Ku dhe kur u ndez cigarja e parė?!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Ku dhe kur u ndez cigarja e parė?!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 21/10/2013, 17:45



Historia e tė tymosurit e ka zanafillėn rreth 5000 vjet para Krishtit nė ritet e lashta fetare. Civilizimet e hershme si babilonasit, indianėt dhe kinezėt digjnin temjan si pjesė e ritualeve fetare, ashtu si izraelitėt dhe kisha katolike dhe ortodokse mė vonė.

Nė kėto kohė, djegia e temjanit, konsumimi i duhanit dhe drogave haluēinante bėhej pėr tė arritur gjendjen transit dhe si njė mėnyrė pėr tė komunikuar me botėn shpirtėrore. Substanca si kanabisi, lėkura e tharė e gjarprit dhe tė brendshmet e peshkut pėrdoreshin 2000 vjet mė pėrpara se gjethja e duhanit.

Tymosja ka qenė njė karakteristikė e Lindjes sė Mesme dhe shoqėrive myslimane, qė ngadalė u kthye nė njė kulturė tė pashmangshme botėrore. Shumė shekuj mė pas, eksploruesit dhe kolonizatorėt europianė raportonin se priftėrinjtė vendas tė Amerikės tymosnin substanca tė ndryshme nė ritualet e tyre.

Legjenda

Ekziston njė histori se shumė kohė mė parė, njė zotėri ishte nė studion e tij duke pirė njė cigare dhe duke menduar nė lidhje me problemet qė kishte. Tepėr i shqetėsuar, ai i tha vetes qė nuk mund tė mendonte asgjė dhe se ajo gjė pėr tė cilėn kishte nevojė nė atė ēast ishte pikėrisht njė dush i ftohtė.

Rastisi qė aty pranė tė kalonte shėrbėtorja e tij. Ajo vėrejti qė zotėrisė sė saj po i dilte tym nga kolltuku i kthyer pėr nga dritarja. Kėshtu shėrbėtorja vrapoi menjėherė dhe mori njė kovė me ujė tė ftohtė pėr tė shuar zjarrin.

Pėrfundimi? Zotėria e mori dushin e ftohtė tė cilin e mendoi pak mė parė, ndėrsa shėrbėtorja mėsoi se nuk kishte rėnė zjarr, por i zoti i shtėpisė kishte blerė njė produkt tė ri tė quajtur “cigare”.

Pėrhapja

Cigarja e mirėfilltė u shfaq diku nga shekulli i nėntė nė Amerikėn Qendrore nė formėn e pipave dhe tubave tė tymosjes. Majat dhe mė vonė aztekėt e konsumonin cigaren dhe droga tė tjera si pjesė e ritualeve fetare dhe si ceremoni tė hyjnive nė tempuj. Amerikanėt jugorė dhe qendrorė pėrdornin bimė tė ndryshme pėr tymosje.

Kur duhani arriti nė Spanjė, ai ishte perfeksionuar edhe mė shumė pėrmes mbėshtjellėsve me pėrmbajtje misri. Produkti pėrfundimtar u quajt nė atė kohė papelate dhe ėshtė i dokumentuar nė piktura tė ndryshme tė piktorit tė famshėm Franēesko Goja (Francisco Goya).

Nė vitin 1830, cigarja kapėrceu nė Francė, ku mori emrin cigarette. Pesėmbėdhjetė vjet mė pas, monopoli i duhanit tė shtetit francez filloi prodhimin e cigareve. Makineria e bėrjes sė cigareve u shpik nė 1880 nga Xhejms Albert Bonsak, gjė qė e rriti prodhimin ditor tė cigareve nga 40 mijė nė 4 milionė.

Pėrhapja e konsumit tė cigareve nė botėn perėndimore ėshtė njė fenomen qė ndodhi nė masė nė shekullin njėzet. Doktorėt gjermanė ishin tė parėt qė bėnė lidhjen midis duhanpirjes dhe kancerit tė mushkėrisė, qė ēoi nė krijimin e lėvizjes sė parė kundėr duhanpirjes nė Gjermaninė Naziste.

Gjatė Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, cigaret ishin tė racionuara pėr ushtarėt njėlloj si pjesa tjetėr e furnizimeve. Edhe nė luftėn e Vietnamit, cigaret pėrfshiheshin nė vakte. Kjo praktikė amerikane ndaloi nė vitin 1975.

