Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto)

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto)

Mesazh nga Vizitor prej 21/11/2013, 07:30

Publikuar: 21:49 / 20.11.2013
 
Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Bukuroshet-e-bot-euml-rorit-brazil-2014-foto_hd
 
 
Tashmė qė 32 skuadrat kombėtare pjesėmarrėse nė Kupėn e Botės janė zyrtarizuar, mediat rozė pėrqėndrohen te shoqėrueset ose bashkėshortet e futbollistėve qė do tė shikojmė nė shkallėt e stadiumeve braziliane. Mes bukurosheve nė vendin e Sambas nuk do tė mungojnė disa nga ikonat e botės sė modės, por edhe aktoret, prezantueset dhe femrat e thjeshta tė cilat nuk kanė bėrė karrierė nė ekran.
--------------------------------------------------------------------------------
 
Irina Shayk
 
E nisim nga Irina Shayk. E fejuara e Cristiano Ronaldos ėshtė njė nga femrat mė tė klikuara nė internet, kjo jo vetėm falė lidhjes sė saj me portugezin por edhe bukurisė e formave qė prezanton herė pas here nė spotet promovuese pėr disa nga shtėpitė mė tė famshme tė modės.
 
Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Irina%20shayk1
 

Alena Seredova
 
Nga Portugalia nė Itali. Alena Seredova nuk njihet vetėm si prezantuese dhe modele sepse prej shumė vitesh ajo ka vendosur kurorė edhe me portierin e kombėtares sė kaltėr, Giggi Buffon. Seredova ėshtė njė figurė e njohur nė shkallėt e stadiumeve kur bashkėshorti luan nė fushėn e blertė dhe mė siguri ajo nuk do tė heqė dorė nga vesi i saj edhe nė Brazil.
 
Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Alena%20seredova1

 
Sara Carbonero
 
Por nėse Buffon do tė ketė mbėshtetjen e bashkeshortes sė tij nga shkallėt e stadiumit, Iker Casillas mund tė mbėshtetet te e fejuara e tij nga fusha e lojės. Sara Carbonero, njė gazetare mjaft e njohur nė Spanjė, ka siguruar kontratėn e radhės nė televizionin ku punon pasi do tė udhėtojė drejt Brazilit kur pėrveēse do tė bėjė profesionin e saj, nė kohėn e lirė mund tė mbėshtesė edhe gardianin e kombėtares sė Spanjės.
 
 
Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Sara%20carbonero1

 
Bruna Marquezine
Nė Brazil tifozėt vendas do t’i kenė sytė dhe shpresat te talenti mė i madh i Selecaos, Neymar, por jashtė vėmendjes nuk do tė mbetet as e dashura e tij, Bruna Marquezine. Pasi goditi nė zemėr tifozėt blaugrana, brunia braziliane pritet tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe me bashkėkombasit e saj. Tė gjithė shpresojnė qė bukuroshja tė jetė njė muzė inspirimi pėr magjitė e sulmuesit nė fushė dhe Marquezine ėshtė gati tė japė maksimumin pėr ta ndihmuar kombėtaren e Scolarit nė kėtė aspekt.
 
 
Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Bruna%20marquezine%201

 
Bernadien Eillert
 
Me njė profil mė tė ulėt por me bonueset e njė bashkėshorteje perfekte do tė zbresė nė Brazil edhe Bernadien Eillert, bashkėshortja e Arjen Robben. Pak e njohur nė Holandė, biondja ėshtė arkitektja kryesore e ringritjes sė sulmuesit pas dy finaleve tė humbura dhe dėmtimeve tė njėpasnjėshme. Falė saj Robben ka arritur tė gjejė gjithmonė rrugėn e suksesit, njė formulė mund ta ndihmojė edhe me fanelėn e tulipanėve nė vitin 2014.
 
 Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Bernardine1
 

 
Coleen McLoughlin
Kemi harruar diēka? Ah po, anglezet e famshme tė cilat nuk humbasin rast pėr t’u fotografuar nga paparacėt. E tillė ėshtė edhe bashkėshortja e sulmuesit Wayne Rooney, e cila konsiderohet si njė nga vajzat simbol tė tifogrupit tė Wag-seve britanike. Coleen McLoughlin nuk do ta humbiste pėr asnjė arsye botėrorin Brazil 2014 sepse lidhja e saj me sulmuesin nuk mund tė kuptohet pa mbėshtetjen e familjes nga shkallėt e stadiumit. Me Coleen dhe fėmijėt nė tribunė, Rooney vrapon me njė marsh mė shumė.
 
 
 Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Coleen1

 
Antonella Roccuzzo
 
E hapėm me njė “Top tė Artė” dhe e mbyllim me 4 tė tillė. Nuk mund tė mungonte nė listė as bashkėshortja e Lionel Messit. Antonella Rocuzzo, pak e njohur pėr publikun do tė mbėshtesė nga shkallėt e stadiumeve sulmuesin argjentinas, por kėtė herė ndryshe nga Afrika e Jugut, ajo mund tė shfaqet nė tribunė edhe me djalin qė erdhi nė jetė rreth njė vit mė parė. 4 vjet mė pas, zbret nė fushė njė lojtar mė i pjekur dhe me njė familje perfekte. A do ta ndihmojė kjo sulmuesin argjentinas tė fitojė trofeun qė ėndėrron? Pėr kėtė duhet tė presim dhe tė shikojmė se ēfarė do tė ndodhė.
 
 Bukuroshet e Botėrorit Brazil 2014 (Foto) Antonella1
 
Pėr lojtarėt, e dimė tė gjithė cili ėshtė mė i miri, por cili futbollist e ka femrėn mė tė mirė? Shprehuni nė hapėsirėn pėr komente...
 
 

 

 
/Telegrafi/SuperSport/

    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:59