10 gratė mė me ndikim tė shekullit XX!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje 10 gratė mė me ndikim tė shekullit XX!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 18/10/2012, 15:00



Revista prestigjioze amerikane “Time” nė vazhdėn e specialeve tė saj ka nxjerrė dhe listėn e 10 femrave qė ka pasur mė ndikim gjatė shekullit tė kaluar. Nė kėtė listė ka politikane, shkencėtare, reformatore, aktiviste tė tė drejtave tė njeriut deri tek filozofet.

1. Eleanor Roosevelt
Reformatore sociale

Mbesa e Teddy Roosevelt mund tė kishte jetuar njė jetė tė qetė, ashtu si shumė gra tė klasės sė lartė. Ajo u martua me kushėririn e saj, Franklin Roosevelt, nė vitin 1905 dhe shumė shpejt u pėrfshi nė jetėn e tij politike. Ky bashkim do tė formėsonte politikėn amerikane pėr njė brez tė tėrė. Eleanor ishte pjesė instrumentale e fushatės tė bashkėshortit. Aktiviteti i saj u pėrfol shumė nė shtyp, sidomos kur ajo filloi tė fliste pėr ēėshtjet sociale si zonjė e parė, njė pozicion qė mė pėrpara merrej nga zonjat e Shtėpisė sė Bardhė. Eleanor ndoqi axhendėn e saj politike dhe njėkohėsisht mbėshteti bashkėshortin e saj. Ajo ishte mbėshtetėse e fuqishme dhe e deklaruar e tė drejtave tė afrikano-amerikanėve. Pas vdekjes sė Franklin Roosevelt, Eleanor shėrbeu nė Komisionin e Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e njeriut. Ajo vazhdoi tė punonte pėr kauzat nė tė cilat besonte, derisa vdiq nė vitin 1962. Pavarėsisht se nuk mbajti asnjėherė ofiq zyrtar, ajo ėshtė njė nga reformatoret sociale, tė cilėt citohen ende dhe sot.

2. Ayn Rand
Autore/filozofe

Pse Ayn Rand ėshtė figurė kaq kontroversale? Askush nuk mohon influencėn e saj. E lindur nė Rusi dhe dėshmitare e revolucionit sovjetik, ajo zhvilloi njė urrejtje tė thellė pėr komunizmin apo ēdo formė tjetėr qeverisjeje qė i mohonte individit tė drejtat e tij. Nė Shtetet e Bashkuara, ajo iu pėrkushtua shkrimit dhe novelave, nė tė cilat shtjellonte filozofinė e saj pėr objektivizmin. Objektivizmi bazohet nė njė pikėpamje shkencore pėr botėn, pėrdorimin e arsyes dhe tė drejtėn absolute tė individit pėr tė qeverisur veten. Asgjė nga kėto nuk duket jo koherente, por pėr ēudi Rand dhe puna e saj janė adhuruar dhe urryer nė tė njėjtėn kohė, pa ndonjė vlerėsim mė tė moderuar apo tė mesėm. Puna e saj ka influencuar ekonomistėt, bizneset dhe politikanėt.

3. Dorothy Hodgkin
Shkencėtare

Dorothy Hodgkin nuk ėshtė emėr i njohur jashtė botės sė shkencės. Pavarėsisht se emri i saj mund tė mos iu duket familjar, puna e saj ka revolucionarizuar biologjinė. Kristalografia me rreze X lejon strukturat molekulare tė zgjidhen pėrmes shpėrbėrjes sė rrezeve X. Nė dekada tė tėra pune, u ndryshua krejtėsisht teknika e vėzhgimit, derisa struktura e proteinave mund tė kontrollohej tėrėsisht. Ajo u nderua me ēmimin ‘Nobel’ pėr Kimi nė vitin 1964 pėr punėn e saj mbi shpėrbėrjen e molekulave biologjike. Biokimia e proteinave do tė ishte njė ide e pa mendueshme pa zhvillimin e kristalografisė tė rrezeve X.

