Gjumi nuk mund te kompensohet!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Gjumi nuk mund te kompensohet!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 21/11/2012, 06:24



Ekziston mendimi se nėse njeriu fle pak gjatė javės, ai mund t'i zėvendėsojė orėt e humbura duke fjetur mė gjatė nė ditėt e pushimit. Por sipas njė studimi tė kohėve tė fundit, gjumi i humbur nuk mund tė zėvendėsohet dhe njerėzit qė shkurtojnė orėt e gjumit ndjehen mė tė lodhur dhe kanė mė gjasa tė pėsojnė aksidente.

Njerėzit shpenzojnė rreth njė tė tretėn e jetės sė tyre nė gjumė, kėshtu qė ndoshta instinktivisht mendojnė se duke pakėsuar gjumin, ata zgjasin jetėn zgjuar dhe shkojnė vonė nė shtrat.

Gjithashtu, shumė njerėz mendojnė se gjumi ėshtė si paraja, e kursen sot pėr ta shpenzuar nesėr. Ata nuk flenė sa duhet gjatė javės duke menduar se sa kur tė vijė e shtuna e diela, mund tė flenė mė shumė se zakonisht. Por disa studime tė reja tregojnė se kjo ėshtė e pamundur.

Shkencėtarėt pranė spitalit Brigham nė Boston vėzhguan pėr tre javė njė grup personash tė shėndetshėm tė cilėt i mbajtėn vullnetarisht nė njė laborator gjumi.

Pjesėmarrėsit nė studim ndoqėn orarin e njė mjeku tė urgjencės i cili 33 orė qėndron zgjuar nė gatishmėri dhe 10 orė i ka pėr tė fjetur. Me njė orar tė tillė mjeku bėn mesatarisht 6 orė gjumė nė natė.

Gjatė vėzhgimit, shkencėtarėt vunė re se pjesėmarrėsit nė studim ndjeheshin tė ēlodhur pasi flinin 6 orė natėn, por me kalimin e kohės dalėngadalė filluan tė ndjeheshin tė lodhur gjatė ditės.

Shkencėtarėt thonė se kjo erdhi nga humbja kronike e gjumit, dhe lodhja shkallė-shkallė ishte pasojė e kėsaj humbjeje.

Studiuesit thonė se deficiti i gjumit krijon njė situatė tė rrezikshme pėr njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, si dhe pėr shoferėt ose ata qė punojnė gjatė natės nėpėr spitale. /Portalb/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 23/6/2018, 19:58