1
Harbuzi, drejt Turqisė prej 11/7/2009, 13:57
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Largimi i Labinot Harbuzit nga skuadra e Malmos si duket ėshtė vetėm ēėshtje kohe. Destinacioni i ardhshėm i tij, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė Superliga e Turqisė.
Sipas ueb sajtit Sporyolu, mesfushori kosovar tashmė ka nėnshkruar njė para-kontratė me skuadrėn turke Genclerbirligi. Sipas tyre, 23 vjeēari i ekipit tė ri pritet ti bashkohet gjatė muajit tetor, atėherė kur i skadon kontrata me Malmon.
Ndėrsa edhe vetė Harbuzi ka thėnė se gjatė kėtij muaji do tė dihet gjithēka rreth sė ardhmes Nė dy javėt e ardhshme pritet tė jetė gjithēka e ēart rreth s klubi tė ri, ka thėnė kosovari pėr mediat suedeze.
Harbuzi nuk ka arritur marrėveshje me drejtuesit e Malmos pėr vazhdimin e kontratės, pasi dėshira e tij ėshtė tė luajė jashtė vendit. Dua tė luaj jashtė vendit dhe kush nuk do ta shfrytėzonte rastin qė do ta kishte, theksoi ai.
Nė anėn tjetėr, interesimin pėr anėtarin e pėrfaqėsueses U-21 tė Suedisė e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Oliver Cabrera. Madje ky i fundit ka thėnė se ka pranuar njė ofertė nga njė klub ku futbolli ėshtė religjion.
Labinoti ka oferta nga klube tė ndryshme, mirėpo ne ende nuk kemi filluar tė negociojmė. Kėtė do ta bėjmė javėn e ardhshme, ka thėnė Cabrera.
Zlatan ndihmoi Harbuzin
Mesfushori kosovar gjatė periudhės sė vėshtirė nėpėr tė cilėn kaloi kėta muaj, vazhdimisht ka marrė kėshilla nga miku i tij Zlatan Ibrahimoviē. Zlatani mė ka ndihmuar shumė gjatė kėsaj kohe, por unė nė fund e kam thėnė fjalėn pėrfundimtare, theksoi kosovari.
Skeraj testohet nė Genclerbirligi
Ish futbollisti i FC Prishtinės, i cili sė fundmi ka luajtur me Greuther Furthin nė Bundesliga 2, Shqipron Skeraj nė javėn e ardhshme do ti bashkohet skuadrės turke Genclerbirligi,
Javėn tjetėr do tė shkoj nė Zvicėr. Atje po i kryen pėrgatitjet ekipi nga Superliga e Turqisė, Genclerbirligi. Bashkė me kėtė ekip do tė ushtroj njė javė., ka thėnė Skeraj pėr Express.