4. Simone de Beauvoir
Autore/filozofe

Shkrimet e saj filozofike e kanė merituar vendin qė i ėshtė dhėnė Simone de Beauvoir-it nė qarqet akademike. Beauvoir dikur njihej vetėm si e dashura e Sartre-t, por tani konsiderohet si njė nga filozofėt mė me influencė nė filozofinė ekzistencialiste; ndėrsa shkrimet e saj janė shumė mė tė lexuara sesa ato tė idhullit tė saj. Beauvoir kundėrshton nocionin se pa njė zot gjykues ēdo gjė ėshtė e lejueshme; ajo thotė se pa njė zot qė na fajėson pėr veprimet tona, ne bėhemi tėrėsisht pėrgjegjės pėr kėto tė fundit. Kjo mundėson trajtim mė etik tė njerėzve.

5. Emmeline Pankhurst
Aktiviste pėr tė drejtat e grave

“Sa keq qė nuk lindi djalė”. Kėto ishin fjalėt e babait tė saj, kur Emmaline ishte e re. Qė nė moshė tė re, Emmeline ishte politikisht e vetėdijshme qė trajtohej ndryshe nga vėllezėrit e saj. Ajo u martua me Richard Pankhurst, njė jurist qė mbronte lirinė e fjalės, reformėn arsimore dhe tė drejtat e grave. Shtėpia e tyre u bė qendėr e politikės radikale, ndėrsa Emmeline themeloi Ligėn e Grave. Pas vdekjes sė Richard-it nė vitin 1897, Emmeline themeloi Unionin Social dhe Politik tė Grave. Ajo u fokusua nė aksionin direkt me qėllim avancimin e ēėshtjes pėr tė drejtėn e votės pėr gratė. Fjalimet dhe shkrimet, taktika qė mė pėrpara kishin dėshtuar, nuk u pėrdorėn nga Unioni. Nė vend tė tyre, ata morėn pjesė nė demonstrata, shkruan grafite, thyen dritare dhe lidhėn veten me zinxhirė nė shina. Shumė anėtarė u arrestuan, duke pėrfshirė Pankhurst-in dhe vajzat e saj, ēka solli dekretim tė ri tė kushteve tė burgjeve. Nė vitin 1918, u garantua e drejta e votės pėr gratė mbi 30 vjeē dhe Emmeline Pankhurst jetoi gjatė mjaftueshėm pėr tė parė arritjen e barazisė gjinore nė kėtė drejtim.

6. Rachel Carson
Ambientaliste

Rachel Carson ėshtė vlerėsuar pėr avancimin qė i ka dhėnė kauzės ambientaliste pėrmes librave tė saj dhe mė veēanėrisht pėrmes librit “Pranvera e heshtur”. Ky libėr dokumenton studimet e saj mbi efektet e pakontrollueshme tė pėrdorimit tė pesticideve. Ajo njihet gjithashtu pėr shpėtimin e shumė zogjve nga zhdukja, nė sajė tė vėrejtjeve qė ka shkruar lidhur me kėtė ēėshtje. Dėshmitė flasin pėr rolin e saj tė madh nė kėtė fushė, pavarėsisht se ka shumė debat nė qarqet ambientaliste lidhur me kėtė.

7. Rosa Parks
Aktiviste e tė drejtave civile

Njė natė dhjetori, nė vitin 1955, njė grua me ngjyrė po pėrpiqej tė shkonte nė shtėpi pas njė dite tė gjatė pune. Kur disa njerėz tė racės kaukaziane hynė nė autobus, ajo u detyrua tė lėrė vendin dhe tė shkojė tek autobusi pėr njerėzit me ngjyrė. Ajo refuzoi dhe u arrestua. Mė vonė, ajo mohoi qė refuzimi i saj kishte lidhje me faktin se ishte e lodhur fizikisht. “E vetmja lodhje e imja, ishte lodhja nga dorėzimi”, tha ajo. Arrestimi i Rosa Parks nuk ishte i pari i kėtij lloji, por shėrbeu si rast i mirė pėr tė risjellė nė vėmendje tė drejtat civile. Ditėn e ngjarjes, linja e autobusit nė fjalė bojkotoi shėrbimin, i cili zgjati njė vit, derisa veēimi i kėtij lloji nė autobus tė mos funksiononte mė. Pavarėsisht se ajo nuk ka qenė asnjėherė njė nga liderėt e mėdhenj tė lėvizjes pėr tė drejtat civile, ajo u bė njė ikonė qė foli gjithė jetėn pėr fundin e ndarjes raciale. Ajo u nderua me medalje nė vitin 1996.

