Bashkia e Tiranės, ja programi i festės 3-ditore pėr 100-Vjetorin e Pavarėsisė!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

21112012

Buzqeshje Bashkia e Tiranės, ja programi i festės 3-ditore pėr 100-Vjetorin e Pavarėsisė!

Mesazh nga LePuRuShJa

Bashkia e Tiranės, ja programi i festės 3-ditore pėr 100-Vjetorin e Pavarėsisė! Tirana festa 2

TIRANĖ - Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, ka shpallur para Kėshillit Bashkiak axhendėn e aktiviteteve tė organizuara nga Bashkia nė 100-Vjetorin e Pavarėsisė. Aktivitetet nisin mė datė 26 nėntor, nė pėrkujtim tė 100-Vjetorit tė ngritjes sė flamurit nė Tiranė, ndėrkohė qė atmosfera festive ka pushtuar ēdo cep tė kryeqytetit.

“Nė vigjilje tė kėsaj feste tė madhe kombėtare, jemi tė gjithė dėshmitarė se si nė kryeqytet ėshtė krijuar njė atmosferė festive, nė kuptimin e gjithpėrfshirjes sė qytetarėve. Unė konsideroj se pėrtej ngjarjeve, koncerteve, manifestimeve, shtatoreve dhe shumė veprave tė tjera tė rėndėsishme qė shpalosen me rastin e 100-Vjetorit tė Pavarėsisė, njė ndėr arritjet mė tė mėdha ėshtė pėrjetimi i kėsaj feste kombėtare, i kėtij 100-Vjetori kombėtar nga tė gjithė qytetarėt, nė forma e mėnyra tė ndryshme dhe me akses tė plotė nė ngjarje tė organizuara e tė financuara si nga Bashkia e Tiranės, nga institucionet qendrore, por edhe nga bashkime vullnetare, shoqata, grupe tė shoqėrisė civile brenda qytetit tonė, brenda vendit tonė por po kėshtu nga Kosova, Maqedonia, diaspora etj", ka thėnė Basha.

Tirana nis festėn nė 26 nėntor

Pėr Bashėn, Bashkia e Tiranės, sikundėr bėri edhe vjet, veēanėrisht nė kėtė 100-Vjetor ka marrė tė gjithė masat pėr njė festė madhėshtore, e cila do tė kaplojė tė madh e tė vogėl, cep mė cep tė kėtij qyteti, qė ėshtė edhe kryeqyteti i Shqipėrisė dhe kryeqendra e shqiptarėve, sa i pėrket numrit tė banorėve. Do tė nisim nė datėn 26 nėntor, e cila pėr qytetin e Tiranės, edhe para se tė shpallej kryeqytet, ėshtė njė datė e veēantė, data kur u ngrit flamuri. Me kėtė rast kemi njė program, qė shtrihet gjatė gjithė ditės. Do tė pėrkujtojmė kėtė ngritje tė flamurit me praninė e pasardhėsve, pinjollėve tė familjeve tė ngritjes sė flamurit nė Tiranė, pikėrisht nė zonėn ku u ngrit flamuri, pranė Urės sė Tabakėve, me pėrjetesimin e simbolit kombėtar, shqiponjės dy krenare. Nė kėtė vend ku u ngrit flamuri para 100 vitesh do tė vendoset njė Mozaik i Flamurit Kombėtar, bazuar nė njė ndėr dizenjot e hershme, stemėn e Muzakajve, i punuar tėrėsisht me gurė natyralė nga artisti Gėzim Hidri. Mozaiku ėshtė 2012 mm i gjatė, dhe pėrkujton 100 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė, ėshtė 1200 mm i lartė, qė simbolizon 1200 muajt qė pėrbėjnė njė shekull. Autorit i janė dashur 4 muaj tė mbledhė gurė tė kuq nė tė gjithė trevat shqiptare, njė pjesė e tė cilėve janė marrė nė fusha e male, ku janė zhvilluar dhe betejat mė tė pėrgjakshme nė kėtė vend, qė nga koha e Skėnderbeut deri nė ēlirimin e Shqipėrisė. Pas shume muajsh pune intensive ky mozaik qė pėrjetėson kėtė akt historik do tė vendoset nė vendin ku 100 vite mė parė u ngrit flamuri nė qytetin tonė.

