A duhen bėrė kompromise pėr hir tė dashurisė?!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122992
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260986
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje A duhen bėrė kompromise pėr hir tė dashurisė?!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 11/2/2014, 11:28



Ēfarė duhet bėrė nė rastet kur sjellja e palėkundur, por jo e mirė e partnerit, ėshtė rrezik pėr njė lidhje tė paqėndrueshme?

Sigurisht, nuk jemi tė njėjtė, sa do tė kemi tė pėrbashkėta, janė sėrish plot gjėra qė na dallojnė nga njėri-tjetri, por a duhen bėrė kompromise dhe deri nė cilėn pikė mund tė ndryshojė dikush pėr hir tė njė raporti?

Pėrgjithėsisht, tė gjendur nė njė situatė tė tillė, femrat janė ato tė cilat i japin interpretim mė shumė, i cili pak a shumė pėrkufizohet si i tillė: nėse ai nuk tregon vėmendje pėr ndryshimet e saj, kjo merret si mungesė dashurie, ose tė paktėn femra, nė kėtė rast ka ndėr mend vetėm njė shprehje “ai nuk mė do mė, ose nuk mė do mjaftueshėm”. Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Cila ėshtė masa e duhur e ndryshimit pėr ta mbajtur njė raport konstant dhe tė pa rrezikuar?

Mė poshtė, psikologėt kėshillojnė disa zgjidhje pėr situate tė ndryshme.

Ndryshimet: tė nevojshme, apo pamundėsi?

Koncepti i ndryshimit, nė pėrgjithėsi ėshtė i lidhur me idenė e pėrmirėsimit, risive dhe rinovimit. Nuk ėshtė e habitshme qė ndryshimi, si koncept, tė bėhet edhe pjesė e njė lidhjeje, mirėpo nė kėtė rast nuk shihet me aq shume pozitivitet. Kjo ndodh, sepse, sa herė qė pėrmendet fjala ndryshim, mendohet menjėherė tė hequrit dorė nga diēka. Nė fakt, dashuria sjell domosdoshmėrinė e njė sėrė ndryshimesh tek njė person, me qėllim qė tė arrijė tė vendos njė kompromis me dikė tjetėr, me tė cilin ka krijuar dhe dėshiron tė mbajė lidhjen. Duke u nisur nga shprehja qė dashuria nuk ėshtė njė detyrim, por zgjedhje me dėshirė, ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se nė cilat raste partneri duhet ndryshuar dhe nė cilat raste kjo gjė ėshtė e pamundur. Njė femėr, duhet tė kuptojė qė pėr njė mashkull, shpesh ėshtė e thjeshtė tė ndryshojė vetėm zakonet dhe sjelljen e tij, por jo edhe aq shumė karakterin.

Zakonet e (kėqija) tė mira

Zakonet, shpesh janė sjellje tė fituara, tė pėrsėritshme, pėr nga eksperienca. Nėse sjellja e partnerit ėshtė krijuar para lidhjes si e tillė, vazhdon edhe gjatė lidhjes po ashtu dhe ju nuk jeni dakord me kėtė, atėherė bėni mirė t’ia thoni kėtė gjė. Njė njeri jo i angazhuar nė njė lidhje, bėn njė jetė tėrėsisht ndryshe nga njė tjetėr, i cili ka njė lidhje dhe duhet tė kujdeset pėr tė.

Kėshtu qė nėse partneri nuk ėshtė i mėsuar me jetesėn dhe kėrkesat e saj nė ēift, duhet tė ndėrtoni njė raport i cili pjesėrisht tė ndryshojė zakonet e tė dyve, nė tė mirė tė pėrbashkėt.

Karakteri

Njerėzit e krijojnė karakterin e tyre nė bazė tė prirjeve personale dhe eksperiencave nga jashtė. Karakteri ėshtė pjesė e personalitetit, i cili e bėn tė veēantė ēdo njeri. Nėse i kėrkoni partnerit tuaj tė ndryshojė karakterin, pėr hir tė dashurisė, atėherė dijeni se po pėrballeni me diēka tė sforcuar e cila herėt a vonė do tė dalė nė natyrėn e saj tė vėrtetė. Tė qenit ēift, presupozon njė impenjim nga ana e tė dyve, kėshtu qė nė vend tė tė kėrkoni ndryshim “me thikė”, pra tė prerė dhe rrėnjėsor, bėni ēmos qė tė zbusni diferencat mes jush. Vetėm se kjo kėrkon dashur pa fund dhe vendosmėri pėr tė qėndruar bashkė. Megjithatė, mos e teproni nė kėrkesat tuaja pėr ndryshim. Nė fund tė fundit, jeni dashuruar me kėtė person, pėr atė qė ai ėshtė dhe jo sepse ju kėrkoni ta ktheni nė njė tjetėr.

A ndryshon pėr dashuri?

Ekziston mundėsia nė fakt qė njė mashkull tė ndryshojė pėr hir tė dashurisė? Po, ekziston! Por vetėm nė rastet kur vėrtetė ja vlen dhe dėshira pėr ndryshim nuk vjen nga ju, por nga partneri qė duhet tė ndryshojė. Momenti kur ai ose ajo e kupton se duhet tė ndryshojė diēka pėr hir tė mirėqenies nė lidhje dhe nis ta bėjė kėtė gjė, ėshtė momenti i ndryshimit real. Njė femėr nuk mund tė pretendojė kurrė tė ndryshojė njė mashkull, por ajo mund t’i qėndrojė pranė gjatė momenteve tė ndryshimit tė tij, gjithmonė duke e lėnė atė tė ndryshojė nė mėnyrė spontanė, pa e sforcuar. Ngandonjėherė meshkujt janė si fėmijėt, nuk bėjnė atė qė ju thuhet se duhet ta bėjnė. /ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 29/3/2017, 19:14