Adoleshenca, a mbaron me tė vėrtetė nė moshėn 25-vjeēare?!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Adoleshenca, a mbaron me tė vėrtetė nė moshėn 25-vjeēare?!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 1/10/2013, 15:44



Rekomandime tė reja pėr psikologėt kanė pėrcaktuar se adoleshenca nė tė vėrtetė, vijon deri nė moshėn 25-vjeēare. Pėr qėllime tė trajtimit psikologjik tė tė rinjve, ky pritet tė bėhet standardi. Vetėm pas tė 25-ave mund tė mendohet se je “pjekur”.

“Ideja se papritur nė moshėn 18 vjeē ti je maxhoren nuk tingėllon shumė e saktė”, thotė psikologia pėr fėmijė, Laverne Antrobus, e cila punon nė Londėr. “Eksperienca ime me tė rinjtė ėshtė se ato kanė sėrish nevojė pėr mbėshtetje tė konsiderueshme dhe ndihmė pas kėsaj moshe”.

Psikologėve tė fėmijėve u ėshtė dhėnė njė direktivė e re ku thuhet se fasha moshore e punės sė tyre do tė rritet nga 0-18 nė 0-25.

“Ne po bėhemi gjithnjė e mė tė vetėdijshėm dhe po vlerėsojmė zhvillimet pėrtej kėsaj moshe [18 vjeē] dhe unė mendoj se ėshtė njė iniciativė me tė vėrtetė e mirė”, thotė Antrobus, i cili beson se ne shpesh nxitohemi me fėmijėt, duke kėrkuar qė ata tė arrijnė sa mė shpejt nė moshėn madhore.

Rekomandimet e reja ndihmojnė pėr t’u siguruar qė kur tė rinjtė arrijnė moshėn 18-vjeēare, ato tė mos bien nė hendeqet e sistemit shėndetėsor dhe arsimor. Ndryshimi ndjek zhvillimet nė tė kuptuarit tonė mbi maturimin emocional, zhvillimin hormonal dhe veēanėrisht aktivitetin e trurit.

“Neuroshkenca i ka bėrė kėto avancime masive dhe ne tashmė nuk mendojmė se gjėrat thjesht ndalojnė nė njė moshė tė caktuar dhe aktualisht ka prova qė zhvillimi i trurit vijon nė tė njėzetat e se nė disa raste, sjelljet e vjetra nuk ndalojnė edhe shumė mė vonė”, thotė Antrobus.

Ka tri faza nė adoleshencė – adoleshenca e hershme nga 12 nė 14 vjeē, adoleshenca e mesme nga 15 nė 17 vjeē dhe adoleshenca e vonė pas 18 vjeē.

Neuroshkenca ka treguar se zhvillimi konjiktiv i tė rinjve vijon nė kėtė fazė tė mėvonshme ndėrsa maturimi emocional, imazhi pėr vetveten dhe gjykimi do tė ndryshojnė deri sa korteksti paraballor tė jetė zhvilluar tėrėsisht.

Krahas zhvillimit tė trurit, aktiviteti hormonal vijon gjithashtu deri nė fillim tė tė njėzetave.

“Njė numėr fėmijėsh dhe tė rinj me tė cilėt jam pėrballur mes moshės 16 dhe 18 vjeē, shfaqin njė dallgė aktiviteti hormonal kaq tė madh sa mendoj se ėshtė shumė e gabuar tė besosh se e gjitha do tė ndalojė dhe ata do tė qetėsohen me tė mbushur 18 vjeē”, thotė Antrobus.

Ajo thotė se disa adoleshentė mund tė duan tė qėndrojnė mė gjatė me familjet e tyre, sepse kanė nevojė pėr mė shumė mbėshtetje gjatė kėtyre viteve formuese dhe se ėshtė e rėndėsishme pėr prindėrit pėr tė kuptuar se tė gjithė tė rinjtė nuk zhvillohen me tė njėjtėn shpejtėsi.

Por a ka rrezik qė ky mendim tė sjellė krijimin e njė kombi me tė rinj qė refuzojnė tė largohen nga adoleshenca?

Emisionet televizive janė pėrplot me stereotipa tė tillė komikė tė tė rriturve tė rinj.