Torta 500 m²





Po mė datė 26 do tė nisin edhe disa aktivitete, tė cilat do tė vazhdojnė edhe nė datėn 27, 28 Nėntor e mė tej. Do tė nisė nė pedonalen “Murat Toptani” panairi “Blej produkte shqiptare”, ndėrsa pėrpara TOB do tė nisė puna pėr Tortėn e Pavarėsisė, njė ngjarje e shumėfolur. Torta do tė ketė njė sipėrfaqe prej 550 metra katrorė, pėrgatitur nga pastiēerėt mė tė mirė shqiptarė, jo vetėm nga trojet shqiptare, por edhe nga ata qė kanė bėrė emėr nė tregjet e Evropės dhe Amerikės sė Veriut. Torta ėshtė njė punė masive dhe nėse realizohet me sukses, gjė pėr tė cilėn kam besim tė plotė dhe Bashkia po e mbėshtet plotėsisht, do tė jetė torta mė e madhe nė sipėrfaqe, e ndėrtuar ndonjėherė nė botė. E fundit, mė e madhja, ka qenė 500 metra katrorė, tek fqinji ynė, Italia, me rastin e 150-vjetorit tė Pavarėsisė sė saj. "Natyrisht puna ka nisur. Dua t’u jap mirėnjohjen time atyre dhjetėra, qindra qytetarėve, qė i janė bashkuar, pa tė cilėt nuk mund tė bėhej kjo ndėrmarrje. Vetė iniciativa ka ardhur nga qytetarėt. Bashkia thjesht e ka mbėshtetur dhe po vazhdon tė koordinojė logjistikėn, sepse tė bėsh njė tortė 550 metra katrorė, e cila tė mbetet e freskėt dhe e konsumueshme nė Ditėn e Flamurit, nuk ėshtė diēka e thjeshtė. Atmosfera festive nė kryeqytet, besoj se do tė pėrfitojė shumė, veēanėrisht duke pasur parasysh, qė mbi kėtė tortė do tė vendoset simboli ynė kombėtar, flamuri kombėtar", ka saktėsuar Basha.

Banda rock-u, hip hop, rap

Aktivitete tė tjera vijojnė me ekspozita historike dhe me koncerte, po mė datė 26, tė vendosuara nė tė gjithė territorin e qytetit tė Tiranės dhe me pjesėmarrje tė bandave tė “rock”-ut nga Tirana, por edhe nga qytete tė tjera tė Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, Preshevės etj. Nė datė 26 nėntor, gjatė periudhės sė mbasdites por edhe pas koncertit do tė kemi dy aktivitete tė tjera, i pari Banda Rock dhe i dyti, duke filluar nga ora 20.00, nė rrugėn “Murat Toptani”, pėr tė gjithė ata qė pėlqejnė “hip-hopin”, “rap” (gjithmonė shqip dhe nga artistė shqiptarė) do ta gjejnė atė pėr 4 orė, deri nė orėt e mesnatės, sė datės 26. Nuk ėshtė koncerti i madh i 28 nėntorit por ėshtė koncerti i Tiranės, mė 26 nėntor, (kėtu kėrkohet edhe kontributi juaj pėr emėrtimin e sheshit “Shqiponja”)

Sheshi "Shqiponja"

Nė orėn 13.00, tė datės 26, nė prani tė kryetarėve tė Bashkive, tė qyteteve tė tjera nga vendi, tė kryetarėve tė komunave, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Preshevės, do tė zhvillohet njė tjetėr ngjarje e rėndėsishme. Emėrtimi i asaj qė njihet sot si rreth rrotullimi i Doganės, sheshi “Shqiponja” dhe vendosjen e monumentit tė shqiponjės, nė kuadėr tė festimeve tė 100-Vjetorit tė Pavarėsisė. Ėshtė njė monument i pėrmasave tė mėdha dhe vepėr e njė pune tė madhe artistike, i cili pėrjetėsohet nė kėtė pjesė tė qytetit tonė, me kontributin e shqiptarėve, nga tė gjithė trevat ku ata jetojnė, nė veēanti me kontributin e shqiptarėve nga Tetova.

Filarmonia Rinore

Po mė datė 26 nė orėn 18.30, nė Tiranė, do tė ndodhė njė tjetėr aktivitet pėr herė tė parė. Pėr herė tė parė nė Tiranė mblidhet Orkestra Kombėtare Rinore apo e quajmė Filarmonia Rinore, e cila do tė dirigjohet nga njė dirigjent, i cili konsiderohet sot si njė ndėr mė tė mirėt nė botė, Aldo Cecchatto, i cili do tė udhėheqė kėtė koncert dhe do tė jetė dėshmitar i parė i ripėrtėritjes sė njė tradite tė qytetit, vendit tonė, sa i pėrket talentit nė fushėn e muzikės klasike. "Jemi tė gjithė dėshmitarė se sot anembanė filarmonive, orkestrave tė botės, kemi instrumentalistė dhe vokalistė shqiptarė, sikundėr jemi dėshmitarė se presionet e ndryshme tė 20 viteve tranzicion kanė bėrė qė kjo traditė, e ndėrtuar ndėr vite dhe qė ka dhėnė sukseset e saj tė prekshme sot nė Shqipėri dhe nė kėto skena botėrore ka pasur nevoja tė mėdha, ndaj edhe Bashkia, siē mund ta keni parė edhe nė vendimet e ndryshme tė Kėshillit Bashkiak apo Kėshillit tė Kulturės, ka mbėshtetur vazhdimisht kėto iniciativa, qė kulmojnė me kėtė premierė tė Orkestrės Rinore Shqiptare, nė kėtė datė tė shėnuar pėr qytetin, dhe dy ditė para datės sė 100-Vjetorit tė Pavarėsisė nė TKOB. Jam i bindur se do tė jemi tė gjithė krenarė para njė prej dirigjentėve mė tė mėdhenj tė botės", ėshtė shprehur Basha.

