Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Michael Ballack beson se Chelsea do tė rikthejė titullin e kampionit nė Premierligė dhe nuk mendon se klubi ka nevojė pėr pėrforcime tė mėdha gjatė kėtij afati kalimtar tė verės.
Gjiganti londinez do tė fillojė sezonin e ri nėn drejtimin e Carlo Ancelottit, i emėruar pasardhės i menaxherit tė pėrkohshėm Guus Hiddink, nė pėrpjekje tė rikthejė titullin e Premierligės tė cilin pėr herė tė fundit e ka fituar mė 2006 dhe tė luftojė pėr trofeun e parė tė Ligės sė Kampionėve.
Sė fundi kanė qarkulluar spekulime tė shumta nėse Chelsea do tė mbajė kapitenin John Terry, i cili ka kėrkuar kontratė tė pėrmirėsuar pas interesimit tė vazhdueshėm nga Manchester City, qė thuhet se ėshtė i gatshėm tė ofrojė 40 milionė funta pėr yllin e Kombėtares angleze.
Por, Ballack beson se fakti qė klubi nuk ka bėrė pėrforcime tė konsiderueshme, qė pėrveē futbollistėve mė pak tė afirmuar si Ross Turnbull dhe Daniel Sturridge, ka transferuar vetėm mesfushorin rus Yuri Zhirkov pėr 18 milionė funta, do ti ndihmojė Chelseas pėr sezonin e ri pasi do tė ketė ekip tė organizuar dhe, sipas tij, do tė jetė pėrparėsi ndaj kampionit Manchester United qė ka humbur Cristiano Ronaldon dhe Carlos Tevezin gjatė kėsaj vere.
Ėshtė objektiv i yni ēdo vit tė fitojmė ligėn dhe jemi optimistė se do ta kthejmė titullin, tha Ballack pėr tė pėrditshmen angleze London Evening Standard, pas paraqitjes nė njė ngjarje bamirėsie nė Wentworth.
Janė disa momente qė vendosin kampionatin, por jemi optimistė se do tė jetė ndryshe nė edicionin e ri. Kemi ekip me pėrvojė tė madhe. Nuk jemi pėrforcuar shumė me futbollistė tė rinj, andaj nuk ka nevojitet kohė pėr tė hyrė nė ritmin tonė tė zakonshėm. Kjo sigurisht se do tė jetė pėrparėsi pėr ne duke pasur parasysh se Manchester United ka humbur futbollistė tė rėndėsishėm, pėrfundoi kapiteni i Kombėtares gjermane.
Chelsea pritet tė pėrforcojė ekipin para ndeshjes kundėr Manchester United nė FA Community Shield nė Wembley mė 9 gusht, e cila hap sezonin e ri. Gjatė kėsaj jave, Chelsea do tė udhėtojė pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku do tė zhvillojė katėr ndeshje, por para kėsaj shpresojmė tė sqarojnė tė ardhmen e kapitenit Terry.
_________________________________________________________________________________
● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●



Forumi




No Comment.