Pastaj ka personazhe qė dėshirojnė tė shkėputen nga prindėrit e tyre tepėr tė kujdesshėm e tepėr mbrojtės dhe tė arrijnė moshėn madhore, por e kanė tė vėshtirė tė ndėrpresin lidhjet me familjen.

Frank Furedi, profesor i sociologjisė nė Universitetin e Kentit, thotė se ne kemi fėmijėzuar tė rinjtė dhe kjo ka sjellė rritjen e numrit tė tė rinjve meshkuj dhe femra qė vijojnė tė jetojnė nė shtėpi deri vonė nė tė njėzetat.

“Shpesh pretendohet se kjo ėshtė pėr arsye ekonomike, por aktualisht nuk ėshtė tamam pėr kėtė”, thotė Furedi. “Ka njė humbje aspiratash pėr pavarėsi dhe jetesė mė vete. Kur unė shkova nė universitet, do tė quhej vdekje shoqėrore qė tė shiheshe vėrdallė me prindėrit, ndėrsa tashmė kjo ėshtė kthyer nė normė.

Kėshtu ti ke kėtė lloj ndryshimi kulturor qė nė thelb do tė thotė se adoleshenca zgjatet deri vonė nė tė njėzetat dhe kjo gjė mund tė tė dėmtojė nė shumė mėnyra. Unė mendoj psikologjia po e bėn pa dashje kėtė, po pėrforcon njė lloj pasiviteti, pafuqishmėrie dhe pamaturie duke e normalizuar atė”.

Furedi thotė se kjo kulturė e fėmijėrizuar ka intensifikuar ndjesinė e “varėsisė pasive”, e cila mund tė sjellė vėshtirėsi nė sjelljen si i rritur nė njė marrėdhėnie tė rriturish. Ka prova se kjo kulturė po bėhet edhe preferencė pėr ne.

“Ka njė numėr nė rritje maxhorenėsh qė shohin filma pėr fėmijė nė kinema”, thotė Furedi. “Nėse shikon statistikat pėr televizionet pėr fėmijė nė SHBA, 25 pėr qind e shikuesve janė nė fakt tė rritur”.

Ai nuk ėshtė dakord me idenė se bota moderne ėshtė shumė mė e vėshtirė pėr tė rinjtė pėr t’u pėrballur me dallgėt e jetės.

“Unė mendoj se nuk ėshtė bota qė ėshtė bėrė mė e pamėshirshme, ėshtė thjesht qė ne i kemi mbajtur fėmijėt tanė pas duke filluar nga njė moshė e re. Kur ata janė 11, 12 apo 13 vjeē, ne nuk i lėmė t’i zgjidhin punėt vetė. Kur ata janė 14 apo 15 ne i mbrojmė dhe i ruajmė nga eksperiencat e jetės reale. Ne trajtojmė studentėt e universitetit nė tė njėjtėn mėnyrė qė ne dikur trajtonim nxėnėsit e fillores, pra mendoj se ky lloj efekti i akumuluar i fėmijėrizimit ėshtė pėrgjegjės pėr tė gjithė kėtė”.

Por a duhet qė prindėrit tė nxisin me tė vėrtetė adoleshentėt tė ecin pėrpara nė jetė nė mėnyrė tė pavarur? Seriali televiziv “Girls” (Vajzat) – me personazh kryesor, Hannah Horvarth, e cila po vuan me arritjen e pjekurisė – ka kapur vėmendjen e tė gjithėve. Prindėrit e Hannah i kanė ndėrprerė ndihmėn financiare dhe ajo duhet tė jetojė larg tyre e tė pėrballet nė moshėn e tė njėzetave me gabimet e veta.

A duhet adoleshentėt tė pėrballen me kėtė situatė si personazhi i Vajzat?

Njė nga ritet tradicionale tė kalimit nė moshėn e rritur ka qenė gjithmonė dalja nga shtėpia e prindėrve, por ekspertja televizive e pronave, Sarah Beeny, thotė se adoleshentėt nuk e kanė tė domosdoshme tė largohen nga prindėrit pėr tė mėsuar tė jetuarit tė pavarur dhe ka avantazhe tė stėrmėdha jetesa e shumė gjeneratave nė njė shtėpi.

