Surprizat na lėnė gjithmonė gojėhapur!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Surprizat na lėnė gjithmonė gojėhapur!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 24/9/2012, 06:27



Pasi shpiku teleskopin, Galileo e ktheu drejt qiellit dhe… surprizė! Ai vrojtoi se rreth Jupiterit rrotulloheshin katėr objekte tė vogla, kur dihej se tė gjithė trupat qiellorė silleshin rreth Tokės. Kėshtu, vrojtimi i papritur ēoi nė krizė teorinė e Ptolemeut (me Tokėn nė qendėr tė gjithēkaje) dhe burgosi Galileon, sepse nė atė kohė surprizat nė fushėn e shkencės nuk ēmoheshin shumė, pasi rrezikonin qė tė minonin bindjet fetare. Nga ana tjetėr, siē kujton historiani i shkencės Thomas Kuhn, “shumė zbulime tė rėndėsishme lindin nga marrja nė konsideratė e njė anomalie”. Ndaj duhet tė kesh aftėsinė qė ta lėsh veten tė tė habisė: “serentipitą”, ose zbulimi i diēkaje tė papritur, ndėrkohė qė po sheh diēka krejt tjetėr, kėrkon medoemos fleksibilitetin nė mėnyrė qė tė tėrhiqesh nga surpriza. Pėr shembull, Aleksander Fleming harroi tė pastronte disa kultura bakteriale mbi tė cilat po punonte dhe pas kthimit nga pushimi vuri re se ishin sulmuar nga njė myk i llojit “Penicillium”. Fleming u ēudit shumė, por pas njė studimi zbuloi vetitė antibiotike tė penicilinės.

Pėr tė shijuar deri nė fund surprizėn, jemi tė gatshėm qė tė paguajmė ēokollatėn e “Kinder”-it deri nė 300% mė shumė
Tru i programuar

Pėr tė kuptuar rėndėsinė e atij myku duhej njė gjeni, por sot njeriu do ta kuptonte se kishte ndodhur diēka e papritur. Truri ynė ėshtė krijuar pėr t’u aktivizuar para gjėrave tė reja, njė aftėsi tė cilės i atribuojmė edhe suksesin tonė si specie. Mendoni pėr shembull pėr njė shėtitje qė bėni ēdo ditė: a do tė ishit nė gjendje tė thoshit se ē’ngjyrė ka pallati i tretė nė tė djathtėn tuaj? Natyrisht qė jo, por mjafton qė tė pritet njė pemė pėr tė na tėrhequr vėmendjen se diēka ka ndryshuar dhe pėr t’u informuar. E njėjta gjė vlen edhe pėr tingujt: nuk i vėmė re zhurmat e vazhdueshme mjedisore, siē ėshtė ajo e frigoriferit, por arrijmė t’i shquajmė.

E njėjtė pėr tė gjithė

Aftėsia pėr t’u surprizuar daton qė nė kohėrat e hershme. Qė tri javė pas lindjes, foshnjat fillojnė tė reagojnė ndaj gjėrave tė reja: nėse pėr tri javė janė mėsuar me tė njėjtat figura gjeometrike, zemra fillon t’u rrahė mė shpejt kur shohin diēka tė re. Emocioni i surprizės ėshtė konsideruar nga psikologėt amerikanė njė nga 6 ndjenjat e rėndėsishme (bashkė me trishtimin, inatin, lumturinė, frikėn dhe neverinė). Kėto lloj ndjesish, ose emocionesh janė identike nė ēdo kulturė njerėzore. “Emocionet e tjera ndikohen nga kultura dhe rrjedhin nga kombinimi i dy ose mė shumė emocioneve primare: pėr shembull xhelozia ėshtė njė pėrzierje inati dhe trishtimi”, shpjegon Valentina d’Urso, docente e psikologjisė sė pėrgjithshme nė Universitetin e Padovas. Njė studim tjetėr i Universitetit Vanderbilt ka treguar se surprizat na “verbojnė” ndaj gjėrave tė tjera: stimujt e papritur thithin totalisht vėmendjen tonė, madje aq sa nuk na lejojnė mė tė mbledhim tė dhėna tė tjera nga mjedisi pėrreth.

Nga arti te poezia

Edhe arti vetė arrin tė jetė stimulues, na emocionon, na lė pa fjalė. Pėr kėtė arsye dizajni ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė formave tė pazakonta. Sot riprodhimi identik i njė fytyre ose i njė mjedisi nuk na habisin mė, ndaj artistėt kanė filluar tė zgjedhin rrugė gjithnjė e mė pak figurative. Arti i viteve 1900 nga fytyrat e thyera tė Pikasos, tek orėt e zbutura tė Dalisė, ka gjetur mėnyra tė tjera pėr tė na befasuar. E njėjta gjė vlen edhe pėr poezinė. Ėshtė poeti ai qė duhet ta mrekullojė lexuesin nė fund.

Biznesi i tė papriturės

Kėnaqėsia e tė papriturės po shfrytėzohet edhe nga biznesi. Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet qė reklamat po krijojnė efekte shokuese. Edhe marketingu ka filluar tė “gudulisė” kuriozitetin me dhurata, qė si gjithmonė nuk u dihet pėrmbajtja: pėr shembull suksesi i vezėve “Kinder” lindi me idenė pėr t’i habitur konsumatorėt. E meqenėse jemi te veza, kush nga ne do ta refuzonte atė qė pėrveē shijimit tė asaj pak ēokollate, tė mos provonte fatin se ēfarė do tė fitonte?

E di tė fundit?

Pa surprizat as humori nuk do tė ekzistonte: ēdo barsoletė, nga ajo mė vulgare te mė e ftohta, nė fund na bėn qė tė qeshim. Humori ynė shtohet mė shumė kur njė batutė ėshtė e papritur, na bėn qė t’i shohim gjėrat krejtėsisht ndryshe. Problemi ėshtė se surpriza ėshtė emocioni mė i shkurtėr qė ekziston. Zgjat vetėm njė sekondė. Menjėherė pas saj truri fillon tė analizojė ngjarjen dhe nė bazė tė rezultateve, kalon te njė emocion tjetėr, qė mund tė jetė lumturia, frika, trishtimi…

Emocionet bazė janė 6: trishtimi, inati, lumturi, frika, neveria dhe… surpriza!

Personat qė bėjnė dhurata duan t’i lėnė gojėhapur ata qė ua dhurojnė. Cili prej nesh nuk ka pranuar njė surprizė? Dhuratat na pėlqejnė tė gjithėve. /albeu/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 25/5/2018, 14:55