Panairi "Blej produkte shqiptare"

Mė datė 27 nėntor, do tė vazhdojnė si panairi “Blej produkte shqiptare” dhe pėrgatitja e tortės. Nė orėn 10.00 paradite kemi njė koncert me kėngėtarė tė rinj, talente, tė evidentuar njė pjesė nė rrjetin e kulturės dhe artit tė Bashkisė sė Tiranės. Nė orėn 11.00, Bashkia e Tiranės prezanton njė dhuratė pėr tė rinjtė e kryeqytetit, qė ėshtė njė CD me 42 kėngė patriotike, nga tė cilat afro 20 janė tė padėgjuara mė parė dhe i pėrkasin periudhės 1912-1945. Njė punė e madhe nga kritikėt e muzikės ėshtė bėrė pėr gjetjen, veēanėrisht tė regjistrimeve tė vjetra, pastrimin, evidentimin e plotė tė teksteve, botimin e tyre dhe pėrmbledhjen e kėtyre kėngėve. Sigurisht, njė pjesė e kėngėve janė tė njohura pėr ne, shpresoj edhe pėr njė pjesė tė madhe tė brezit tė ri por mendoj se duke bėrė kėtė xhest, duke financuar kėtė pėrpjekje, Bashkia e Tiranės ndihmon nė pėrjetėsimin dhe transmetimin brez pas brezi tė traditės apo trashėgimisė tė kėngėve patriotike shqiptare. Pėr kėtė qėllim, kėtė CD me 42 kėngė patriotike do ta shpėrndajmė si fillim falas pėr tė gjithė gjimnazistėt dhe mė pas edhe pėr nxėnėsit e shkollave 9-vjeēare, si dhe do tė subvencionojmė gjendjen e saj nė treg mė vonė kundrejt njė ēmimi simbolik pėr tė gjithė tė tjerėt, qė duan ta kenė nė Tiranė, Prishtinė, Shkup, Ulqin apo kudo tjetėr.


Pėrurimi i shtatores sė Adem Jasharit

Nė orėn 15. 00 kemi ceremoninė e pėrurimit tė shtatores sė komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, pėr tė cilėn ju tashmė duhet tė jeni nė posedim tė ftesave, sepse Kėshilli Bashkiak ėshtė i ftuar nė tė gjithė kėto ceremoni. Kjo ceremoni, e cila do tė zhvillohet nė prani tė autoriteteve mė tė larta tė Shqipėrisė e Kosovės, pėrjeton jo thjesht njė ndėr momentet kyē tė historisė tonė kombėtare, por nė shumė dimensione pėrjeton tė gjithė sakrificėn e bėrė ndėr shekuj, tė shqiptarėve pėr liri, pavarėsi, demokraci dhe pėrparim. Nė orėn 20.00 tė mbrėmjes, tė datės 27 nėntor do tė vijohet me njė koncert me grupe rock por me njė repertor patriotik, zhanėr ky i ri por i zhvilluar me sukses nga tė rinjtė tanė tė talentuar, jo vetėm nga Shqipėria por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e kudo tjetėr.

Festa te Parku Rinia

Paraditen e datės 28 nėntor, tek Lulishtja e Parkut Rinia, kemi pesė aktivitete tė organizuara pėr fėmijėt, telajo pėr pikturėn me temė 100 vjet Pavarėsi “Shqipėria ime”, koncert pėr fėmijė tė Qendrės Kombėtare pėr Fėmijė tė shkollės sė Baletit dhe Liceut Artisitik, Teatėr pėr Fėmijė, nga Teatri i Kukullave, animatorė dhe foto-point me personazhe tė pavarėsisė. Tek lulishtja “3 vėllezėrit Frashėri” kemi njė koncert pėr tė rinj, ndėrkohė qė tek ura qė lidh zonėn e ish – bllokut me pjesėn tjetėr tė qytetit, kemi njė performancė tė cirkut.

"Te rruga "Ismail Qemali"

Tek Rruga “Ismail Qemali” ėshtė parashikuar ekspozitė pikture, teatėr rruge, performancė me vegla muzikore dhe pėrgjatė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit”, foto point me personazhe historike, dhe rreth 100 animatorė tė veshur me veshje popullore personazhe tė lidhura me festėn qė shpėrndajnė flamuj tė vegjėl dhe suvenirė qytetarėve, pėr t’i lėnė vendin mė pas aktiviteteve zyrtare, tė organizuara nga Ministria e Kulturės.

/Shekulli Online/Pėrgatiti: M.A./



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.
Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

No Comment.


    Ora ėshtė 24/8/2019, 10:59