Ja cilat jane profecitė mė tė famshme qė dėshtuan pėr fundin e botės!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Ja cilat jane profecitė mė tė famshme qė dėshtuan pėr fundin e botės!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 26/12/2012, 11:48



Bota nuk mori fund. Megjithėse shumė vetė e morėn seriozisht profecinė e fisit Maja qė bota do tė merrte fund sot. Madje disa njerėz kanė kryer edhe vetėvrasje nga frika pėr fundin e botės, disa kanė ngritur bunkere, disa kanė marrė ushqime me shumicė, ndėrsa tregtarėt vetėm kanė fituar.

1. Milleritėt, 23 prill, 1843
Njė fermer nė Nju Inglėnd me emrin Uilliam Miller, pasi studioi me kujdes pėr disa vjet biblėn e tij, doli nė pėrfundimin se koha qė kishte zgjedhur Zoti pėr tė shkatėrruar botėn do tė zbulohej nga njė interpretim i fjalėpėrfjalshėm i shkrimeve hyjnore. Sipas tij, bota do tė merrte fund ndėrmjet 21 marsit 1843 dhe 21 marsit 1844. Ai predikonte para mijėra besimtarėve tė njohur si milleritėt, tė cilėt kishin dhėnė gjithēka kishin dhe vendosėn qė data e fundit ishte 23 prilli 1843.

2. Armagedoni mormon, 1891
Josef Smith, themeluesi i kishės mormone, mblodhi drejtuesit e kishave tė tij nė shkurt tė vitit 1835 pėr t’i thėnė se kishte folur sė fundmi me Zotin, dhe gjatė kėtyre bisedave kishte mėsuar se Jezusi do tė kthehej brenda 56 vjetėsh, pas tė cilave fundi i kohėrave do tė vinte me shpejtėsi.
3. Kometa Halley, 1910
Nė 1881, njė astronom zbuloi nėpėrmjet analizave spektrale se bishti i kometės pėrmban njė gaz vdekjeprurės tė quajtur cianogjen (i lidhur me cianidin). Kėsaj s’iu vu rėndėsi, deri kur dikush kuptoi se Toka do tė kalonte afėr bishtit tė kometės Halley nė vitin 1910. A do tė prekej gjithkush nė planet nga gazi vdekjeprurės? Ky ishte spekulimi qė u shfaq nė faqet e para tė “The Neė York Times” e gazetave tė tjera, duke rezultuar me pėrhapjen e panikut nė SHBA e mė gjerė. Shkencėtarėt nė fund shpjeguan se s’kishte asgjė pėr t’u trembur.

4. Pat Robertson, 1982
Nė maj 1980, televangjelisti dhe themeluesi i koalicionit kristian, Pat Robertson, alarmoi shumė veta kur, pėrkundėr Mateu 24:36 (“Askush nuk di pėr atė orė apo atė ditė, as engjėjt nė parajsė …”), informoi audiencėn e tij rreth botės nė spektaklin televiziv “700 Club” se e dinte kur bota do tė merrte fund. “Unė ju garantoj se nė fund tė vitit 1982 do tė ketė gjykim nė botė”, tha Robertson.

5. Porta e Parajsės, 1997
Kur kometa Hejl-Bop u shfaq nė vitin 1997, nisėn tė qarkullonin zėra se njė anije aliene po e ndiqte nga pas kometėn. Edhe pse kėto pretendime u refuzuan nga Komuniteti i astronomėve, paralajmėrimi u publikua nė njė talk-shoė radiofonik “Coast to Coast AM”. Kėto deklarata frymėzuan njė kult UFO-sh nė San Diego, qė duhej “Porta e parajsės” tė dilte nė pėrfundimin se bota do tė pėrfundonte sė shpejti. 39 anėtarėt e kėtij kulti kryen vetėvrasje mė 26 maj 1997.

6. Y2K, 1 janar 2000
Shumė njerėz nisėn tė shqetėsoheshin se kompjuterėt do tė paralajmėronin fundin e botės. Problemi u vu re fillimisht nė fillim tė viteve ‘70, ku shumė kompjuterė s’mund tė bėnin diferencėn mes datave tė viteve 2000 e 1900.

7. 5 maj 2000
Katastrofa globale u paralajmėrua nga Riēard Nuin, autori i librit tė vitit 1997 “5/5/2000 Akull: Shkatėrrimi i fundit”. Sipas tij, masa e akullit antarktik do tė trashej tri milje mė 5 maj 2000, njė datė nė tė cilėn planetėt do tė pėrvijoheshin nė parajsė, duke rezultuar nė njė vdekje globale akullnajore.

8. Nostradamus, 1999
Shkrimet misterioze e tė turbullta tė Mishel de Nostradame i kanė intriguar njerėzit pėr rreth 400 vjet. Njė nga strofat mė tė famshme lexon, “Viti 1999, muaji i shtatė/ nga qielli do tė vijė mbreti i madh i terrorit”. Shumė besonin se ky ishte imazhi i fundit tė botės.

9. Kisha e Zotit, vjeshtė 2008
Sipas pastorit tė Kishės sė Zotit, Ronald Ueinlend, qindra-mijėra njerėz do tė vdisnin dhe nė fund tė vitit 2006 “do tė ketė njė afat maksimal prej 2 vjetėsh tė mbetur pėrpara se bota tė zhytet nė kohėrat mė tė kėqija tė njerėzimit. Nė libėr theksohej se “Ronald Ueinlend e vendos reputacionin e tij nė njė linjė me profetin e Zotit pėr fundin e botės”.

10. Fisi Maja, 21 dhjetor 2012
Sipas profecisė sė fisit Maja mė 21 dhjetor tė 2012, pra sot, qielli do tė ndahet nga dielli dhe toka e thatė nis tė rritet. Oqeanet i pėrgjigjen ndryshimeve tektonike dhe nė kėtė moment nis pėrmbytja e madhe e tokės. Era e re e njerėzimit kthehet nga dominim nė mbijetesė. Data e saktė e kėsaj ngjarjeje ėshtė 21 dhjetor 2012. Hėna do tė jetė tetė ditė e vjetėr dhe do tė jetė muaji i tretė hėnor nga njė seri prej gjashtė. /T.O/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 19/10/2018, 08:39