10 ushqimet mė tė shtrejta nė botė!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje 10 ushqimet mė tė shtrejta nė botė!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 23/9/2012, 22:41



Sa para jeni tė disponuar tė shpenzoni pėr tė shijuar njė darkė luksoze? Gjithsesi, tė paktė janė ata qė do tė shpenzonin 4.200 dollarė pėr njė picė, apo 15.000 dollarė vetėm pėr njė pjepėr.

Lista qė po ju paraqesim mė poshtė, pėrfshin ushqimet mė tė shtrenjta qė mund tė blejė dikush, si dhe pjatat mė tė shtrenjta qė janė servirur ndonjėherė:

Kėrpudha Matsutake – 2.000 dollarė/kg
Kėto kėrpudha, qė janė shumė tė preferuara nė Japoni, janė shumė tė rralla. Pikėrisht ky fakt pėrcakton edhe ēmimin e tyre. Prodhimi i tyre kufizohet nė mė pak se 1.000 tonė nė vit, pėr shkak tė sėmundjeve tė pemėve 50 vitet e fundit.

Ēmimi i kėtyre kėrpudhave mund tė shkojė deri nė 2.000 dollarė pėr kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarė pėr kg.

Bagel e hotelit Westin Hotel nė Nju Jork – 1.000 dollarė
Ky ushqim qė “mban firmėn” e Frank Tujague, ėshtė mė i shtrenjti qė mund tė jetė shitur ndonjėherė. Arsyeja ėshtė se si garniturė ėshtė pėrdorur krem djathi prej truffle (zhardhok kėrpudhe), por edhe pėrbėrės tė tjerė tė shtrenjtė.

Omeleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarė
Kjo omėletė servilet si mėngjes nė restorantin “Norma’s” (pronari i tė cilit ėshtė shqiptar) qė ndodhet nė hotelin “Le Parker Meridien” nė Nju Jork. Pėrbėrėsit e saj janė vezė, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga.

Bėrxolla prej mishi Wagyu – 2.800 dollarė
Ky lloj mishi viēi prodhohet nė Japoni, kryesisht nė krahinėn Hyogo. Kėtyre kafshėve (wagyu) u jepen birra, ndėrkohė qė u bėhet edhe masazh nga njerėzit! 150 gr fileto mishi nė Japoni kushtojnė rreth 50 dollarė, por nė Craftsteak tė Nju Jorkut, njė bėrxollė rib eye nė party speciale shėrbehet, vetėm nėse klienti paguan 2.800 dollarė!

Samundari Khazan (Thesar deti) – 3.200 dollarė
Njė restorant indian nė Londėr, pėr tė festuar qarkullimin nė DVD tė filmit tė vlerėsuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi qė tė krijonte njė pjatė me pėrbėrėsit mė tė shtrenjtė qė mund tė gjente. Kėshtu, “Samundari Khazan” pėrmban gafore, truffle tė bardhė (zhardhok kėrpudhe), domate tė mbushur me havjar Beluga dhe ėshtė e zbukuruar me gjethe ari!

Picė “Pizza Royale 007” – 4.200 dollarė
Ėshtė njė krijim i shefit tė kuzhinės Domenico Crolla, qė pėrfshin karavidhe nė konjak, havjar me shampanjė, salmon tė tymosur nga Skocia, proshutė dhe balsam tė vjetėr. Kjo picė shėrbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari. Nė fakt, nuk u preferua shumė, ndaj shefi e nxori nė ankand nė eBay dhe siē deklaroi, paratė u pėrdorėn pėr bamirėsi.

Shalqi Densuke – 6.100 dollarė
Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetėm nė ishullin Hokkaido qė ndodhet nė Japoninė veriore. Nga vjeljet e vitit 2008 u morėn vetėm 65 shalqi tė tillė. Kėshtu justifikohet ndoshta, ēmimi i njė prej tyre qė peshoi 7.7 kg dhe kushtoi 6.100 dollarė.

Pjepri Yubari – 15.000 dollarė
Pjeprat Yubari King prodhohen nė serat e Yubari, qė ndodhen nė njė qytet tė vogėl tė Japonisė, qė quhet Hokkaido. Bėhet fjalė pėr njė hibrid tė dy llojeve pjepri. Nė ankandin e vitit 2008, u shitėn pėr 2.5 milion yen.

Havjar Beluga (lloj Almas) – 25.000 dollarė/kg
Havjari Beluga ėshtė njė lloj havjari qė vjen nga Irani dhe quhet “Almas” (diamant). Bėhet fjalė pėr njė lloj shumė tė rrallė, qė ėshtė edhe havjari mė i shtrenjtė nė botė. Ngjyra e tij ngjason me atė tė margaritarit dhe shija e tij ėshtė cilėsuar si shumė e hollė.

Truffle tė bardha (zhardhok kėrpudhe) – 2.000 me 4.500 dollarė/kg (ēmim – rekord 330.000 dollarė)
Zhardhoku i bardhė i kėrpudhave, apo i quajtur ndryshe Alba madonna, gjendet nė Itali dhe ėshtė mė i reklamuari, pranė qyteteve Alba dhe Asti. Gjatėsia e tij shkon deri nė 12 cm ndėrsa si peshė, mund tė shkojė deri nė 500 gr.

Edhe pse ēmimi i kėtij zhardhoku shkon rreth 2.000 – 4.500 dollarė pėr kg, nė dhjetor tė vitit 2007, Stanley Ho, pronare kazinoje, pagoi 330.000 dollarė pėr njė zhardhok qė peshonte 1.5 kg dhe u gjend nga Luciano Savini dhe qeni i tij, Rocco!/albeu/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 19/10/2018, 08:22