Sonte, Shqipėri-Zvicėr

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Sonte, Shqipėri-Zvicėr

Mesazh nga Vizitor prej 11/10/2013, 16:54

Sonte, Shqipėri-Zvicėr Largea_14-aufmacher-albanien-xhaka1381500687

Stadiumi Kombėtar “Qemal Stafa” sonte pritet tė jetė arenė e “nxehtė”, pasi qė do tė pėrplasen Shqipėria dhe Zvicra.
Kuqezinjtė dhe helvetikėt do tė ndeshen nė kuadėr tė fushatės kualifikuese pėr Kupėn e Botės “Brazili 2014”.

Ekipi shqiptar ka disa ditė qė ėshtė grumbulluar nė Durrės pėr duelin me zviceranėt, ndonėse gjasat e Shqipėrisė pėr kualifikim nė Botėrorin e ardhshėm janė vetėm teorike, megjithėse, nė kampin kuqezi akoma shpresojnė pėr tė rrėmbyer pozitėn e dytė, e cila siguron ndeshjen e barazhit.

Ndryshe, Zvicra e cila kryeson grupin E nė sfidėn e sotėm kėrkon fitore nė mėnyrė qė edhe zyrtarisht do ta siguronte “biletėn” pėr nė Brazil.

Pėr ekipin zviceran aspak kjo ndeshje nuk do tė jetė e lehtė, pasi qė nė radhėt e tyre luajnė gjashtė shqiptar, e kjo ka bėrė qė ky takim tė jetė ndryshe nga ndeshjet tjera, ndonėse shqiptarėt e helvetikėve mendojnė se sfida Shqipėri-Zvicėr ėshtė vetėm njė ndeshje futbolli dhe asgjė mė shumė.

De Biasi: S’kemi frikė nga Zvicra

Pėrzgjedhėsi i Shqipėrisė, Gianni De Biasi, ėshtė shprehur se tė pėrzgjedhurit e tij janė tė gatshėm pėr duelin me zviceranėt. Ai pohoi se lojtarėt e tij do tė kėrkojnė shanset e veta, ndonėse ka vlerėsuar lartė zviceranėt.

“Gjendja nė ekip ėshtė shumė e mirė. Kjo na e shton besimin nė vetvete, ndaj do tė futemi pa frikė nė fushė, kundėr Zvicrės. Pavarėsisht se luajmė kundėr njė ekipi tė forte, qė ka nė pėrbėrje tė vet 9 lojtarė pjesėmarrės nė “Champions League”, ne do t’i luajmė tė gjitha shanset tona”, ka thėnė De Biasi.

“Nė ēdo ndeshje hyjmė pėr tė marrė maksimumin. Kėtė gjė do tė tentojmė edhe ndaj helvetėve. Duam tė pėrmirėsojmė pozicionin nė grupin tonė kualifikues. Pastaj, pėrderisa ka jetė, ka edhe shpresė pėr ‘play off’”, tha ai.

Cana: Do tė luajmė pėr fitore

Optimist pėr njė rezultat tė favorshėm nė ballafaqimin Shqipėri-Zvicėr, ėshtė shprehur edhe kapiteni kuq e zi, Lorik Cana.

Sipas tij, Shqipėria nga kjo ndeshje do tė hyjė pėr fitore.“Do tė luajmė pėr fitore. Ne iu kemi shkaktuar probleme tė gjitha ekipeve. Ekipi ynė do tė japė maksimumn. Publiku pėr herė na ka pėrkrahur. Kjo do tė jetė ndeshja e fundit si nikoqir, prandaj do tė bėjmė ēdo gjė pėr tė kėnaqur tifozėt tanė”, ka theksuar Cana.

Hitzfeld kėrkon fitore kundėr Shqipėrisė

Fitore nė “Qemal Stafa” kėrkon edhe trajneri i Zvicrės, Ottmar Hitzfeld.

Tekniku gjerman nė konferencėn pėr shtyp, ka thėnė se Zvicra nė Tiranė ka ardhur pėr pikėt e plota.

“Ne duam ta mbyllim kualifikimin ditėn e premte. Filozofia jonė ėshtė gjithmonė e njėjtė: futemi nė ēdo takim me qėllimin pėr tė fituar. Edhe pse njė barazim ėshtė i mjaftueshėm tė premten pėr t’i hapur dyert e Kupės sė Botės 2014, nė Brazil, ju siguroj se duam ta fitojmė kėtė ndeshje”, ka thėnė Hitzfeld.

Xhaka: Tė luash kundėr Shqipėrisė ka emocione tė mėdha

Ndėrkohė, mesfushori kosovar i helvetikėve, Granit Xhaka pėrballjen me Shqipėrinė e vlerėson ndeshjen me emocionuese nė karrierėn e tij.

“Ėshtė njė ndeshje futbolli mes Shqipėrisė dhe Zvicrės, asgjė mė tepėr. Ndoshta do tė jetė ndeshja mė emocionuese nė karrierėn time. Tė luash kundėr Shqipėrisė ka emocione tė mėdha, tė cilat nuk pėrshkruhen dot me fjalė”, ka pohuar Xhaka.

Bastet favorizojnė Zvicrėn

Zvicra do tė fitojė sfidėn kundėr Shqipėrisė. Kėshtu vlerėsojnė te paktėn kompanitė e basteve tė ndryshme. Kompanitė e shumtė tė basteve e kanė favorizuar kombėtaren helvetike pėr ta fituar pėrballjen me kuqezinjtė.

Koeficienti qė skuadra e Otmar Hitzfeld arrin fitoren ėshtė 1.75, ndėrkohė, triumfi i Shqipėrisė shkon nga 4.2 deri nė 4.5.

Kurse sa i pėrket barazimit, ai kuotohet me 3.2, shifra kėto qė favorizojnė shtetin helvetike.

Zvicra kryeson tabelėn nė Grupin E me 18 pikė, Iselanda renditet nė pozitėn e dytė me 13 pikė, njė mė pak ka Sllovenia, kurse Norvegjia zė vendin e katėrt me 11 pikė, njė mė shumė sė Shqipėria qė pozicionohet nė vendin e para fundit me vetėm 10 pikė, kurse Qipro ėshtė e fundit mė vetėm katėr pikė tė tubuara.

Ndeshja ndėrmjet Shqipėrisė dhe Zvicrės nis nė orėn 20:30.

Burimi: Bota Sot


    Ora ėshtė 17/6/2019, 21:25