Top 10 filmat mė fitimprurės pėr vitin 2013!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Top 10 filmat mė fitimprurės pėr vitin 2013!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 5/1/2014, 16:13

 Top 10 filmat mė fitimprurės pėr vitin 2013! Ebe041eb-14b4-41e7-bedb-b75389c35dae---0-

E ndėr ata qė kanė arritur tė futen nė kėtė listė janė edhe disa filma tė animuar qė pėrpos qė bartin vlera artistike dhe edukative, ata tashmė janė bėrė emblemė e shtėpive tė ndryshme filmike siē janė Pixar dhe Walt Disney.
1.2 miliard dollarė pėr “Iron Man 3”
Pas shumė anketimeve dhe vlerėsimeve tė bėra nga kritikėt e filmit rezulton se filmi i zhanrit fantastiko-shkencor i regjisorit tė famshėm Shane Black, “Iron Man 3”, me njė ekip tė shkėlqyer tė aktorėve siē janė Robert Downey Jr, Gwyneth Paltrow, Don Cheadle, Guy Pearce dhe Rebecca Hall, ka arritur tė triumfojė nė garėn e filmit me arkėtimet mė tė mėdha nė box-office amerikan. “Iron Man 3” ka arritur tė fitojė plot 1, 2 miliardė dollarė qė njėherėsh ėshtė filmi mė i shtrenjtė i vitit 2013.
“Despicable Me 2”, i dyti pėr nga pėrfitimet
Vendi i dytė i takon filmit tė animuar “Despicable Me 2”, regjinė e tė cili e kanė bėrė Pierre Coffin, Chris Renaud. Pėr realizimin e kėtij filmi janė angazhuar njė numėr i madh i aktorėve tė famshėm, zėri i tė cilėve ėshtė huazuar pėr karaktere tė ndryshme e ndėr ta janė edhe Steve Carrell, Kristen Wiig dhe Benjamin Bratt, qė i mundėsuan kėtij filmi tė arkėtoi 918 milionė dollarė.
“Fast and Furious 6” vazhdon arkėtimin
Kurse filmi i zhanrit aksion “Fast and Furious 6”, pa dyshim qė ėshtė duke vazhduar suksesin e pesė pjesėve tė kaluara nė tė cilėn aktorėt Vin Diesel, Paul Walker (i ndjerė), Jordana Brewster, Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez, kanė bėrė njė punė tė shkėlqyer. Falė regjisorit Justin Lin, ky film ka arritur qė brenda pak ditėve tė bėjė bujė nė kinematė e ndryshme botėrore dhe tė grumbullojė 788 milionė dollarė.
“Monsters University” me 743 milionė dollarė
Vendi i katėrt i takoi edhe njė filmi tjetėr tė animuar i titulluar “Monsters University”, qė nė premierėn botėrore detyroi prindėrit nė mbarė botėn tė dėrgojnė fėmijėt nėpėr kinema tė shikojnė tė preferuarin e tyre. Dhe duket se puna e regjisorit Dan Scanlon u shpėrblye nė fund, pasi ky film ka fituar 743 milionė dollarė.
I pesti renditet “The Hunger Games: Catching Fire”
Filmi i zhanrit fantastiko-shkencor “The Hunger Games: Catching Fire”, i regjisorit Francis Lawrence u rendit nė vendin e pestė. Nė kėtė film pa dyshim qė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm fituesja e ēmimit Oskar, Jennifer Lawrence e cila sė bashku me kolegėt e saj Josh Hutcherson dhe Liam Hemsworth i ndihmuan kėtij filmi tė mbledhė 735 milionė dollarė.
662 milionė dollarė nga “Man of Steel”
Vendi i gjashtė ishte rezervuar pėr filmin “Man of Steel” i regjisorit tė famshėm Zack Snyder, i cili me tė vėrtetė kishte bėrė njė punė tė madhe duke bashkėpunuar me aktorėt Henry Cavill, Amy Adams dhe Michael Shannon. Ky film po ashtu i zhanrit fantastiko-shkencor brenda kėtij viti ka arritur tė grumbullojė 662 milionė dollarė.
Tė suksesshmit “Gravity”
Kur flitet pėr aktorėt me famė botėrore si George Clooney dhe Sandra Bullock, ėshtė e natyrshme tė pritet qė filmi tė ketė sukses. Ata i ndihmuan regjisorit Alfonso Cuarón, qė filmin “Gravity” ta fusin nė listėn e filmave mė tė shikuar tė vitit, duke mbledhur 642 milionė dollarė dhe duke u pozicionuar nė vendin e shtatė.
Pozitė e kėnaqshme edhe pėr “Thor: The Dark World”
Njė bashkėpunim fantastik i yjeve tė Hollywoodi-it siē janė, Chris Hemsworth, Natalie Portman, Tom Hiddleston e vunė filmin e regjisorit Alan Taylor, “Thor: The Dark World”, nė njė pozitė mjaft tė mirė sa i pėrket fitimeve duke arkėtuar plot 620 milionė dollarė.
587 milionė dollarė pėr “The Croods”
Ndėrkaq i parapėlqyeri i fėmijėve “The Croods” i regjisorėve tė famshėm Kirk De Micco, Chris Sanders, nuk e pati edhe aq problem tė zė vendin e nėntė duke marrė parasysh ekipin e aktorėve nė tė cilin morėn pjesė emra tė mėdhenj si Nicolas Cage, Ryan Reynolds, Emma Stone. Ky film i animuar falė shitjeve tė mėdha tė biletave ka mbledhur 587 milionė dollarė.
“World War Z” pėrmbyll Top 10-ėn
Top 10 e filmave mė fitimprurės ka arritur tė pėrmbyllė regjisori Marc Forster me filmin “World War Z”, nė tė cilin luajnė aktorėt e famshėm Brad Pitt, Mireille Enos, Daniella Kertesz
dhe qė falė paraqitjes sė tyre tė shkėlqyer kanė rrėmbyer plot 540 milionė dollarė. /ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 23/7/2019, 22:14