De Biasi harton listėn e talenteve, midis tyre Januzaj dhe Mustafi

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje De Biasi harton listėn e talenteve, midis tyre Januzaj dhe Mustafi

Mesazh nga Vizitor prej 29/10/2013, 14:24

Publikuar: 12:53 / 29.10.2013

De Biasi harton listėn e talenteve, midis tyre Januzaj dhe Mustafi De-biasi-harton-list-euml-n-e-talenteve-midis-tyre-januzaj-dhe-mustafi_hd

Trajneri Gianni De Biasi nuk ka nė vėmendjen e tij vetėm talentin Adnan Januzaj. Edhe pse ditėt e fundit ai ka folur pėr tė ardhmen e bazuar vetėm te lojtarėt qė ka ftuar deri tani, tekniku italian ka pėr detyrė tė shohė dhe ushtrinė e lojtarėve tė rinj tė talentuar shqiptarė qė po shpėrthejnė me klube tė ndryshme evropiane dhe qė janė njė bazė e fuqishme pėr Kombėtaren tonė nesėr prandaj dhe meritojnė vėmendje. Trajneri e di mirė kėtė dhe ėshtė nė politikat e federatės tonė tė nxisė ardhjen e kėtyre futbollistėve tė luajnė pėr Shqipėrinė.
Kuptohet ė pjesa dėrrmuese e tyre janė me origjinė nga Kosova apo trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi dhe qė tė vijnė tė luajnė pėr Shqipėrinė u duhet pasaporta shqiptare dhe qė tė pranojnė kėtė duhet tė binden. Pra duhet qė FSHF dhe De Biasi t’u ofrojė diēka nė kuptimin t’u mbushė mendjen se me Shqipėrinė do tė kenė sukses e do tė njihen mė shumė nė futbollin evropian. Janė shumė emra qė presin kontaktet me FSHF, por pėr momentin pista kryesore e punės ėshtė pėrqendruar te talenti Adnan Januzaj, i cili po ēmend Anglinė dhe Evropėn me cilėsitė e tij tė shkėlqyera nė njė moshė qė nuk ka kaluar 18 vjeē, transmeton Sot News.

Tė paktė kanė qenė ata futbollistė qė kanė pasur njė sukses shpėrthyes nė kėtė moshė e pėr mė tepėr me klube tė mėdhenj si Manchester United dhe trajneri Gianni De Biasi sė bashku me stafin pėrgjegjės pėr ekipet kombėtare nė FSHF do tė takojė brenda kėtyre ditėve talentin shqiptar dhe pėrfaqėsuesit e tij ligjorė, por edhe prindėrit e tij, me shpresėn se do ta bindin Januzajn tė veshė fanellėn kuqezi tė kombėtares tonė. Nuk ėshtė vetėm Januzaj, pasi nė Angli ėshtė formėsuar dhe njė tjetėr talent, bėhet fjalė pėr Frederik Veselin, i cili pėr momentin nuk ėshtė se po kalon njė moment tė mirė.

Djaloshi qė kaloi nga City e United ka potencial dhe nė mbrojtje mund tė jetė njė emėr i spikatur. Ilir Azemi luan sė bashku me Mėrgim Mavrajn te Greuther Further nė ligėn e dytė gjermane dhe ėshtė ftuar njė herė nga FSHF, por ai heziton. Ndoshta De Biasi do ta bindė dhe atė tė zgjedhė tė luajė pėr Shqipėrinė. Njė tjetėr futbollist qė po bėn bujė ėshtė dhe Shkodran Mustafi, mbrojtės i talentuar qė luan pėr U-21 tė Gjermanisė. Mustafi ka potencial tė madh dhe mund tė jetė njė emėr i spikatur nė Kombėtaren tonė.

Edhe pse ai luan me moshat e Gjermanisė, nuk pengohet qė tė pranojė Shqipėrinė pėr kombėtaren e tė rriturve nėse merr pasaportėn shqiptare. Sė fundi, ėshtė dhe djaloshi i talentuar Valmir Berisha, sulmues qė luan pėr Suedinė U-17. Ky djalosh shėnoi dhe dje ndaj Japonisė nė Botėrorin e kėsaj moshe dhe FSHF duhet tė jetė mė kėmbėngulėse ndaj kėtij talenti. Edhe pse luan me moshat suedeze, Berisha mund tė pėrqafojė kombėtaren tonė nė tė ardhmen, duke veshur fanellėn kuqezi tė Pėrfaqėsueses Shqiptare.

Nė ligėn zvicerane tė parė e tė dytė janė mė shumė se 10 futbollistė shqiptarė qė luajnė nė nivele tė larta dhe kėta elementė presin njė ftesė nga FSDHF. Nė fund tė fundit De Biasi nuk mund tė thotė se revolucioni i tij nė thithjen e grupit kuqezi ka pėrfunduar, kjo pasi elementė shumė mė tė mirė e mė tė rinj janė duke dalė nga akademitė e ndryshme tė klubeve evropiane dhe janė njė bazė e fuqishme kompletimi pėr skuadrėn tonė kombėtare. /Tribuna/Telegrafi/

Fotografia: Express

    Ora ėshtė 17/6/2019, 21:42