Cigarja moderne

Cigaret moderne u prodhuan pas viteve ‘50 dhe janė tė pėrbėra nga gjethja e copėtuar e duhanit dhe produkte tė tjera tė pėrziera. Prodhimi i cigares ėshtė i ndarė nga katėr pjesė: filtri qė ka acetat celuloze, letra qė mbulon filtrin, duhani dhe letra qė e mbulon atė. Nė vitet e fundit, prodhuesit nė kėrkim tė maksimizimit tė pėrfitimeve kanė ndėrmarrė praktikėn e pėrdorimit jo vetėm tė gjetheve, por edhe tė mbetjeve tė ricikluara tė duhanit.

Fakte

Sipas statistikave, 80 pėr qind e duhanpirėsve jetojnė nė vende me tė ardhura tė mesme ose tė ulėta. Tė gjitha cigaret qė janė konsumuar pėr vitin 2011, mendohet t’u kenė kushtuar njerėzve 8.37 miliardė dollarė. Pėrllogaritet se 19 pėr qind e tė gjithė tė rriturve konsumojnė duhan. 21.6 pėr qind e tė gjithė meshkujve dhe 16.5 pėr qind e femrave pinė cigare. 69 pėr qind e konsumuesve tė duhanit duan tė heqin pėrfundimisht dorė prej tij. Australia ėshtė kontinenti qė ka ligjet mė tė ashpra ndaj duhanit.

Tė rinjtė dhe duhani

Ēdo ditė, rreth 4000 persona qė nuk kanė mbushur akoma 18 vjeē, provojnė cigaren e tyre tė parė. Po ashtu ēdo ditė, 1000 tė rinj poshtė moshės 18 vjeē bėhen duhanpirės tė rregullt. Mosha e lejuar pėr konsumin e cigares ėshtė pėrgjithėsisht 18, por shtete si Alabama, Alaska, Nju Xhersi dhe Kanadaja e kanė rritur kėtė moshė me njė vit. Nė vende si Maqedonia, Malta, Italia, Austria, Luksemburgu, Belgjika dhe Norvegjia ėshtė e ligjshme shitja e cigareve pėr moshėn 16 vjeē.

Duhani dhe psikologjia

Shumica e duhanpirėsve e fillojnė kėtė praktikė gjatė adoleshencės ose pjekurisė sė hershme. Pirja e duhanit lidhet me elementė tė ndėrmarrjes sė rrezikut dhe rebelimit, qė zakonisht shfaqen te tė rinjtė. Prania e duhanpirėsve nė mjedisin e fėmijėve mund tė bėhet njė shkak pėr fillimin e konsumit tė cigares.

Megjithatė adoleshentėt ndikohen mė shumė nga moshatarėt e tyre sesa nga tė rriturit, gjė qė sjell shpesh dėshtimin e pėrpjekjeve pėr t’i mbajtur ata larg tymosjes. Nga ana psikologjike, duhanpirėsit shprehen se cigarja i ndihmon tė ēlirohen nga ndjenja e stresit. Pavarėsisht kėsaj, ndjesia e stresit ėshtė mė e lartė tek duhanpirėsit sesa tek ata qė nuk e konsumojnė atė.

Shumė larg nga ndihma pėr tė kontrolluar gjendjen e keqe shpirtėrore, nikotina duket se e shton stresin akoma mė shumė. Pėr mė tepėr qė kjo lėndė kimike rrit varėsinė e pėrdoruesve ndaj saj. Nė mesin e shekullit 20, psikologė si Hans Eisenk zhvilluan njė profil tė personalitetit pėr duhanpirėsit tipikė tė kohės. Duhani ėshtė i lidhur me personalitetin ekstrovers. Duhanpirėsit janė mė shoqėrorė, mė impulsivė, aventurierė dhe kėrkojnė pėr ekzaltim. Gjatė fazave tė para, duhani ēliron kėnaqėsi nė sistemin e dopaminės. Me kalimin e kohės kjo ndjesi pozitive kthehet nė energji negative.

Duhani nė art

Shfaqja mė e hershme e njohur deri mė sot e zakonit tė duhanpirjes nė art ėshtė nė njė enė tė fiseve maja nė shekullin e nėntė. Menjėherė pas shpėrndarjes sė duhanit nė Europė dhe Azi, ai u bė njė element i pėrfshirė edhe nė piktura.

Piktorėt e Epokės sė Artė Holandeze ishin tė parėt qė pikturuan portrete tė njerėzve qė pinin duhan. Pėr piktorėt e Europės Jugore tė shekullit tė 17, njė llullė ishte tepėr moderne pėr t’u pėrfshirė nė veprat e tyre tė frymėzuara nga mitologjia greke dhe romake.

Fillimisht duhanpirja konsiderohej si njė gjest i ulėt dhe fshataresk, ndaj pikturat e para u realizuan nė mjedise bordellosh dhe tavernash. Mė vonė, me rritjen e pushtetit dhe mirėqenies, duhanpirja u bė njė praktikė fisnike. Kėshtu zotėrinjtė filluan tė ngrinin me elegancė nga njė llullė nė portretet e tyre zyrtare.