8. Margaret Sanger
Aktiviste pėr kontrollin e lindjeve

Pėrpjekjet e saj pėr tė popullarizuar kontrollin e lindjeve kanė ndryshuar materialisht jetėn e grave mė shumė se sa ēdo grua e pėrmendur nė kėtė listė. Sanger kėrkoi qė pėr herė tė parė nė histori grave t’u jepej e drejta pėr kontrollin e riprodhimit. Ajo ishte infermiere dhe pa nga afėr efektet e abortit dhe vdekjet e shpeshta gjatė lindjes sė fėmijėve. Pėr kėtė arsye filloi tė shkruante kolonėn “Ja se ēfarė duhet tė dijė ēdo vajzė”. Kjo u konsiderua e pahijshme dhe ndaj saj u morėn masa. Ajo inspiroi Mary Stopes pėr tė filluar fushatėn mbi kontraceptivin nė Europė. Fushatat nė tė dy anėt e Atlantikut u fuqizuan dhe ligjet qė ndalonin informimin mbi kontrollin e lindjeve, u shfuqizuan. Sanger themeloi klinikėn pėr planifikimin familjar dhe nė moshėn e vonė ishte mbrojtėse e flakur e pėrdorimit tė kapsulės pėr tė kontrolluar lindjet.

9. Marie Curie
Shkencėtare

Sė bashku me bashkėshortin, Marie Curie zbuloi radiumin dhe poloniumin. Ishte gruaja e parė qė fitoi ēmimin ‘Nobel’, i vetmi person qė fitoi kėtė ēmim nė dy fusha, e para profesoreshė grua nė Sorbonne. Jeta e saj ėshtė frymėzuese. Pasi u diplomua nė Sorbonne, Curie nuk mundi tė gjente punė nė vendlindjen e saj, nė Poloni. Nė vitin 1895, ajo u martua me Pierre, njė nga bashkėpunimet shkencore mė tė suksesshme. Pasi u nderua me ēmimin ‘Nobel’, ajo u bė njė figurė e famshme pėr shkencėn dhe pėrdori influencėn e saj pėr tė themeluar kėrkimet mbi radioaktivitetin. Pėr fat tė keq, puna e gjatė me elementet radioaktivė dobėsoi shėndetin e saj dhe i shkaktoi vdekjen nė vitin 1934.

10. Indira Gandhi
Politikane

Asnjė listė pėr gratė mė tė rėndėsishme tė shekullit tė kaluar nuk mund tė jetė e plotė pa Indira Gandhin. Ajo ishte vajza e Kryeministrit tė Indisė dhe mori mbiemrin Gandhi pas martesės me Feroze Gandhi-n. Pasi shėrbeu nė qeveri si ministre pėr Informacionin, Indira Gandhi u propozua nga kongresi pėr tė zėvendėsuar Kryeministrin e sapo ndarė nga jeta. Kėshtu, ajo u bė Kryeministrja e dytė grua pas Kryeministres sė Sri Lankės. Kriza e parė e madhe me tė cilėn u pėrball ishte lufta indo-pakistaneze, qė nxiti lėvizjen e miliona refugjatėve. Ajo ndėrmori njė nismė pėr tė modernizuar Indinė, veēanėrisht agrokulturėn. Asnjė karrierė politike nuk ėshtė triumf i plotė dhe Indira Gandhi u largua nga posti pėr shkak tė akuzave pėr korrupsion. Ajo u rizgjodh Kryeministre nė vitin 1979 dhe drejtoi vendin, derisa u vra nga bodigardi i saj./T.O/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/4/2018, 12:35