E dashuruar me djaloshin ‘donzhuan’

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122992
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260986
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje E dashuruar me djaloshin ‘donzhuan’

Mesazh nga LePuRuShJa prej 20/9/2013, 17:58



Ėshtė i bukur, simpatik dhe me humor. Por, ėshtė njė problem “i vogėl”. Ai ėshtė njė ‘donzhuan’. Ti dėshiron tė takohesh me tė, por jo vetėm dy herė! Edhe personin e tillė ėshtė e mundur ta “zbutėsh”. Ja se si…

Periudha e vėzhgimit

Situata urgjente. Nė qoftė se, pa marrė parasysh reputacionin e tij dhe vėrejtjet e shoqeve tuaja, dėshiron tė takohesh me tė, kushtoji kohė studimit tė vetive tė tij. Vėshtroje, por nga distanca. Luaj lojėn e spiunit dhe mblidh sa mė shumė informacione pėr shijen, shprehitė dhe hobin e tij. Duhet tė zbulosh shumėēka pėr tė. Kur tė fillosh aksionin, do tė kesh pėrparėsi meqė e njeh mirė, dhe pikėrisht atė pėrparėsi ai nuk do ta ketė lidhur me ty. Nė qoftė se tashmė takohesh me tė dhe fillon tė kuptosh se vėrtet ėshtė donzhuan sipas natyrės, duhet tė reagosh shpejt dhe tė kujdesesh qė tė mos refuzojė. Andaj, lexoji kėshillat nė vijim.

Konstato personalitetin

Ekzistojnė dy tipa donzhuanėsh: orientalė, tė cilat krijojnė “harem” prej dhjetėra vajzave me tė cilat njėkohėsisht takohet dhe ėshtė i gatshėm ta pasurojė atė harem edhe me ty. Tipi tjetėr ėshtė si njė rrufė kronike, e cila i hedh trofetė si facoletat e pėrdorura. Pėr cilin tip ėshtė fjala, mund tė zbulosh. Me tipin oriental duhet tė jesh aq e fortė saqė t’i pėrballosh rivalet e tjera dhe ta nxitėsh qė tė tė zgjedhė nga koleksioni i “haremit” tė tij. Tek tipi “rrufė” duhet tė angazhohesh tė kthesh situatėn nė dobi tėnde: ai duhet tė frikėsohet se do ta braktisėsh e jo ti tė frikėsohesh nga ai.

Studioji “viktimat” e tij

Ish-dashnoret e tij ėshtė lehtė t’i njohėsh, sepse janė tė shumta. Shoqėrohu me to dhe nxiti qė tė flasin pėr tė pa ua zbuluar qėllimin tėnd. Zbulo truket e vogla tė cilat i dėshiron dhe gjėrat tė cilat kanė ēuar nė ndarje. Dashnori i tillė serik pėrherė pėrdor tė njėjtin skenar. Nė qoftė se zbulon mėnyrėn e tij tė sjelljes, do tė tė ndihmojė nė lidhjen me tė.

Aksioni nė 10 pika

1. Duhet tė kesh vullnet tė fortė

Dihet se ėshtė e vėshtirė, mirėpo e obligueshme. Pa marrė parasysh situatėn apo informacionet tė cilat i ke siguruar pėr tė, mos lejo qė nė fytyrėn tėnde tė shihet pikėllimi dhe zhgėnjimi. Aq mė parė, jo nė praninė e tij! Edhe pse donzhuani nė shikim tė parė nuk vėren, ai pėrcjell ēdo sjellje tuajėn nė detaje. Njė moskujdes i vogėl dhe fitorja do tė jetė nė anėn e tij. Atij nuk i intereson rivalja nė shoqėri.

2. Detyroje tė presė dhe kurrė mos lėsho pe

Kujdes nga lajkatari (nga ai mė i keqi), i cili do tė qortojė se nuk dėshiron tė flesh me tė. Ai qėndrim ėshtė mos respekt total ndaj teje. Nė dashuri secili duhet ofruar diēka tjetrit. Duke pranuar kėrkesat e tij, ti je ajo qė ofron. Mirėpo ēfarė fiton si kundėr shpėrblim? Asgjė! T’i kthehemi problemit: nė qoftė se mė dashuron, do tė ndodhė ajo kur dhe ku tė dėshiroj unė. Lėre le tė kalojė njė kohė. Do tė shohėsh sa i pėrmbahet ai qėndrimeve tė tij.

3. Duhet tė jesh diskrete

Madje edhe nė qoftė se pėr atė shkak duron egon tėnde, tė takohesh me djaloshin e bukur siē ėshtė p.sh. tipi i Casanovės nuk ėshtė e lehtė. Duhet tė jesh sa mė diskrete nė atė lidhje. Mė parė pėr shkak se duke thėnė zėshėm: “Ai ėshtė djaloshi im” mund tė zbulosh se nuk je e vetme, mirėpo edhe pėr shkak tė asaj qė ky qėndrim mund ta detyrojė qė tė ndėrpresė lidhjen me ty vetėm e vetėm pėr tė ruajtur reputacionin e zemėr thyesit.

4. Mbaji miqtė e tij si nė shuplakė dore

Mendimi i tyre i ėshtė mė i rėndėsishėm. Nė qoftė se miqtė e tij tė vlerėsojnė dhe nė qoftė se je e dėshirueshme nė shoqėrinė e tyre, do ta bėsh pėr vete edhe Casanovėn tėnd. Madje, mund edhe t’i joshės pak – por nuk duhet tepruar, duhet tė pushosh kur tė hetosh se ėshtė bėrė xheloz. Asnjė donzhuan nuk ėshtė i gatshėm pėr tė gjitha.

