1
Moratti i pėrzihej nė formacion prej 14/7/2009, 17:37
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Qė 400 ditė i papunė, trajneri italian Roberto Mancini ėshtė nė kėrkim tė njė skuadre pėr ta udhėhequr nga sezoni i ardhshėm. Mirėpo, trajneri italian mė i trofeshėm nė vitet e fundit nuk i ka punėt keq sepse, edhe pse po pushon, ai ėshtė i papuni mė i pasur nė futboll, pasi qė paguhet ende nga klubi Nerazzurr, pasi ka kontratė deri nė vitin 2012.
Me Inter ai ka fituar 7 tituj pėr 4 vjet (2 Scudetto nė fushė plus njė i dhėnė nė tavolinė). Presidenti Moratti kishte vendosur qė ta shkarkonte nga detyra e trajnerit vetėm pėr ta angazhuar trajnerin portugez Jose Mourinho. Mirėpo, pronari i kampionit italian vazhdon tia paguajė ēdo vit nga 6 milionė euro Mancinit.
Ish futbollisti i Lazios i ka shpalosur disa fshehtėsi qė e pėrcollėn gjatė eksperiencės sa ishte nė klubin nga qyteti i Milanos. Ai ankohet se zyrtarėt e klubit i janė pėrzier nė kryerjen e punės sė tij.
Nė Itali ka hierarki: presidenti, drejtori sportiv, pėrgjegjėsit e aspektit teknik, menaxheri, tė gjithė kėta nuk bėjnė tjetėr veēse ta komplikojnė gjithė punėn dhe tė vėnė nėn presion. Mungesa e qartėsisė dhe e transparencės nė vendime ka bėrė qė futbolli italian tė vihet nė krizė. Ne kemi njė status mė inferior karshi atij anglez e spanjoll, u shpreh Mancini i cili e specifikoi presidentin Moratti, i cili thotė se i ka ndėrhyrė nė punė.
Nė disa raste ai ka propozuar qė ta bėnte formacionin, ndoshta duke e futur nė fushė ndonjė futbollist qė e kishte nė zemėr. Por, ai nuk ia ka dalė. Mendoj se nuk ėshtė e drejtė qė njė president tė pėrzihet nė zgjedhjet e trajnerit. Kjo ėshtė njėra ndėr gjėrat e kėqija tė futbollit italian.
Trajneri italian, i cili i mungon futbollit qė njė vit, ka paralajmėruar se do tė rikthehet sė shpejti edhe mė i fortė.Ėshtė hera e parė, qė 30 vjet, qė bėj pushim mė tė gjatė se njė muaj. Gjatė kėsaj periudhe 400 ditėshe jam marrė mė disa sporte tė tjera, por kam vendosur ti rikthehem punės sime. Do tė kthehem shpejt dhe mė i fortė, vazhdoi Mancini.
Ish futbollisti i Bolognas thotė se presidenti i klubit nuk pėrzihet vetėm nė Inter, por qė kjo ndodh nė disa klube. Pas Ancelottit, presidenti Berlusconi do tia bėjė formacionin edhe Leonardos, pohoi ai.
Mancini thekson se nė projektet e tij tė ardhshme do tė fokusohet nė punėn me tė rinj. Sipas tij, nuk ėshtė paraja dhe fitorja me ēdo kusht princip pėr tė.
Mancini rikthehet tė flasė edhe pėr kohėn sa ishte futbollist. Ai mendon se po tė luante nė Juventus, Milan apo Inter, do ta fitonte sė paku njė herė Topin e Artė. Ndėrsa sa i pėrket Ligės sė Kampionėve, ai dėshiron qė ta fitojė si trajner kėtė trofe, tė cilin nuk ia doli ta fitonte asnjėherė si futbollist.














