Do propozoni dikė pėr martesė? Bėjeni gjatė festave…!

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122957
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260915
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Do propozoni dikė pėr martesė? Bėjeni gjatė festave…!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 22/12/2013, 23:02



Sipas njė studimi tė kryer nga Daily Mail, Krishtlindjet pėr shumė persona nė emėr tė dashurisė, duket se janė momenti prefekt pėr tė dhėnė apo pėr tė marrė njė propozim pėr martesė. 32% e tė intervistuarve dėshironin qė kjo gjė tė ndodhte natėn e Vigjiljes. Sipas sondazhit, kjo periudhė e veēantė e fundvitit, nė tė cilėn dritat dhe parfumet e bėjnė gjithēka magjike dhe nostalgjike, do tė ishte ideale pėr t’u ulur nė gjunjė dhe pėr tė nxjerrė njė herė e pėrgjithmonė unazėn e diamantit. A ėshtė kjo banale! Absolutisht jo! Nė fund tė fundit, Krishtlindje do tė thotė dashuri, familje, ngrohtėsi dhe ndjenja tė thella, kėshtu qė cili moment mė i mirė sesa ky do tė ishte mė i mirė pėr tė hedhur bazat e njė jete sė bashku! Ndėr datat mė tė preferuara nga tė intervistuarit pėr tė bėrė njė propozim pėr martesė, pas Vigjiljes, renditet Viti i Ri me 9% me fishekzjarrėt e tij dhe urimet pėr njė vit tjetėr mė tė mirė. Ndėrsa me 6% ēuditėrisht renditet Halluini, i cili lidhet shumė pak me dashurinė dhe familjen, por qė nė mėnyrė mė tė dukshme ėshtė mė nė tendencė sesa Shėn Valentini. Duke qėndruar po nė tė njėjtėn temė, modaliteti me tė cilin kėrkohet dora ėshtė sigurisht njė nga faktorėt qė pėrcakton pėrgjigjen e saj. Dihet, apo tė paktėn duhet pranuar se, 51% e femrave presin me padurim pyetjen dhe gjunjėzimin e mashkullit apo dashurisė sė tyre, pa marrė parasysh vendin dhe kohėn. Por, pėr ironi 15% e tė anketuarve besojnė se mėnyra mė romantike ėshtė qė tė pėrdorin teknologjinė! Nga kėta 29% do tė mjaftoheshin me njė e-mail tė dėrguar nga posta elektronike, ndėrsa 29% do tė entuziazmoheshin me njė sms. Pėr shembull njė telefonatė e thjeshtė, e pėrzgjedhur nga tė intervistuarit me 19% tė votave, do tė ishte: “Alo? Dashuri? A do tė martohemi? Ah mė fal, kam gabuar numėr…”. Pavarėsisht ajrit tė “tejmbushur” me dashuri dhe pėrkėdhelje ekziston ende njė pjesė e mirė djemsh, e cila besojnė se nė vend tė kėsaj atmosfere “duan tė heqin qafe sa mė parė ditėt e festave”. Sipas njė sondazhi tė kryer nga njė sajt italian onlajn pothuajse tre e katėrta e tė intervistuarve mendon se pėrpara dhe gjatė natės sė Vigjiljes nuk ėshtė periudha e duhur pėr tė nisur njė histori dashurie. Mos ndoshta sepse nuk duan tė bėjnė dhurata?

Ja se ēfarė duhet tė keni parasysh pėr njė propozim tė bukur pėr martesė!

Martesa ėshtė ndoshta dita mė e rėndėsishme e jetės nė ēift, por pėrpara se tė arrini deri aty, duhet tė jini tė sigurt qė njeriu, i cili keni pėrkrah ėshtė ai i duhuri, ai qė do tė doni tė keni pėrkrah jush tėrė jetėn.

1. Martesa ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr jetėn e njė njeriu dhe kur arrihet para vendimit pėr t’u martuar, ndodh gjithmonė sepse ekziston dashuria e thellė me partnerin dhe sepse ekziston dėshira pėr tė ndėrtuar njė familje. Por pėrpara martesės ėshtė edhe njė deklaratė qė bėhet pėr tė kuptuar nėse personi tjetėr ka ndėrmend tė pėrballojė tė njėjtėn rrugė si ju.

2. Pėrgjithėsisht pėrgjigjja ėshtė po, por nuk i dihet kurrė…! Prandaj pėr njė propozim tė mirė martese duhet tė organizoni diēka tė veēantė, apo edhe mbrėmjen mė tė thjeshtė qė ekziston. Dy situata tė kundėrta qė pėrgjithėsisht ngjallin surprizė dhe emocion nė tė njėjtėn kohė. Por kujtoni se ajo qė ka rėndėsi nuk ėshtė vendi, por personi.

3. Kėrkoni tė krijoni njė skenografi tė mirė. Provoni tė pėrgatisni diēka me duart tuaja, ose gastronomike ose materiale, nė mėnyrė qė personi i dashur, duke shikuar njė objekt tė tillė tė mbajė mė tė gjallė kujtimin e asaj dite.

4. Domethėnė, atė ditė duhet ta bėni sa mė speciale dhe flisni me zemėr, pa pėrgatitur monologė tė gjatė, pėrderisa nė fund tė fundit nuk do t’i mbanit mend mirė. Jini sa mė i natyrshėm!



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/1/2017, 03:55