5. Luaj nxehtė-ftohtė

Ndryshimi i qėndrimit nxehtė-ftohtė ėshtė taktikė e shkėlqyeshme. Bėhu joshėse dhe pikėrisht kur tė mendojė se ka njė superioritet ndaj teje, jepja njė dush tė ftohtė. Kjo nuk ėshtė edhe aq e preferueshme, por ėshtė e domosdoshme. Kjo lojė e vogėl e maces dhe miut mund ta bėjė atė qė tė dashurohet marrėzisht nė ty. Qėllimi ėshtė qė tė fillojė tė frikėsohet dhe tė dridhet, e me kėtė ti fiton njė siguri tė madhe. Do tė zbulosh se ēfarė fshihet vėrtet nė personalitetin e tij.

6. Angazhohu pėr pavarėsi

Bėrja me dije se mund tė argėtohesh edhe pa tė. Mos hezito tė dalėsh edhe me personat tė cilėt nuk i njeh ai. Donzhuani mė sė shpeshti ėshtė tip i cili dėshiron tė ketė vazhdimisht shoqėrinė e vet afėr vetes. Patjetėr duhet t’i tregosh se di tė shoqėrohesh edhe me tė tjerėt dhe nė vende tė tjera. Kjo do ta detyrojė qė pak tė braktisė shoqėrinė e tij dhe tė bashkohet. Mirėpo kujdes, sjellja jote duhet tė jetė pa kundėrshtime. Tė shoqėrohesh do tė thotė tė takohesh edhe me djelmosha tė tjerė.

7. Bėhu e afėrt me familjen e tij

Provo tė miqėsohesh me motrėn e tij, aq mė mirė, edhe me vėllain e madh tė tij. Vėllai pėr tė shpesh ėshtė mbėshtetje. Nė qoftė se arrin tė jesh e afėrt me ta, ndoshta do tė arrish ndonjė pėrparėsi ndaj rivaleve tuaja. Edhe diē, nė qoftė se para miqve dėshiron tė lavdėrohet me numrin e dashnoreve qė i ka pasur, para prindėrve nuk dėshiron tė flasė pėr to.

8. Duhet tė jesh ndryshe nga vajzat e tjera

Ky ėshtė njė ushtrim i rėndėsishėm, sepse qėllimi ėshtė qė duhet ta bėsh tė preokupohet me ty. Pėr ta arritur kėtė, ekzistojnė mėnyra: ose bėn ndonjė veprim (si p.sh. tė kalosh Atlantikun me anije me vela) apo (qė ėshtė shumė mė e thjeshtė dhe mė pak e mundimshme) qė ta sfidosh publikisht. Pėr shembull: “Nuk ma merr mendja se mund t’i hash dhjetė hamburgerė pėr dhjetė minuta”. Ndoshta kjo tė duket budallallėk, mirėpo donzhuani vuan shumė pėr imazhin e djaloshit qė mundet ēdo gjė. Rezultati ėshtė i garantuar: mė nuk do tė kalojė pranė “fast food”-it.

9. Lėre t’i gėrgasė vajzat tjera

Kjo ėshtė njė kėnaqje e tė gjithė “macho” tipave tė cilėt vetveten e ēmojnė. Meqenėse nuk mund tė ndryshosh sjelljen e tij, mund ta shndėrrosh nė njė lojė. “Shkelja syrin” djelmoshave tė bukur nė prani tė tij, dėrgoji porosi tė ngjashme. Nė qoftė se e nevrikos kjo sjellje jotja, pėrgjigju me buzėqeshje: “Kur je nė dietė, nuk do tė thotė se nuk bėn tė shikosh menynė e ushqimeve”.

10. Organizo njė darkė me shokėt e tij

Zgjidh gjellėt mė tė mira qė di t’i pėrgatisėsh dhe pėrvishu punės. Organizo njė darkė me shokėt e tij. Dihet se kjo do t’i pėlqejė tipit tė tillė, ndėrkaq vajzat qė dinė mirė tė pėrgatisin gjellė janė tė rralla nė kohėn e sotme.


Leksikon i vogėl



Feministi: Shfrytėzon metodat e drejtpėrdrejta pėr tė arritur qėllimin. Nuk e shpenzon kohėn nė studimin e personalitetit tė vajzės sė cilės i ofrohet. Vėrsulet mbi vajzėn dhe krekoset si pallua. Shpesh ėshtė i paedukatė andaj shumė pak vajzash lėshojnė pe menjėherė.



Pushtuesi: Ėshtė shumė mė egoist se feministi i rėndomtė. Ai nuk shfrytėzon drejtpėrdrejt sulmin por tėrthorazi i ofrohet “viktimės”, nga shpina. Ėshtė njė vėzhgues i durueshėm dhe di tė gjejė momentin e vėrtetė pėr aksion.



Donzhuani: Ky tip ėshtė njė pėrzierje e dy tipave tė parė. Fuqia e tij ėshtė nė atė qė shpejt analizon atė qė i ofrohet. I pėrshtatet situatės dhe josh me butėsi. Ky tip ėshtė mė i rrezikshmi.
/Keshilla.net/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 28/3/2017, 08:15