pėrzgjedhur pėr tė veshur diēka tė mirėkombinuar, tė rregullt dhe nė harmoni me atė ē’ka ndjenin. Veshjet e tyre ishin tė “gjalla” nė ngjyra dhe shprehnin vetėbesim, ishin nė material mėndafsh, tė buta dhe tė rehatshme. Njė tjetėr fakt interesant nė lidhje me veshjet e femrave, tė cilat nė ato moment ndiheshin mirė, ishte se ato kishin pėrzgjedhur pikėrisht pėr tė treguar pikat e forta tė fizikut tė gjithsecilės, pra diēka e veshur qėllimisht pėr tė tėrhequr vėmendjen e tjetrit dhe jo diēka rastėsore, e cila vishet sa pėr tė dalė nga situata.

Njė tjetėr fakt i dalė nga kėrkimi nė Britani ishte edhe ai lidhur me aksesorėt shtesė tė veshjeve. Ata mund tė shėrbejnė si njė terapi shumė e mirė pėr tė shėruar humorin e zi. Kėshtu pėr shembull, nėse jeni tė mėrzitura, njė palė kėpucė me takė tė lartė, jo model i zakonshėm, mund tė jenė mikeshat tuaja mė tė mira pėr tė luftuar stresin. Po kėshtu mund tė shėrbejnė edhe njė palė syze, njė ēantė, njė shall, apo kapele. Tė gjitha kėto, ėshtė vėrtetuar, se rrisin vetėvlerėsimin dhe fitimin e gjallėrisė nė publik, kryesisht nėse janė tė veēanta, tėrheqin vėmendjen nė mėnyrė tė menjėhershme.

Kromoterapia, shkenca e ngjyrave

Duket e ēuditshme, megjithatė ngjyrat ndikojnė nė shėndetin tonė psikik, mirėqenien tonė, mėnyrėn se me sa pozitivitet e shohim ditėn, njerėzit, e me kėtė rast, edhe tė veshjeve me humorin e njeriut. Studiuesit e kėsaj fushe thonė se gjendja jonė shpirtėrore , reagon ndryshe pėr ēdo ngjyrė, ėshtė njė reagim i ndėrsjellėt mes nesh edhe ngjyrave, ē’ka do tė thotė se vendosim tė veshim njė ngjyrė tė caktuar atėherė kur nuk jemi mirė nga gjendja shpirtėrore dhe anasjelltas nėse vendosim tė veshim njė ngjyrė tė zymtė, edhe pse pa njė gjendje tė pėrcaktuar, nė njė mėnyrė apo tjetrėn e pėrcaktojmė qė nė kėtė moment.

Pėrshembull, sa herė bėhet fjalė pėr tė kuqen, mendja shkon te gjallėria, energjia, joshja dhe dėshira pėr tė qenė nė vėmendje. Nėse jeni pak a shumė nė njė gjendje tė tillė, dashur pa dashur mendja do ju shkojė tė vishni diēka tė kuqe. Por, vlen edhe ana tjetėr, nėse e vishni tė kuqen rastėsisht, pa e menduar, ėshtė vėrtetuar se gjendja juaj shpirtėrore ndryshon, madje njė studim amerikan, kohė mė parė, ka treguar se fitimtarėt vishen me tė kuqe, pra e kuqja rrit autostimen dhe vetėbesimin, duke bėrė qė si psikologjikisht, ashtu edhe fizikisht tė jeni mė tė pėrgatitur pėr tė pasur sukses.

Edhe nėse do t’i referoheshim portokallisė, ėshtė njė prej ngjyrave qė pėrdoret edhe nė terapi tė ndryshme, madje edhe nėpėr reklama ėshtė vėrtetuar qė ngjall pozitivitet, rrit humorin e mirė pėrveē faktit qė tėrheq vėmendjen. Portokallia ėshtė prej atyre ngjyrave qė ju “ngroh” jo vetėm ju, por edhe ata qė keni pėrqark. Mirėpo, duke vėnė ngjyrat mėnjanė, kromoterapia kėshillon edhe mbi veshjen e pėrdorur. Kujdes sepse mund tė rrezikoni tė dėrgoni sinjale tė gabuara tek ata qė takoni pėrmes veshjes suaj. Kėshtu, nėse xhinset janė shprehje e njė personaliteti disi harrakat, tė shpėrqendruar, xhaketa, sidomos pėr femrat, tregon nevojė pėr t’u pranuar, pėr t’u bėrė pjesė, veēanėrisht nė vendin e punės. Xhaketa ėshtė element mashkullor mė tepėr se femėror, ndaj e veshur nga femrat nė vendin e punės tregon “nevojė” pėr njėjtėsim me gjininė tjetėr nga frika e pėrjashtimit, por edhe pėr tė qenė tė barabartė nė shfaqjen e vlerave./ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 23/6/2018, 19:57