Ja pse programet pa pagesė nuk janė gjithmonė tė sigurta!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Ja pse programet pa pagesė nuk janė gjithmonė tė sigurta!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 27/11/2012, 10:32

Ja pse programet pa pagesė nuk janė gjithmonė tė sigurta! Largea_destressed-woman-11354007764

E cilit prej nesh nuk i pėlqejnė softuerėt pa pagesė? Por, kur vjen puna tek to duhet tė tregohemi tė kujdesshėm. Programe tė tilla mund tė pėrmbajnė kode dashakeqėse qė mund tė dėmtojnė kompjuterin apo pajisjen tuaj mobile. Ato mund tė prishin softuerė tė tjerė, tė marrin kontrollin e kompjuterit tuaj apo tė ndėrhyjnė nė tė dhėnat tuaja personale si dhe t’i vjedhin ato.

Softuerėt pa pagesė, tė njohur si freeware, po rriten shpejt nė numėr pasi janė lehtėsisht tė aksesueshėm nė internet. Por, ka edhe njė thėnie tjetėr lidhur me kėtė: “aq sa paguani, aq edhe merrni”.

Ja se ēfarė duhet tė dini mbi softuerėt pa pagesė:

- Ēfarė ėshtė njė freeware?

Me pak fjalė, njė freeware ėshtė njė softuer pa pagesė qė ju e instaloni nė kompjuterin tuaj, me apo pa dijeninė tuaj. Pėr shembull, njė freeware mund tė jetė njė lojė pa pagesė apo njė program falas qė ju ndihmon tė mbani shėnim shpenzimet apo tė bini nė peshė. Ato vijnė tek ju pėrmes CD-ve apo internetit. Disa prej tyre mbajnė emrin widget.

- Ēfarė problemi ka me sigurinė?

Disa prej tyre janė tė sigurta, disa jo. Zakonisht kjo varet nga burimi nga ku e keni shkarkuar. Nė njė freeware mungojnė disa karakteristika standarde si suporti teknik, rregullimet e problemeve, patch-et e shkarkueshme etj.

- Ku mund t’i gjej freeware-t?

Nga kompani tė njohura; tė njėjtat nga ku blini zakonisht softuerėt.

Prodhuesit e shareware (shumė prej zhvilluesve tė softuerėve ju sugjerojnė tė pėrdorni produktet e tyre pėr njė kohė tė kufizuar; qė njihet me emrin shareware). Nė pėrgjithėsi, pėr shareware-t kėrkohet qė pas pėrdorimit pėr njė kohė tė caktuar, tė dhuroni diēka nė vlerė monetare, por nuk jeni tė detyruar pėr kėtė. Pėr tė verifikuar nėse njė prodhues shareware ėshtė i sigurt, kontrolloni pėr emrin e tij nė uebfaqe me reputacion tė lartė. Zhvilluesit widget apo open-source ofrojnė lojėra, aplikacione muzikore, kontabiliteti apo programe zyre, por siguria e kėtyre softuerėve ėshtė vėshtirė tė verifikohet.

- Cilat janė risqet e freeware-ve?

Duhet tė keni kujdes se cilat freeware instaloni, pasi disa prej tyre pėrmbajnė kode dashakeqėse, si viruse, worms, apo Trojan horses. Ato mund tė pėrmbajnė edhe maluere qė pėrgjojnė kompjuterin tuaj. Disa mund tė shkatėrrojnė skedarė tė rėndėsishėm. Kode tė tjera si botnets marrin kontrollin e kompjuterit nė mėnyrė qė hakerat tė vjedhin identitetin tuaj. Ka edhe freeware qė deklarohet se shėrbejnė pėr tė mbrojtur kompjuterin, skedarėt apo informacionet tuaja, por duhet tė keni shumė kujdes edhe nga ato.

- Si mund tė mbrohem nga freeware-t e rrezikshėm?

Kėrkoni dhe hetoni mirė mbi identitetin e tyre. Nė faqe si CNET apo ZDNet, qė testojnė softuerėt, mund tė merrni pėrshtypje mbi sigurinė e tyre. Kėrkoni pėr shenja aprovuese. Shkarkoni vetėm nga ofrues tė njohur softuerėsh. Pėr shembull, kėrkoni pėr logon e TRUST, organizatė qė ofron miratim aprovues pasi ka kryer njė vėzhgim tė detajuar mbi produktin. Mbani tė pėrditėsuar programet e sigurisė, si antivirusin apo softuerėt anti-spyware.

Kini kujdes nga freeware-t e rrjeteve sociale si MySpace dhe Facebook, pasi ndonjėherė ato nuk janė tė krijuara nga vetė kompania. Nė fund tė fundit, kujtoni shprehjen “nuk ka gjė falas”.

Mendohuni mbi arsyen se pėrse mund tė ofrohet pa pagesė njė softuer. (PCWorld Albanian)



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/4/2019, 05:55