Odise Roshi heroi i Shqipėrisė ndaj Sllovenisė!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Odise Roshi heroi i Shqipėrisė ndaj Sllovenisė!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 17/10/2012, 01:03

Odise Roshi heroi i Shqipėrisė ndaj Sllovenisė! Largea_odis891350422023

Shqipėria nė “Qemal Stafa” ka mposhtur Slloveninė me rezultat 1:0, nė ndeshjen xhiros sė katėrt tė Grupit E, e vlefshme pėr eliminatorėt e botėrorit “Brazili 2014”.

Pas dy humbjeve tė njėpasnjėshme, Shqipėria rikthen shkėlqimin. Ka qenė Odise Roshi, i cili nė minutėn e 36-tė, ka zhbllokuar rezultatin nė stadiumin kombėtar “Qemal Stafa” nė Tiranė. Mė parė nė zonė harkoi Emiliano Vila, ndėrkaq Rosi me kokė gjuajti fuqishėm pėr tė bėrė portierin i Interit, Handanovic tė kapitulloi. Nė tė vėrtet, Shqipėria ka qenė mė kėmbėngulėse gjata tėrė takimit, derisa ka rrezikuar vetėm pas dy minutave, kur Sadiku gjuajti pėr tė hedh nė sprovė portierin slloven. Edhe nė minutėn e 15-tė, kuqezinjtė kanė rreizkuar, me anė tė Bulkut i cili me gjysmė-volej e rrezikoi portėn rivale. Ndėrkaq nė gjysmėlojėn e dytė, Vila (47’) e Roshi (63’), reaguan mirė por qė ishin tė pafat nė konkretizimi. Ndėrkaq sllovenėt u munduan qė me gjuajtje nga distanca tė kėrkojnė golin barazimit, siē ishte gjuajtja e Miliqiqit, nė minutėn e 52-tė. por portieri, Etrit Berisha, i cili pėrfitoi nga gabimet e Samir Ujkanit, nga ndeshja e kaluar, qė u la nė stol, ka lėnė pėrshtypje tė njė portieri tė pjekur edhe pse ėshtė vetėm nė fillim tė karrierės.

Pėr kėtė takim, pėrzgjedhėsi, De Biasi pos Berishės, bėri edhe disa ndryshime tjera duke vėnė nė fushė nga minuat e parė edhe Agollin, Likėn e shėnuesin e vetėm tė takimit, Roshi. Zgjedhje kėto qė dolėn tė qėlluara. Pas kėsaj ndeshje, Shqipėria arrin kuotėn e gjashtė pikėve dhe ende mbetėt nė garė pėr njė vend qė dėrgon Brazil pas dy vitesh.

Kėtė radhė drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit kishin lejuar qė hyrja nė stadium tė jetė falas, pėr shkak tė interesimit jo tė madh pėr tė ndjekur kėtė takim. Megjithatė mė pas atmosfera nė tribuna ėshtė ndezur dhe nuk ka qenė i vogėl numri i atyre qė kanė pėrkrahur heronjtė kuqezi nė fushėn e lojės. Tė cilėt sėrish ėshtė dashur t’i pėrshtaten kushteve tė vėshtira atmosferike, pasi thuajse pėr gjatė tėrė takimit shiu nuk ka ndaluar nė Tiranė. /BS/




E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:02