BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Thaēi: S’kemi tė drejtė interferimi prej Sun 5 Jul 2009 - 20:02

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka refuzuar tė dielėn tė komentojė koalicionin parimor mes LSI’sė sė Ilir Metės dhe Koalicionit pėr Ndryshim tė Sali Berishės tė shpallur tė shtunėn, duke pasuar rezultatet preliminare zyrtare tė zgjedhjeve tė 28 shtatorit.

Lėvizja Socialiste pėr Integrim vendosi tė hynte nė Qeverinė e re duke shmangur rrugėtimin e Shqipėrisė nė zgjedhje potenciale tė parakohshme dhe kėshtu edhe rrezik tė procesit tė integrimit tė saj.

“Unė e kam theksuar edhe mė herėt se nuk ėshtė e drejtė nga ne nė Kosovė dhe gjithashtu edhe nga Tirana qė tė interferojmė apo tė prezantojmė preferencat e skemave partiake”, ka deklaruar Thaēi, tė dielėn gjatė njė vizite nė komunėn e Sharrit.

“Unė ndihem tepėr mirė pėr bashkėpunimin e shkėlqyeshėm qė kemi me institucionet e Shqipėrisė, kėshtu qė e ritheksoj bindjen se ēdo preferencė lideri, ideologjie apo partie pėr ne ėshtė zhvillimi apo avancimi i Shqipėrisė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, siē do t’i ndodhė edhe Kosovės”, ka shtuar Thaēi.

Pajtimi parimor nė Tiranė ka ngjallur reagime tė shumta pėr shkak tė bazės sė ndryshme elektorale qė kanė pasur dy subjektet kryesore qė do tė formojnė Qeverinė e re nė Tiranė.

Partitė kryesore politike kosovare kanė pasur lidhjet e tyre tradicionale me ato nė Shqipėri. Kėshtu, pėr shembull, lideri i AAK’sė Ramush Haradinaj kishte thėnė gjatė muajit tė kaluar se priste fitoren e sė djathtės shqiptare.

Kryeministri Hashim Thaēi ishte pėrqafuar me Kryeministrin Sali Berisha kur sė bashku kishin inauguruar autostradėn qė lidhė Tiranėn me kufirin e Kosovės. Mė vonė gjatė atij muaji, Thaēi kishte pritur nė njė darkė nė qytetin e Prizrenit liderin e Partisė Socialiste Edi Rama.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto