Zbulohet vendbanimi mė i vjetėr nė Evropė!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Zbulohet vendbanimi mė i vjetėr nė Evropė!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 31/10/2012, 17:46



Njė qytezė e fortifikuar me mure guri, pranė qytetit modern tė Provadias, besohet se qendra e zbuluar ishte shtėpi e rreth 350 personave, tė cilėt jetuan rreth 4 700 vjet pėrpara lindjes sė Krishtit, ose rreth 6 500-7 000 vjet mė parė.

Qyteza ishte e specializuar pėr prodhimin e kripės dhe kjo shpjegon edhe njė sasi tė madhe ari tė gjetur nėn tokė disa kohė mė parė nė kėtė zonė.

Qyteti ėshtė rreth 1 500 vjet mė i vjetėr se shenjat e para tė qytetėrimit helen ose ilir nė Ballkan.

Arkeologėt kanė arritur tė besojnė se banorėt parahistorikė pėrdornin njė minierė kripe brenda qytetit pėr ta tregtuar dhe pėr tė konservuar ushqimet e tyre.

Nė kohėn qė ata jetuan, kripa ishte njė material me shumė vlerė, i krahasueshėm me arin e kohėve moderne dhe kjo shpjegon arsyet e mureve tė larta mbrojtėse tė gjetura.

Gėrmimet e para nisėn nė vitin 2005 dhe deri mė sot janė gjetur disa shtėpi dykatėshe, njė varrezė, njė seri objektesh shtėpiake, copėza tė mureve, tė strukturave tė tjera mbrojtėse dhe njė tempull i rrėnuar.

Megjithatė, ekspertizat e detajuara dhe krahasimi i tė dhėnave historike ofruan njė datė tė saktė pėr periudhėn e ekzistencės sė qytezės sė groposur nėn tokė vetėm gjatė kėsaj jave. /BS/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 20/6/2018, 15:16