Nė shekullin 18, pirja e duhanit u bė njė zakon qė e humbi shkėlqimin mondan dhe u bė shumė popullor. Mė tepėr duhani vihet re nė portretet ekzotike tė influencuara nga orientalizmi. Shumė besojnė se kėto portrete ishin njė imazh superioriteti pėr kolonitė dhe pėr sundimin e gjinisė mashkullore nė orientin e feminizuar.

Nė shekullin e 19, duhanpirja ishte simbol i kėnaqėsive tė thjeshta, gjithashtu edhe fuqizimi i shtresės sė mesme bėri pėrhapjen e kėsaj praktike qė ata e shihnin si njė kėnaqėsi tė padėmshme. Pirja e duhanit u bė simbol i bohemėve dhe i lirisė.

Ishte shekulli i 20 ai qė e konsolidoi pėrdorimin e cigares nė art. Artistėt e shihnin atė si shenjė tė shkrirjes me natyrėn, si moderne, mendimprurėse dhe qetėsuese. Cigarja nė atė kohė ishte njė simbol i autoritetit, mirėqenies dhe fuqisė.

Artistė joshės si Marlon Brando dhe Xhejms Din mbanin si rastėsisht nė cep tė buzės njė cigare, kjo i bėri ata tė ishin personifikimi i rebelimit dhe reklamimit tė cigares. Nė vitet ‘70 shkėlqimi i cigares humbi dhe filloi tė shihej me syrin e dėmeve shėndetėsore qė shkaktonte, por pėrdorimi i saj nuk ndaloi.

Letėrsia dhe duhani

Ashtu si dhe nė fusha tė tjera, duhani pati njė histori tė suksesshme edhe nė letėrsi. Shkrimtarėt dhe poetėt i portretizonin personazhet duhanpirės herė si individė madhėshtorė dhe egoistė, herė si njerėz ironikė, siē ėshtė figura e Sharlok Holmsit. Duhanpirja ka nxitur monologė dhe mendime tė mrekullueshme nė personazhet e novelave dhe romaneve tė shkurtra. Nė shekullin 19 dhe 20 u pėrhapėn shumė librat qė flisnin pėr origjinėn dhe faktet mbi duhanin.

Legjislacioni

Shumė qeveri kanė sanksionuar pėrdorimin e duhanit nė zona publike. Si justifikim kryesor ka qenė dėmi shėndetėsor qė u shkaktohet atyre qė nuk pinė cigare, por qė rrinė pranė duhanpirėsve. Ligjet ndryshojnė nė bazė tė shteteve.

Butani ėshtė i vetmi vend nė botė qė e ka nxjerrė totalisht jashtė ligjit kultivimin, korrjen, prodhimin dhe shitjen e duhanit dhe produkteve tė tij. Ishujt Pitkairn e kanė ndaluar shitjen e cigareve, por tani ato mund tė blihen vetėm nė dyqanet shtetėrore.

Islanda po pėrpiqet shumė ta ndalojė shitjen e cigares nė dyqane dhe ta lejojė atė vetėm nė farmaci me receta doktori. Zelanda e Re po shpreson ta heqė qafe pėrfundimisht cigaren nė vitin 2025, ndėrsa Finlanda nė 2040-n.

Singapori dhe shteti australian i Tasmanias ka propozuar pėr njė brez tė ēliruar nga cigarja. Sipas tyre duhet tė ndalohet tė konsumojnė duhan tė gjithė personat qė kanė lindur pas vitit 2000. Nė mars tė 2012-s, Brazili u bė shteti i parė nė botė qė i ndaloi tė gjitha shijet e ndryshme tė cigares, pėrfshirė edhe menten.

Taksimi

Cigaret janė njė burim i rėndėsishėm pėr tė ardhurat nga taksat nė shumė vende. Ky fakt ka qenė historikisht njė pengesė pėr grupet qė kėrkojnė tė sensibilizojnė duhanpirėsit, pasi qeveritė pėrpiqen t’i maksimizojnė tė ardhurat nga tatimet. Pėr mė tepėr, disa shtete e kanė bėrė duhanin njė monopol shtetėror.

Nė Shtetet e Bashkuara, cigaret taksohen nė thelb, por pėrgjithėsisht shtetet janė pėrcaktues tė shkallės sė taksimit. Ėshtė vėnė re se ēmimet e larta e ulin pėrdorimin e duhanit. Ēdo 10 pėr qind rritje e ēmimit tė cigareve e ul numrin e tė rinjve qė e konsumojnė me 7 pėr qind, ndėrsa konsumimin nė pėrgjithėsi me 4 pėr qind.

