BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor


Serbėt e veriut kanė vendosur qė t’i suspendojnė pėrkohėsisht bllokimet e rrugėve qė shpien kah dy pikat kufitare mes Kosovės e Serbisė. Ata vendosėn qė njė herė nė javė tė vihen bllokada 24 orėshe tė kėtyre rrugėve, si kundėrshtim i masave tė EULEX-it.

Ky vendim pasoi njė takim tė pėrfaqėsuesve tė komunave me shumicė serbe nė veri, atyre tė Mitrovicės, Zubin Potokut, Zveēanit dhe Leposaviqit, tė cilat nuk i binden sistemit legal tė Kosovės.

Sidoqoftė, aty ėshtė vendosur po ashtu qė tė vihen bllokada selektive tė rrugėve njė herė nė javė, si kundėrshtim i masave tė EULEX-it pėr kontrollin e kalimeve kufitare tė njerėzve dhe mallrave.

Javėn e kaluar, edhe ministri serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, kishte kėrkuar nga serbėt t’i suspendojnė bllokimet e rrugėve, mirėpo ai ishte kundėrshtuar ashpėr nga serbėt lokalė dhe strukturat paralele serbe.

Masat e EULEX-it nė pikat kufitare Kosovė – Serbi nė pjesėn veriore kanė tė bėjnė vetėm me kontrollin e hyrjeve nga Serbia, ku pėrfshihen fotokopjet e kartave tė njoftimit tė njerėzve dhe regjistrimi dhe vlerėsimi i mallrave qė hyjnė nga Serbia nė Kosovė. Kėto masa nuk nėnkuptojnė edhe pagesat doganore, siē aplikohen nė pikat tjera kufitare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto