Nėn ethet e festave tė fundvitit!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Nėn ethet e festave tė fundvitit!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 21/12/2012, 17:48



Festat e fundvitit po afrohen dhe ēdonjėri prej nesh ka bėrė plane pėr kėto festa. Ndonėse grupmosha qė i gėzohen festės sė Vitit tė Ri, janė adoleshentėt tė cilėt me padurim e presin kėtė festė. Shumė nga ta janė pėrcaktuar ku dhe si do ta festojnė, madje shumė prej tyre tashmė kanė zgjedhur edhe veshjen pėr mbrėmjen e Vitit tė Ri.

Donjeta Jashari ka disa ditė qė ėshtė pėrcaktuar pėr veshjen e natėn e ndėrrimit tė moteve. Mbase ajo ka blerė njė fustan me ngjyrė tė kuqe pėr tė cilėn thotė se i pėrshtatet festės. Ndėrsa sa i pėrket festimit, ajo ka planifikuar qė mbrėmjen e Vitit tė Ri ta festojė me shoqe dhe pas orės 12:00 ta festojė mė familjen. “Kemi vendosur qė me njė grup shoqesh ndėrrimin e moteve ta presim nė qytet, mė pėlqen ta shoh qiellin nė momentin e hedhjes sė fishekzjarrėve. Andaj deri nė orėn 12:00 do tė jemi nė qytet bashkė me disa shoqe, ndėrsa pjesėn tjetėr tė mbrėmjes do ta kaloj me familjen time. Dhe pėr kėtė mbrėmje unė kam blerė njė fustan shumė tė bukur, me ngjyrė tė kuqe”, shprehet ajo pėr “Zėrin”.

Ndėrkaq Ardian Thaqi mendon se Viti i Ri ėshtė njė festė familjare, andaj tė gjithė duhet tė mblidhen nė njė vend dhe ta festojnė. “Ne e kemi zakon qė mbrėmjen e Vitit tė Ri ta festojmė tė gjithė sė bashku duke u mbledhur edhe axhallarėt dhe kushėrinjtė e tjerė. Pra e caktojmė njė vend se ku do tė rrimė sė bashku dhe festojmė deri nė orėt e vona pas mesnate.

Pasi qė kėto festat e fundvitit janė festa familjare, uroj qė tė jeni tė gjithė pranė gjirit tė ngrohtė familjar apo tė paktėn nė ambiente tė ngjashme me miqėsi apo shoqėri. Fat, mbarėsi dhe gjithė tė mirat nė familjet e juaja”, shton ai.

Si shumė adoleshentė tė tjerė edhe Nedreta Hyseni preferon qė natėn e ndėrrimit tė moteve ta kaloj nė qytet, nėn krismat e mjeteve piroteknike qė vėrshojnė qytetin. “Mua festa e Vitit tė Ri mė ka mbetur nga fėmijėria si njėra nga festat mė tė dashura. Por akoma edhe sot vazhdoj ta dua kėtė festė, sepse sjellė vetėm hare, gaz dhe gėzim tek ēdo njeri dhe mbi tė gjitha gjallėron vendin me zbukurime tė ndryshme dhe stolisje tė bredhit.

Ndėrkaq ndėrrimin e moteve gjegjėsisht akrepat e ndėrrimit tė orės 12:00 kam planifikuar ti kaloj jashtė shtėpisė kemi vendosur qė bashkė me disa shoqe tė jemi nė qytet. Dhe mė pas shkoj nė shtėpi pėr tė festuar pjesėn tjetėr tė mesnatės”, thekson ajo. Nedreta uron qė viti 2013 tė jetė sa mė frytėdhėnės, tė ketė sa mė shumė rrymė, ujė dhe sa mė shumė vende tė punės. /zeri/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 14/8/2018, 10:42