Meqenėse rritja e taksave pėr cigaret e ul duhanpirjen, shtete tė ndryshme federale aplikojnė njė taksė prej 1.01 dollarėsh pėr paketė, ndėrsa nė qytetin e Nju Jorkut, kjo taksė arrin 6.86 dollarė pėr paketė.

Bishtat

Njė problem tjetėr madhor qė lind nga konsumi i cigares janė bishtat e saj tė pėrbėra nga filtri ndihmės pėr thithjen. Njė cigare e ka zakonisht fundin nė vendin ku ėshtė stampuar logoja e kompanisė prodhuese. Bishti pėrbėn rreth 30 pėr qind tė gjatėsisė sė njė cigareje.

Kjo mbetje gjendet kudo qė nga ndėrtesat, parkingjet e rrugėt dhe transportohet pėrmes erėrave dhe shirave nė lumenj dhe plazhe. Nė qytetin e Vankuverit ka filluar ndjekja e politikės qė ofron 1 cent pėr ēdo bisht cigareje tė mbledhur. Shumė shtete kanė sanksionuar ndėshkime tė mėdha pėr ndotjen nga bishtat e cigareve.

Uashingtoni e ka gjobėn pėr kėtė ndotje 1025 dollarė. Ka disa zgjidhje pėr ndotjen e shkaktuar nga bishtat e cigareve. Sė pari ėshtė propozuar prodhimi i filtrave biodegradues, sė dyti rritja e gjobės, shtimi i njė pjese pėr mbetjet e bishtave nė paketėn e cigares dhe rritja e ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve.

Dėmet nė shėndet

Konsumi i cigares ėshtė rritur jashtėzakonisht shumė nė fund tė shekullit tė 20 dhe nė fillim tė shekullit 21. Njė miliard njerėz ndezin ēdo ditė tė paktėn njė cigare, prej tė cilėve 6 milionė vdesin nė vit nga problemet qė shkakton duhanpirja, kėtu pėrfshihen 600 000 njerėz qė nuk e konsumojnė cigaren, por qėndrojnė pranė atyre qė e pinė. Sė bashku me qetėsinė qė ofron te konsumuesit, cigarja mbart me vete shumė probleme shėndetėsore. Nikotina, kimikati kryesor pėr duhanin dhe lėndėt shtesė, janė tepėr tė dėmshme. Njė nė pesė vdekje ndodh prej duhanit, ndėrsa gjysma e duhanpirėsve vdesin nga sėmundje qė lidhen me konsumin e cigares. Ėshtė llogaritur se cigarja e shkurton me 14 vjet jetėn e konsumuesit. Femrat shtatzėnė qė konsumojnė cigare preken nga probleme si lindja me defekte e fėmijėve, pesha e pakėt e tyre, anomalitė nė fetus dhe lindja e parakohshme. Ėshtė duhani ai qė ndikon mė shumė nė sėmundjet e zemrės, mushkėrisė dhe mėlēisė. Duhanpirėsit janė tepėr tė rrezikuar kundrejt atakėve nė zemėr, infarkteve, sėmundjeve kronike pneumonare dhe kanceri.

Aditivėt

Substanca ndihmėse janė kombinuar nė pėrzierjet e copėtuara tė duhanit. Tė tilla janė gliceroli, produktet aromatizuese, solidėt e kakaos, ekstraktet e duhanit dhe sheqere tė ndryshme. Sot numėrohen rreth 600 substanca aditive qė i shtohen cigares, shumica e tė cilave janė tė miratuara nga qeveritė e vendeve tė kompanive prodhuese.

Paralajmėrimet

Efektet jo tė mira tė cigares pėr shėndetin u pėrhapėn shumė gjatė shekullit tė 20, kur filluan t’u bashkėngjiteshin paketave tė cigareve. Paralajmėrimet u bėnė tė pėrhapura, por jo shumė popullore, kjo pėr shkak tė influencės sė politikanėve qė merreshin me biznesin e cigares. Nė Shtetet e Bashkuara, etiketat e efekteve negative tė cigares nuk janė akoma tė pėrfshira nė paketa.

Cigaret e shėndetshme

“Grali i shenjtė” pėr kompanitė e cigareve ka qenė kėrkesa pėr njė cigare qė nuk shkakton kancer. Sipas tė dhėnave, pėrpjekja mė afėr suksesit i takon shkencėtarit Xhejms Mold. Projekti i tij quhej TAME dhe ai arriti tė prodhonte cigaret XA. Megjithatė kjo nismė pėrfundoi nė vitin 1978. /Shqip/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 15/8/2018, 23:06