Revolucioni i femrave: Azarenka mė e pasur se Federer!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Revolucioni i femrave: Azarenka mė e pasur se Federer!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 30/10/2012, 10:18

Revolucioni i femrave: Azarenka mė e pasur se Federer! 26zumbotaFederer-dhe-Azarenka-300x225

Tenistja bjelloruse ka fituar kėtė vit 7 milionė dollarė nė turnetė sezonale. Pėr herė tė parė, 15 teniste femra kanė fituar mbi 1 milionė

Tenistja bjelloruse Viktoria Azarenka mund tė quhet me plot gojė pasanike nė sportin e tenisit. Kėtė e konfirmojnė shifrat, jo vetėm ato nė fushė, por edhe ato tė ēmimeve financiare qė ajo ka fituar nė turnetė e ndryshėm WTA.

Numri 1 nė botė pėr femra, Azarenka, e cila kėtė vit ka fituar grand alemin e Australia Open, duke i hapur rrugėn njė pasurie vėrtet pėr t’u patur zili. Ajo ka fituar rreth 7 milionė dollarė (mė saktė, 6.953.920, afėrsisht 5 milionė e 300 mijė euro) kėtė vit, duke kaluar edhe tenistin zviceran Roxher Federer (numri 1 nė botė pėr meshkuj), qė deri mė tani ka fituar 6.5 milionė dollarė nė turnetė ATP.

Por nuk ėshtė vetėm kjo shifėr publikuar dje nga Federata Botėrore qė mahnit tė gjithė, por edhe fakti qė nė vitin 2012, janė 15 teniste qė kanė fituar mbi 1 milionė dollarė nga fitoret apo pjesėmarrjet ėn turnetė e ndryshėm. Ky ėshtė njė rekord absolut, duke pėrmirėsuar shifrėn e 11 tenisteve me mbi 1 milionė dollarė tė vitit 2008. jo vetėm kaq, por 3 teniste: Azarenka, Sharapova dhe Serena Uilliams, kanė fituar mbi 5 milionė dollarė, njė shifėr rekord, qė nuk i ka lėnė indiferentė kolegėt e tyre.

Studimi qė kanė kryer disa ekspertė tė Federatės Botėrore tė Tenisit ka evidentuar si shumė tė rėndėsishėm faktin se tenistet mė tė mira kanė filluar gjithnjė e mė shumė tė marrin pjesė nė turnetė e rėndėsishėm Masters, qė japin edhe mė shumė para. Kjo pjesėmarrje ka njė rritje prej 34% nga viti 2008 nė vitin 2012, ndėrkohė qė ēmimet pėr tenistėt janė rritur me 51%. Kjo ka ndodhur pasi me kėrkesė tė vetė tenisteve, kalendari i femrave ka ndryshuar, duke e bėrė sezonin mė tė shkurtėr dhe tė pėrballueshėm, sidomos pėr lojtaret mė tė mira, qė kishin kėrkesa nga organizatorėt e turneve nė mbarė botėn.

Kalendari i ri ėshtė mė i shkurtėr dhe mė i racionalizuar, numri i turneve ėshtė pakėsuar, por njėkohėsisht janė rritur ēmimet, koha pėr tė rikuperuar nga njė turne nė tjetrin ėshtė mė e madhe. Nė kėtė mėnyrė, WTA ka arritur tė mbledhė 160 milionė dollarė mė shumė nga sponsorizimet, tė drejtat televizive.

Nėse te femrat situata ėshtė e kėnaqshme nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr meshkujt, qė edhe javėn e kaluar kanė kėrkuar nga Federata Botėrore dhe organizatorėt mė shumė parą nga turnetė ku ata marrin pjesė. Federer, Gjokoviē dhe Murrai por edhe mjaft emra tė tjerė tė tenisit botėror kanė kėrkuar mė shumė tė ardhura, ēka detyroi organizatorėt e Australia Open tė rrisin me 15% ēmimet pėr tenistėt pjesėmarrės.

Grand slemi australian qė nis nė janar tė 2013-s ėshtė mė i pasuri i tė gjitha kohėrave, me rreth 24 milionė euro, duke evituar kėshtu njė bojkot tė tenistėve. Por kėrcėnimi i tyre ėshtė ende i pranishėm dhe organizatorėt e turneve Masters tė vitit tė ardhshėm duhet tė mendohen shumė pėr tė mos patur probleme me bojkotin e tenistėve tė mėdhenj, qė sjellin edhe mė shumė sponsorė.



Nadal konfirmon mungesėn nė Paris e Londėr

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka konfirmuar sėrish dje se nuk do tė marrė pjesė nė turneun e fundit Masters qė zhvillohet nė Paris javėn e ardhshme, ashtu sikurse do tė mungojė edhe nė finalet e kėtij sezoni. Mė 5 nėntor, nė Londėr, zhvillohet turneu i mė tė mirėve pėr meshkuj, ku marrin pjesė 8 vendet e para.

Nadal (aktualisht i katėrti) do tė mungojė dhe vendin e tij do ta zėrė tenisti qė renditet i nėnti. “Mė vjen keq qė do tė mungojė nė turnetė e fundit sezonalė, por besoj se kjo nuk ėshtė njė surprizė pėr tė gjithė. Besoj se shumė shpejt do tė nis stėrvitjen, duke parė se progresi qė kam patur pas dėmtimit nė gju ėshtė i ndjeshėm.

Megjithatė, kjo nuk mė jep mundėsi tė paraqitem nė kėto dy turne, pasi nuk mund tė jem nė formėn mė tė mirė. Ndaj preferoj qė tė vazhdoj tė stėrvitem nė Majorka, tė punoj fort, pėr t’u rikthyer sa mė shpejt nė fushė”, – tha Nadal. Kjo do tė thotė qė ai do tė mungojė edhe nė finalet e Kupės Davis, qė zhvillohen mė datat 16-18 nėntor e ku Spanja do tė luajė ndaj Republikės Ēeke. Nė dyshim ėshtė edhe prania e tij nė turneu e Abu Dhabit, qė zhvillohet nė Dubai nė fund tė dhjetorit, megjithėse organizatorėt kanė deklaruar se spanjolli do tė jetė pjesėmarrės. /SportiShqiptar/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 25/8/2019, 04:55