10 femrat mė tė pasura pėr 2013-n!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje 10 femrat mė tė pasura pėr 2013-n!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 5/1/2014, 16:14



Nė krye tė renditjes, me njė pasuri prej 30 miliardė dollarėsh, ndodhet Liliane Bettencourt, e cila pėr herė tė parė bėn pjesė nė 10 vendet e para, dhe kap menjėherė majėn. Pasaportė franceze, e bija e themeluesit tė “L’Oreal”, zotėron bashkė me familjen e saj 30% tė aksioneve tė kompanisė gjigande tė bukurisė.

1. Liliane Bettencourt

Vlera e pasurisė: 30 miliardė dollarė
Shteti: Francė
Burimi i pasurisė: Sipėrmarrja e “L’Oreal”
Nė moshėn 90-vjeēare Liliane Bettencourt ėshtė gruaja mė e pasur nė botė, dhe bėn pjesė pėr herė tė parė nė listėn e njerėzve mė tė pasur tė botės qė prej vitit 1999. Ajo dhe familja e saj zotėrojnė rreth 30% tė sipėrmarrjes apo kompanisė sė “L’Oreal”, tė cilėn e themeloi babai i saj.
2. Christy Walton
Vlera e pasurisė: 28.2 miliardė dollarė
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisė: Kompania ‘Wal-Mart’
Pasuria neto e Christy Walton shėnoi kulminacione tė reja kur aksionet e kompanisė Wal-Mart u rritėn nė vitin 2012. Ajo mbetet femra mė e pasur nė Shtetet e Bashkuara. Christy trashėgoi pasurinė e saj nė kohėn kur bashkėshorti i saj, John Walton, humbi jetėn si pasojė e njė aksidenti ajror nė vitin 2005.
 3. Alice Walton
Vlera e pasurisė: 26.3 miliardė dollarė
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisė: Kompania Wal-Mart
Trashėgimtarja e kompanisė Wal-Mart dhuroi 1.7 milionė dollarė pėr shkollat speciale tė qytetit tė Uashington D.C, nė njė iniciativė tė ndėrmarrė sė bashku me miqtė e saj bilionerė Bill Gates, Paul Allen, Steve Ballmer. Filantropja mė zemėrgjerė e familjes Walton, shėnoi hapjen e objektit mė ambicioz tė saj si Muzeu i Urave tė Kristalta tė Artit Amerikan nė Bentonville, i cili u inaugurua nė vitin 2011 me punime karakteristike tė dhuruara nga koleksioni i saj personal, tė cilat shėnonin vlerėn prej qindra milionė dollarėsh.
 4. Iris Fontbona
Vlera e pasurisė: 17.4 miliardė dollarė
Shteti: Kili
Burimi i pasurisė: Sipėrmarrja e Minierave
Bilioneri Andronico Luksic u nda nga jeta pėr shkak tė sėmundjes sė kancerit nė vitin 2005, duke e lėnė perandorinė e biznesit nėn kujdesin e gruas sė tij, Iris Fontbona, dhe tre djemve tė tij: Jean-Paul, Andronico dhe Guliermo Luksic. Familja Luksic kontrollon Antofagast-ėn, minierėn mė tė madhe tė bakrit nė botė.
 5. Georgina Rinehart
Vlera e pasurisė: 17 miliardė dollarė
Shteti: Australi
Burimi i pasurisė: Biznesi i minierave
‘Baronesha’ australiane e minierave, Gina Rinehart, mbetet sėrish gruaja mė e pasur pėr rajonin e Azisė mė afėr Paqėsorit, edhe pse rėnia e ēmimit tė hekurit, i kushtoi asaj njė bilion dollarė nga pasuria e saj neto.
 6. Jacqueline Mars
Vlera e pasurisė: 17 miliardė dollarė
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisė: Biznesi “Mars Candy”
