LETRA E HAPUR E GRANIT XHAKES….!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje LETRA E HAPUR E GRANIT XHAKES….!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 19/9/2012, 12:30

LETRA E HAPUR E GRANIT XHAKES….! 534324_508805095814718_1097829856_n-300x168

Tė nderuar shqipetarė dhe Tifozė Kuq e Zi!

Marr shkas pėr t’ju drejtuar te gjithė sportdashėsve anembanė trojeve shqiptare me kėtė letėr tė hapur, pasi para dhe pas ndeshjes sė fundit, qė pėr fat tė keq isha kundėrshtar me skuadrėn e kombit tim, ėshtė hapur njė luftė e paprecedent kundėr personit tim dhe bashkėlojtarėve tė mi nga disa media tė veēuara sportive dhe opinioniste, por mė shumė nga vetė Z. Armando Duka , qė ėshtė edhe fajtori pėr humbjen e shumė talenteve kuq e zi.

Pėr kėtė arsye mendova t’ju drejtohem me njė letėr tė hapur tė gjithėve ju, tė cilėt nuk e njihni tė vėrtetėn dhe historinė time.

Qė kur kam vendosur tė luaj futboll pėr mua ka patur vetėm njė ėndėrr dhe ideal: “pėrfaqėsimi i ngjyrave tė kombit tim”, do tė ishte dhe ėshtė ndėr dhe krenari pėr mua, ashtu si pėr cdokėnd besoj, tė luaja krah bashkatdhetarėve tė mi e pėr mė tepėr pėr ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kerkesės e mė pas refuzimi i vazhdueshėm nga FSHF (pa c’ka pėrpjekjeve tė panumėrta tė miat dhe familjes sime pėr tė veshur fanellen kuq e zi), mė shtynė drejt skuadres kombėtare tė Zvicrės kėrkesat e sėcilės si pėr ironi nuk rreshtinin.

Mė duhet tė theksoj dhe t’ja bėj tė ditur gjithkujt, e mbi tė gjithėve juve tifoza kuqezi, tė cilėt jeni mė besnikėt e kombėtares Shqipėtare, se unė dhe familja ime kemi dashur gjithmonė vetėm kombėtaren tonė, KOMBĖTAREN KUQ E ZI. Kemi qėnė, Jemi dhe Do tė Jemi pėrjetėsisht krenarė mbi prejardhjen tonė, e unė do tė vazhdoj tė lartėsoj emrin tim gjithmonė nė funksion tė ATDHEUT tim.
Kam dalė pėrherė ballhapur dhe krenarė duke deklaruar prejardhjen time dhe do tė vazhdoj ta bėj deri nė fund tė jetės.

Shqipėria ka talente tė mėdha kudo nėpėr botė, dhe unė uroj me gjithė zemėr qė me ta mos tė ndodhi ajo qė ndodhi me mua, qė nė njė kohė kur unė kėrkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, mė sprovonte duke mė vėnė pėrballė pengesave tėrėsisht tė panevojshme e mbi tė gjitha dashakeqe. I vendosur pėrballė refuzimit tė vet dhe vetėm FSHF (as FIFA nuk ka qėnė pengesė qė unė tė vishesha kuq e zi) dhe presionit pėr tė marrė njė vendim, mu desh tė vendosesha nė radhėt e kombėtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatė ju garantoj se nė cdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombėtare.

Mbare pupulli shqipetar duhet te dije se uen Granit Xhaka, sicē disa me akuzojne tradhetar jam biri i nje te burgosuri politik i cili vuajti neper burgjet e serbise vetem e vetem te behet shqiperija etnike dhe sju tremb as burgut e as lufes , kur ishta fjlaa per Shqiperine.Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prinderit e mij me frymen e patriotizmit dhe me atdhedashurine per kombin shqipetar. Me kane mesuar se si te respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe une jam krenar qe jam Shqiptar qe e kam thene e them dhe kudo qe do jem do ta them me krenari

Garantoj qė do jem njė ambasador i popullit shqiptar kudo nė botė dhe do tė mbroj tė drejtat e popullit tim nė cdo moment.

Nuk mė duket aspak e arsyeshme qė kėto ditė disa media te shkruara sportive kanė hedhur baltė mbi emrin tim. Nėse disa individe tė caktuar kanė mision pėrēarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka pėr tė ndodhur kurrė dhe asnjė s’do t’ja arrijė qė mua tė mė pėrdorė pėr tė futur pėrcarjen.
Kudo ku kam qėnė dhe kudo ku do jem do tė mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atė tė Kosovės. Nė prezantimin tim nė Gjermani ku duhej tė kėndoja njė kėngė kėndova hymnin e kombėtares kuq e zi.

Nuk dua qė interesa personale tė individeve tė caktuar tė njollosin kombėtaren dhe pėr mė keq tė fusin pėrēarjen apo ta ushqejnė atė. Unė personalisht do tė angazhohem qė njė fenomen i tille tė mos ekzistojė kurre mė nė kampin kuqezi.

Ne jemi njė KOMB, kemi njė FLAMUR dhe unė Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPĖRI (ALBANIA) dhe do jem njė, mbėshtetje pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen.

Me nderime dhe respkete pėr tė gjithė, nga Granit Xhaka dhe familja!



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/8/2019, 00:16