Femra llafazane? Nuk eshte e vertete!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Femra llafazane? Nuk eshte e vertete!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 11/10/2012, 22:21



Jane vetem 546 fjale qe i ndajne femrat nga meshkujt. Dikush mund te thote qe ato jane vendimtare, por matematika nuk eshte as ideologji e as politike: zonjat artikulojne ne dite vetem 546 fjale me shume ne krahasim me meshkujt. Nje grup psikologesh nga Universiteti i Teksasit dhe Arizones ka shqyrtuar regjistrimet e debateve te 400 studenteve, gjysma meshkuj e gjysma femra, te periudhes nga viti 1998 deri ne 2004. Regjistrimet jane realizuar fale nje aparati te vecante te mbajtur nga pjesemarresit, i cili hynte ne funksion ne menyre te papritur. Duke bere nje llogaritje te zakonshme, femrat qendrojne me perpara se sa meshkujt, me 16215 fjale kundrejt 15669 te meshkujve. Por, sipas statistikave, kjo diference nuk mund te jete perfundimisht domethenese.

Rezultate te kenaqshme jane vene re edhe nga nje individ te tjetri, meshkuj e femra: personi me elokuent ka folur gjate nje dite 47 mije fjale, ndersa me i spikaturi arrin te “llomotise” dicka me shume, ose me pak se 500 fjale. Nese meshkujt mund te mbeten te mahnitur nga rezultatet e publikuara nga studimi i amerikaneve, grate mbeshtesin faktin se bisedat e tyre per veshjet, femijet, kuzhinen, dashurine, korrespondojne pak a shume me futbollin, makinat dhe motoret, palestren, futbollin, kompjuteret dhe elektroniken, futbollin…

Sigurisht qe ceshtja nuk eshte vetem numerike. Kerkimi i publikuar ne revisten “Shkenca” godet nje teori ne vecanti dhe disa te tjera ne pergjithesi. Libri i neuropsikiatres kaliforniane, Ljuen Brajzedin (Louann Brizedine), “Truri femeror”, ka ndezur shume debate pas publikimit te tij. Ai pohon se truri i nje femre dhe truri i nje mashkulli ndryshojne shume nga njeri-tjetri per shkak te aktivitetit te ndryshem hormonal. Progesteroni dhe testosteroni jane elementet baze te sjelljes dhe identitetit, me te gjitha pasojat e mundshme. Per shembull, impulset e adoleshenteve, si pasioni per mesazhet, apo per te bere shoping, terheqja per kukullat, apo ajo per makinat, mendimi per seksin, te gjitha keto mund te shpjegohen me kete fakt. Per neuropsikiatren, femrat flasin trefish me shume ne krahasim me meshkujt, 20 mije kundrejt 7 mije fjaleve dhe ky eshte nje tipar biologjik. Per femrat, te folurit shume eshte nje clirim stresi dhe u jep nje kenaqesi te madhe fizike, ashtu sic japin drogat. Pra, le te sqarojme nje fakt te rendesishem: e folura eshte nje tipar qe natyra ia ka dhuruar femres. Kete e di mire ish-rektori i Harvardit, Laurens Samers (Lawrence Summers), i cili rrezikoi vendin e punes sepse u shpreh qe femrat jane aq pak te zonjat per te perballuar shkencen, saqe ne fushen akademike kane shume pak sukses. “Per vite me radhe jam ndare mes ideve te mia politike dhe atyre qe na thote shkenca. Por shpresoj vertet qe femrat ta perceptojne boten ndryshe nga meshkujt dhe nese bejne kujdes mund te marrin vendime mjaft te mira se si ta drejtojne jeten”, eshte shprehur neuropsikiatria per revisten “Newsweek”.

Perballja e kerkime

Universiteti i Teksasit dhe Arizones
(korrik 2007)

Fjalet e shqiptuara cdo dite nga nje grua jane 16215, nga nje burre jane 15669

Kampioni:

400 studente (gjysma meshkuj dhe gjysma femra)

17 ore ne dite biseda te regjistruara per periudha nga 2-10 dite

Ljuen Brajzedin

“Truri femeror”, 2006

Fjalet e shqiptuara cdo dite nga nje burre jane 7 mije, nga nje grua 20 mije

Diferenca ndermjet materieve gri mes burrit dhe gruas varet nga hormonet seksuale

Ne krahasim me meshkujt, femrat jane me te lirshme ne prodhimin e emocioneve.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 10/12/2018, 09:27