“Zgjidhja pėr tė mos pasur 25 apo 30-vjeēarė tė pavlefshėm qė jetojnė nė shtėpi nuk ėshtė pėrzėnia e tyre nga shtėpia, ėshtė t’i detyrosh tė lajnė vetė rrobat e tyre, tė paguajnė pjesėn e tyre tė shpenzimeve, pjesėn e qirasė, pjesėn e faturave, tė marrin pėrgjegjėsinė pėr pastrimin e dhomave tė gjumit dhe tė mos presin njė dorė nga dikush tjetėr pėr to”, thotė Beeny.

Ajo thotė se prindėrit duhet tė luajnė njė rol nė mėsimin e aftėsive bazė nga adoleshentėt dhe tė rinjtė nė kėmbim tė jetesės sė pėrbashkėt me ta.

“E di qė ngjan si njė ėndėrr utopike, por ka shumė gjasa se ne duhet tė synojnė pikėrisht kėtė. Pėr mua ky ėshtė grali i shenjtė… jo ēdokush duhet tė izolohet me individualizėm nė cepin e vet dhe jo ēdokujt duhet t’i lihet tė mendojė se, nėse paguan kėstin e kredisė, nuk duhet tė bėjė asnjė punė tjetėr nė shtėpi”.

Ideja e pėrgjegjėsisė prindėrore ndaj adoleshentėve duhet tė zgjatet te njė simbol tjetėr i jashtėm i maturitetit, thotė eksperti i motorėve Quentin Willson – makina. Ai thotė se ėshtė bėrė si “hajmali: pėr tė rinjtė qė duan tė ndihen mė tė pjekur.

Willson shton se statistikat tregojnė se shumica e aksidenteve automobilistike tė shkaktuara nga shoferėt e moshės 18-vjeēare ndodhin si pasojė e gjykimeve tė gabuara nė vendimmarrje dhe nė rastin e timonit “maturimi nuk formohet tėrėsisht derisa mbėrrin nė moshėn 25-vjeēare”.

Por nė vend qė tė rritet mosha minimale pėr t’i dhėnė makinės, Willson beson se prindėrit dhe mėsuesit duhet t’i edukojnė aftėsitė e dhėnies sė makinės me kujdes para sesa efektet e adoleshencės tė fillojnė tė shfaqen.

“Nėse u mėson kėtyre fėmijėve kur mendjet e tyre janė tė pastra dhe para se ata tė jenė korruptuar nga gjėra si “Grand Theft Auto 5” dhe “Top Gear” apo tė gjitha llojet e ngjashme tė presioneve shoqėrore, atėherė u jep mesazhin e sigurisė rrugore shumė mė herėt”, thotė Willson.

“Qeveria duhet tė shohė pėr kėtė me shumė kujdes dhe ta vendosė nė kutikulat shkollore. Nėse u mėson fėmijėve t’i japin makinės nė kuptimin e teorisė nė shkollė dhe i jep mesazhet e duhura nė moshėn 13, 14 apo 15 vjeē, atėherė e zgjidh problemin. Po ta bėsh nė moshėn 17 vjeē, kur testosteroni po shpėrthen, tė gjitha ndikimet gėrryese negative depėrtojnė shumė mė shpejt sesa mesazhet e sigurisė”.

Por me njė aktivitet hormonal duke vrapuar dhe njė adoleshencė qė merr shumė mė tepėr kohė nga sa mendonim mė herėt, si mund ta dimė ne se kur maturohemi me tė vėrtetė?

Pėr Antrobus kjo ndodh kur pavarėsia “ndihet si diēka qė e do dhe mund ta arrijė”. Por pėr adoleshentėt e pėrjetshėm mes nesh, ndoshta pėrkufizimi i Beeny ėshtė mė i pėrshtatshėm. “Pėr mua tė qenėt madhorė do tė thotė tė kuptosh se nuk ka mė njerėz duke u rritur dhe se askush tjetėr nuk tė jep krahė duke tė tė trajtuar nė kėtė mėnyrė”, thotė Beeny.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 27/4/2018, 03:10