Gjumi, efektet pozitive dhe dėmet qė sjell mungesa e tij!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Gjumi, efektet pozitive dhe dėmet qė sjell mungesa e tij!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 2/5/2013, 17:12



Sa orė gjumi nevojiten pėr tė rikuperuar sa mė mirė energjitė e harxhuara gjatė ditės? Teoritė pėr kėtė ēėshtje janė tė ndryshme. Deri nė fund tė shekullit tė kaluar, mendohej se mjaftonin 4 deri nė 5 orė, por kėrkimet qė kishin ēuar nė kėtė konkluzion nuk ishin tė bindshme. Ndėrkohė njė studim mė i kujdesshėm ėshtė kryer nga David Dinges, nga Laboratori i Kronobiologjisė nė Universitetin e Pensilvanisė, i cili ka ekzaminuar njė duzinė vullnetarėsh pėr tė parė se ēfarė efektesh do tė shkaktonte privimi i gjumit. Sė bashku me kolegun e tij, Hans van Dongen, Dinges, i ndau vullnetarėt nė tre grupe nė bazė tė numrit tė orėve tė gjumit nė ditė pėr dy javė: nė grupin me katėr, shtatė dhe tetė orė gjumė. Pėrgjatė njė dite, dy studiuesit kryen testin e vigjilencės psikomotorike te subjektet e mostrės, konsiderohet sistem i besueshėm pėr tė vlerėsuar tė metat e gjumit.

Pėrgjatė kėtij tipi analizash, kampioni (personat vullnetarė qė merrnin pjesė nė eksperiment) u vendos pėrballė njė kompjuteri pėr disa minuta, ku iu la pėr detyrė tė shtypnin butonin e hapėsirės nė tastierė sa herė qė shfaqej njė numėr mbi ekran. Me kalimin e kohės, ata qė kishin fjetur mė shumė, pra tetė orė, treguan njė standard tė mirė, ndėrsa grupet me nga 4 deri nė 6 orė gjumė pėrkeqėsoheshin javė pas jave. Dinges nė kėtė mėnyrė zbuloi se 8 orė gjumė janė ideale dhe rigjeneruese. Nė fund tė fundit, njė gjumė i mirė u bėn mirė tė gjithėve, ėshtė i nevojshėm pėr tė karikuar trupin dhe mendjen me energjinė e nevojshme pėr tė pėrballuar jetėn stresuese tė ēdo dite. Miguel Servantes thoshte me tė drejtė: “I bekuar qoftė ai qė shpiku gjumin, kapuēin qė mbulon tė gjitha mendimet e njeriut, ushqimin qė heq urinė, ujin qė shuan etjen, zjarrin qė largon tė ftohtin, monedhėn me tė cilėn mund tė blesh gjithēka, peshoren e cila barazon mbretin dhe tė varfrin”.

Tė flesh 8 orė gjumė ėshtė njė bekim pėr mirėqenien tonė. Njė gjumė i mirė ka fuqinė tė rikarikojė energjitė tona, pėrmirėson humorin, mbron shėndetin e zemrės dhe sistemin tonė imunitar. Sigurisht qė me jetėn frenetike qė bėjmė, tė flesh shumė dhe mirė ėshtė pak luks. Ndėrkaq, ėshtė mjaft e vėrtetė qė mungesa e gjumit influencon negativisht mbi jetėn tonė dhe pėr kėtė arsye ėshtė thelbėsore qė tė bėjmė sa tė mundemi qė tė flemė sa mė mirė.

Kur nuk flemė pėr njė natė:

-Lėkura “vuan”. Nėse nuk pushojmė mjaftueshėm lėkura jonė do tė hakmerret. Pėr kėtė fakt kur tė zgjohemi nė mėngjes do tė kemi njė ēehre tė zbehtė dhe sy tė nxirė;

- Ekziston rreziku qė tė marrim vendime tė gabuara. Pjesa e trurit qė kontrollon logjikėn, dorėzohet, ndaj ėshtė shumė mė e lehtė qė ne tė bėjmė gabime;

- Rritet ndjeshmėria ndaj dhimbjeve. Pagjumėsi shteron rezervat tona tė serotoninės dhe kjo ēon nė njė rritje tė ndjeshmėrisė sė dhimbjeve tė ndryshme;

- Bėhemi shumė nervozė. Lodhja mund tė na ēojė nė njė gjendje ankthi dhe nervozizmi nė rritje.

Nėse nuk arrini tė flini pėr disa net me radhė:

-Ėshtė e vėshtirė qė tė arrini tė pėrqendroheni. Pas disa netėve pa gjumė, kapaciteti ynė i pėrqendrimit dėmtohet rėndė, madje edhe pėr tė kryer detyra tė thjeshta.

- Shfaqet rreziku pėr t’u sėmurur nga diabeti. Tė humbasėsh orė tė shumta gjumi pėr disa ditė redukton aftėsinė e mbajtjes sė ekuilibrit tė nivelit tė sheqerit nė gjak.

Mungesa e gjumit pėr njė kohė tė gjatė ēon nė:

-Obezitet. Pak gjumė shkakton ndryshime metabolike, tė cilat grumbullojnė mė lehtė yndyrėn;

-Sėmundje kardiovaskulare

Pa bėrė aspak pushim, muskujt e zemrės mbingarkohen; kjo mund tė shkaktojė rritje tė presionit tė gjakut apo njė trashje e muskujve tė zemrės;

-Shqetėsime psikologjike

Fjetja e paktė mund tė shkaktojė luhatje humori dhe kjo ėshtė e lidhur me fillimin e depresionit;

-Ul ose shkatėrron funksionin e sistemit imunitar; sistemi imunitar mund tė ndalė sė funksionuari nė mėnyrėn mė efikase.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 16/8/2018, 11:47