Deri ku shkon dashuria pėr Berishėn...!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Deri ku shkon dashuria pėr Berishėn...!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 2/7/2013, 22:51



Me Berishėn deri nė vdekje”... Kėshtu shprehet Juli, taksisti 34-vjeēar qė u kthye dje nė personazhin mė tė pėrfolur nė “Facebook”.

Megjithėse fotot e publikuara dje nuk e tregonin fytyrėn e tij, tatuazhi nė kraharor me portretin e kryeministrit nė detyrė, u komentua gjatė nė rrjetet sociale. Nė kėtė intervistė, Juli, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Ulian Kolgjegja, rrėfen “dashurinė” e madhe qė ka pėr liderin historik tė demokratėve, komentet e miqve dhe tė sė dashurės pėr tatuazhin, si dhe sakrificat qė do tė bėnte pėr doktorin...

 Si tė lindi ideja pėr tė bėrė njė tatuazh me portretin e Berishės?
Ideja mė lindi duke parė Olsin tek Ēani. E mora menjėherė pas emisionit nė telefon, nė orėn 2 tė natės, dhe i kėrkova tė takoheshim, sepse doja tė bėja njė tatuazh tė veēantė. Kėshtu, shkova tė nesėrmen nė studion e tij dhe i thashė qė doja tė bėja tatuazh portretin e doktorit.
Cili ishte reagimi i tij?
Shumė i mirė, e mirėpriti menjėherė si ide, madje shėrbeu edhe si shtysė...
Sa orė u deshėn pėr ta realizuar kėtė tatuazh?
Pesė orė.
Nuk u lodhe?
Mė pyeti edhe Olsi me asistentėt e tij nė studio nė isha lodhur, nė kisha dhimbje, nė kisha nevojė pėr njė seancė tjetėr, por “jo, - u thashė unė, - do duroj deri nė fund; pėr doktorin edhe 12 orė duroj”.
Sa vite ke qė je militant i Berishės?
Militant kam qenė qė nė ’92-shin. Tė gjitha fotografitė e tij i kam bėrė kornizė.
E ke takuar ndonjėherė Berishėn?
Doktorin e kam pėrshėndetur shpesh. Ngaqė rri tek “ETC”, e kam pėrshėndetur gjithmonė kur kalonte aty me dy gishtat, edhe nė mesazhe kam folur me tė.
U ka kthyer pėrgjigje mesazheve tė tua doktori?
Po, dhe mė drejtohet nė emėr, Juli.
A ke folur me tė pas tatuazhit?
Jo, ai ende nuk e di qė jam unė djali qė e ka bėrė tatuazh portretin e tij.
Ēfarė komentesh ke marrė pėr tatuazhin?
Tė gjithė mė kanė thėnė “je i paparė. Ke qenė i fortė qė e ke bėrė tatuazh”. Po unė, atė qė e dua, e dua gjithmonė. Jo vetėm kur ėshtė nė pozitė, por edhe tani qė i humbi zgjedhjet dhe dha dorėheqjen... Do ta kem gjithė jetėn nė zemėr.
Po e dashura ēfarė tė ka thėnė?
‘Nėse e pėlqen ti, edhe unė jam OK’, mė tha ajo.
Pse e do kaq shumė Berishėn?
Ai u ka sjellė shumė tė mira shqiptarėve... Na nxori nga komunizmi, na liberalizoi vizat, na futi nė NATO. Tani iki nė Greqi tek ime motėr pa pasur nevojė pėr vizė.
Sa lekė pagove pėr tatuazhin?
300 euro kam dhėnė nė dorė.
Ia vlejtėn kėto 300 euro?
Si s’ia vlejtėn. S’bėhet fjalė qė ia vlejtėn.
Do jepje mė shumė nėse do tė kushtonte mė tepėr?
Patjetėr qė po.
Sa do paguaje?
Sa tė kėrkonte, deri nė 1000 euro. Edhe po tė mos i kisha do t’ia jepja lekėt avash-avash. S’do tė ishte problem fare, sepse ia vlen.
Ēfarė pune bėn ti?
Unė prej 10 vjetėsh jam taksist, rri tek “ETC”. Jam i zjarrtė pas doktorit. Kur dha dorėheqjen, unė isha i pari nė turmėn qė shkoi nga PD-ja tek shtėpia e tij.
Si e mendon tani Partinė Demokratike pa Berishėn?
Do t’i mungojė shtylla kurrizore, megjithatė unė do tė vdes i djathtė... Bashkė me Berishėn nė zemėr. E kam bėrė kastile nga krahu i zemrės, qė ta kem gjithmonė aty. /BalkanWeb/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 20/8/2018, 04:33