Tė jesh sensuale nė katėr hapa!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Tė jesh sensuale nė katėr hapa!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 2/9/2013, 09:54



Nuk ka nevojė tė lexoni manuale pėr kėtė, janė gjėra tė thjeshta qė ndoshta i dinit por nuk u keni kushtuar rėndėsi. Bukuria e njė gruaje nuk qėndron vetėm nė sytė e atij qė e sheh, mbi tė gjitha ėshtė nė mendimin qė ka ajo pėr veten

Krahasimi me yjet e televizionit ose me ndonjė vajzė tė bukur qė e hasni nė rrugė, nuk i bėn mirė vetėvlerėsimit. Dhe jo gjithmonė shėrbejnė pėrmasat e perfeksionit 90-60-90, pėr t’u ndjerė sensuale. Ēdo grua ka sharmin e saj. Mjafton tė besojė se e ka edhe pse ndoshta tė fshehur, e mbi tė gjitha duhet tė dijė ta shfaqė. Duajeni trupin tuaj, vetėm kėshtu mund tė jeni tė dėshiruara edhe nga tė tjerėt. Megjithatė ka disa truke tė vogla qė mund t’ju ndihmojnė tė tėrhiqni vėmendjen mbi veten dhe tė reflektoni ashtu siē dėshironi.

Qėndrimi

Mos harroni asnjėherė tė mbani shpinėn drejt dhe tė keni njė ecje tė bukur me barkun brenda e gjoksin pėrpara. Ky ėshtė hapi i parė thelbėsor pėr t’u dukur, por mbi tė gjitha pėr t’u ndjerė nė lartėsinė e tė tjerave. Tė reflektosh siguri edhe nė mėnyrėn se si ecėn transmeton elegancė dhe sensualitet.

Mjaft me krahasimet

Ka gra qė kanė njė fizik pėr t’u admiruar, duken si rimishėrimi i perfeksionit dhe kur kalojnė ato, burrat kthehen pėr t’i parė me sytė qė flasin vetė. Por, pėr ēfarė ju shėrben qė tė bėni krahasime me kėto zonjusha tė bukura? Jo vetėm qė nuk ju ndihmon, por shkakton trishtim dhe ju shton pasiguritė. Perfeksioni nuk ėshtė e vetmja pėrmasė e sensualitetit: punoni me veten tuaj, jepjuni fund krahasimeve dhe do tė shihni rezultatet tė vijnė vetė.

Pse nuk kėnaqeni kurrė?

Njė grua nuk ėshtė kurrė e kėnaqur dhe ēdo rast ėshtė i mirė pėr tė gjetur tė metat te vetja e saj. Nėse ėshtė e shkurtėr dėshiron tė ketė tė paktėn 10 cm mė shumė, nėse ėshtė e gjatė ankohet se e ka tė vėshtirė tė shoqėrohet me meshkuj, sepse i arrijnė gjer te supi. Po flokėt…? Njė mallkim i vėrtetė: Ose nuk janė mirė sepse janė shumė kaēurrela, ose janė tepėr tė drejta pėr shijet e saj. Kur ndonjėra ka forma qė bien nė sy, dėshiron tė jetė mė elegante dhe kur janė elegante dėshirojnė tė mos duken aq “dėrrasė”, sepse meshkujt i adhurojnė format. Njė mani sė cilės i duhet dhėnė fund: ēdo gua ka pika force qė duhet me patjetėr t’i nxjerrė nė pah dhe mbi tė gjitha ta shohė veten me sy mė pak kritik e mundėsisht pa lupė.

Lėrini veshjet tė flasin pėr ju

Njė nga elementet qė mund tė vlerėsojė (ose zhvlerėsojė) trupin e njė femre ėshtė pa dyshim veshja. Mjafton tė gjesh stilin qė tė shkon mė shumė dhe loja mbaroi. Sigurisht duhet tė shkojė nė tė njėjtėn linjė me prakticitetin dhe rehatinė. Mos harroni, duhet njė kopsė mė shumė e zbėrthyer pėr tė dhuruar sensualitet. Xhinset mund tė jenė mirė, por nuk duhen pėrdorur ēdo ditė si uniformė. Pėrpiquni tė ndryshoni diēka tė vogėl nė veshjen tuaj dhe zgjidhni atė qė nxjerr nė pah anėn femėrore te ju. Kėtu nuk e kemi fjalėn vetėm pėr veshjet e dukshme pėr sytė e tė tjerėve, por edhe pėr ato intimet qė i ndihmojnė format tė duken mė mirė. Kaq pak mjafton pėr t’u dukur e bukur dhe sensuale nė “360 gradė” /ikub/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 20/9/2018, 10:59