Jacqueline Mars dhe dy vėllezėrit e saj John dhe Forrest Jr, janė gjenerata e tretė, e cila zotėron sipėrmarrjen ‘Mars, Inc.’ Vėllezėrit e motra trashėguan kėtė kompani nė vitin1999 kur babai i tyre u nda nga jeta. ‘Mars’ ėshtė kompania mė e madhe nė botė e sheqerkave apo karameleve, me njė kurs tė vlerėsuar shitjesh prej 33 bilionė dollarėsh, falė edhe pėrvetėsimit prej 23 bilionė dollarėsh tė sipėrmarrjes sė ēamēakėzėve Wrigley nė vitin 2008.
 7. Susanne Klatten
Vlera e pasurisė: 14.3 miliardė dollarė
Shteti: Gjermani
Burimi i pasurisė: Kompania e automobilave BMW Susanne Klatten, gruaja mė e pasur nė Gjermani, trashėgoi 12.6% tė aksioneve tė kompanisė sė automobilave BMW, nga babai i saj, Herbert Quandt, i cili e shpėtoi kompaninė nga falimentimi disa dekada mė parė. Susanne, vėllai i saj Stefan Quandt dhe mamaja e saj Johanna Quandt, sė bashku zotėrojnė afėrsisht 50% tė sipėrmarrjes sė BMW-sė, e cila ka vazhduar tė shėnojė rritje falė shitjeve nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Kinė, pavarėsisht ndonjė kursi tė dobėt shitjesh nė Evropė.
 8. Abigail Johnson
Vlera e pasurisė: 12.7 miliardė dollarė
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisė: Menaxhimi i Parave
Abigail Johnson, u emėrua presidente e ‘Fidelity Financial Services’, sipėrmarrje e cila parasheh funksionin e menaxhimit tė aseteve tė pensioneve etj., si edhe pėrfiton nga njėsitė e shėrbimeve tė ‘Fidelity Investments’ nė gusht tė vitit 2012. Kjo e bėn Abby-n njėrėn prej grave mė tė fuqishme nė fushėn e financės dhe kandidaten kryesore pėr tė marrė pėrsipėr detyrėn e drejtores ekzekutive, kur babai i saj Edward Johnson, 82 vjeē, tė japė dorėheqjen.
 9. Miuccia Prada
Vlera e pasurisė: 12.4 miliardė dollarė
Shteti: Itali
Burimi i pasurisė: Sipėrmarrja e modės ‘Prada’ Legjenda e modės, Miuēia Prada, zotėron tė mirat e luksit dhe kompaninė e veshjeve tė modės, ‘Prada’, sė bashku me bashkėshortin e saj Patrizio Bertelli. Mbesa e themeluesit tė kompanisė ėshtė dizajnatorja kryesore, ndėrsa Bertelli menaxhon biznesin nė cilėsinė e drejtorit ekzekutiv. Shtėpia e dizajnimit ėshtė duke u zgjeruar. Viti 2012 dėshmoi pėr hapjen e filialeve tė reja nė Abu Dabi dhe Kuvajt, dhe thuhet se ata janė nė kėrkim tė njė partneri pėr t’u shtrirė deri nė Indi.
 10. Anne Cox Chambers
Vlera e pasurisė: 12 miliardė dollarė
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Burimi i pasurisė: Biznesi i medias
Anne Cox Chambers ėshtė vajza e mbijetuar e themeluesit tė ‘Cox Enterprises’, James M. Cox. Nė ditėt e sotme kompania pėrfshin sektorin e ‘Cox Communications’ (rrjeti kabllor), ‘Cox Media Group’ (gazeta, televizion dhe stacione tė ndryshme), ‘Manheim’(ankande makinash) dhe AutoTrader.com. Nė janar, kompania i anuloi planet pėr pėrvetėsuar AutoTrader.com, nė rrafshin publik. Nė moshėn 93-vjeēare, ajo vazhdon tė qėndrojė e ulur nė ‘karrigen e saj’./ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 20/10/2018, 00:46