Pėrse merret shamia si sebep?!

Share
avatar
Princesha...
♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12624
<b>Pikėt</b> Pikėt : 23742
<b>Votat</b> Votat : 296
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

jo Pėrse merret shamia si sebep?!

Mesazh nga Princesha... prej 11/12/2013, 15:13

A mendohet dikush thellė dhe duke analizuar shkaqet dhe pasojat e aq shumė devijimeve tė tyre, fatkeqėsive dhe ērregullimeve psiko-fizike-sociale tė tyre!?

Atifete Jahjaga Kryetare e R. sė Kosovės deklaron se nuk do tė lejohet asesi bartja e shamive nė shkollat publike.

Kryetarja e R. sė Kosovės Atifete Jahjaga ka deklaruar se nėpėr shkolla publike nė Kosovė nuk do tė lejohet mbajtja e shamisė, duke thėnė pėr tė njėjtėn ēėshtje se “Kjo nuk lejohet dhe nuk do tė lejohet, sepse Republika e Kosovės ėshtė shtet laik”,(interviste pėr emisionin Rubikon tė KTV-sė).

Parashtrohet pyetja,: ēka ka lidhje shteti laik me veshjen e njė qytetari tė tij?
Shteti ėshtė laik dhe feja nuk ka asnjėfarė tė drejte tė pėrzihet nė ligjvėnien e tij, veprimtarinė e tij etj. Edhe pse, nuk ka ligj qė vjen nė Kuvend e qė mos tė jetė nė pėrputhje me traditat, zakonet, vlerat e shoqėrisė sė tij, si shtet. Qė vjen nė pah se mbasi shteti I Kosovės ka rreth 95% tė muslimanėve si qytetarė tė tij, atėherė a janė ligjet nė pėrputhje me traditat, zakonet, vlerat e qytetarėve tė tij, ose kjo pėrqindje ėshtė e rrejshme?

Le ta lėmė anėsh ligjvėnien dhe shtetin. Le tė mendojmė nga njė kėndvėshtrim tjetėr, duke mos pėrzier aspak fenė dhe shtetin.

Ēka ndodh me rininė tone sot? A mendohet dikush thellė dhe duke analizuar shkaqet dhe pasojat e aq shumė devijimeve tė tyre, fatkeqėsive dhe ērregullimeve psiko-fizike-sociale tė tyre!? A mendohet dikush se pėrse rinia jonė vuan nga lėndėt narkotike, prostitucioni, lėshimi I shkollave, abortimet e shumta nga shtatėzėnia e hershme, amoraliteti nė ēdo fushė, mos respekti ndaj familjes, prindėrve dhe mė tė moshuarve…A mendohet dikush se pėrse vijnė kėto pasoja!? Nga shumė shkaqe tjera, mbasi ėshtė ēėshtja tek vajzat dhe mbulimi I trupit tė tyre, le tė analizojmė kėtė ēėshtje dhe tė hapim disa pyetje qė ndoshta do tė zgjojnė interes dhe pėrkushtim tek qytetarėt e tė analizojnė mė thellė kėtė ēėshtje nė mėnyrė tė veēantė.

Pėrse merret shamia si sebep?! Pėrse nuk shkohet nė pyetjen se femra thjeshtė mbulon trupuin e saj, dhe ajo shpreh dėshirė tė mbulojė edhe flokėt e saj! Si e tillė ajo nuk bie nė provokim tė askujt nga shoqėria e saj e anės mashkullore, ajo as nuk provokon mėsimdhėnėsat por as tė tjerėt jashtė shkollės. Thjeshtė ajo mbron veten e saj nga pasojat e padėshiruara por mbron edhe anėn mashkullore nga pasojat psiko-fizike qė janė si shkak i provokimeve nga ana femėrore. Le tė bėjmė njė krahasim, pėr tė lėnė tė vijmė nė pėrfundime personale nga eksperienca jonė e pėrditshme, nga ajo ēka e kemi pare ose dėgjuar vet secili prej nesh.

A ėshtė mė mire tė shkosh nė shkollė me fustan tė gjėrė e tė gjatė ose pantallona tė gjėra dhe bluzė tė gjėrė, me kundra tė rrafshta, pa shminka, duke mbuluar edhe flokėt e tua, ose mė mire ėshtė tė shkosh me pantolla tė ngushta, bluzė tė ngushtė, taka e shminkuar. me flokė tė rregulluara?!

Kush do tė provokohet nga njėra dhe kush nga tjetra palė?
Me cilėt nxėnėse do tė jetė mėsimi mė produktiv, me njėrėn ose palėn tjetėr?
Cila pale do tė ketė mė shumė pasoja psiko-fizike-sociale?

A ėshtė shkolla vend ku duhet tė pėrfitojmė dije apo vend ku duhet tė tregojmė modė, provokojmė shokėt ose mėsimdhėnėsat ose vend ku duhet tė shfryjmė epshat tonė?!
Duke mos e zgjatur mė shumė dhe duke lėnė anėsh gjykimin subjektiv, duke pasur parasysh eksperiencat e hidhura ose tė kėnaqshme nga jeta e ēdokujt nga ne, duke qenė tė sinqertė, realist dhe objektiv, le tė mendojė secili nga ne se nė fakt: ku na ēon veshja dhe ku zhveshja qoftė e meshkujve qoftė e femrave?!

Ēėshtja mė me rėndės nė jetėn e ēdokujt ėshtė tė mos bie pre fjalėve dhe veprave tė dikujt tjetri, por tė jetė vetė-gjykues, objektiv, realist dhe I sinqertė nė ēdo vendim!
Hazize Jonuzi
Magjistre e Administrates Publike, UEJL




    Ora ėshtė 20/8/2017, 15:32