Torte me kos dhe me luleshtrydhe!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Torte me kos dhe me luleshtrydhe!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 29/5/2012, 15:10

Torte me kos dhe me luleshtrydhe! Images

Sot po iu prezatojme kete torte te shijshme me luleshtrydhe. Ka nje arome teper te kendeshme dhe eshte e lehte, pasi permban kos dhe shume pak gjalp. Mund ta pregatisni bashke me femijet tuaj nese deshironi ne nje dite te diele, apo ne festen e te dashuruarve duke e dekoruar me shume luleshtrydhe dhe krem pana ne siperfaqe. Ne kete rast, shoqerojeni me nje gote vere te bardhe te embel e cila i pershtatet mrekullisht!

Perberesit per 1 torte mesatare

200gr miell
100gr sheqer
200gr kos te bardhe te trashe e kremoz (ose kos me luleshtrydhe)
200gr luleshtrydhe
3 veze
1 luge gjalp
1 bustine pluhur pjekes
lekuren e 1 limoni
pak kripe

Lajme dhe presim pergjysme luleshtrydhet duke i ndare ne dy pjese: njeren pjese do t’ia shtojme brumit te tortes, ndersa me pjesen tjeter do te kryejme zbukurimin e saj ne fund.

Ne nje ene te thelle vendosim sheqerin, shtojme vezet nje nga nje dhe duke i perziere te gjitha me luge druri shtojme pak nga pak miellin, pluhurin pjekes, kosin e bardhe (ose me luleshtrydhe), lekuren e grire te limonit dhe pak kripe. Se fundi, shtojme dhe luleshtrydhet e prera ne copa te vogla duke vazhduar perzierjen derisa te formohet nje mase homogjene.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje stampe te rrumbullaket per torta (nese e pregatisim kete torte per festen e Shen Valentinit, mund te perdorim edhe nje stampe ne forme zemre) dhe hedhim ne te brumin e perftuar. E vendosim torten per tu pjekur ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta (bejme proven e pirunit). Kur embelsira te jete gati, e leme te ftohet pak caste, e heqim nga stampa dhe siperfaqen e saj e lyejme me pak kos duke e zbukuruar me pjesen e mbetur te luleshtrydheve te prera ne feta. Per nje variant me pak te lehte, por me te shijshem, ne vend te kosit, e lyejme siperfaqen me pana per embelsira. (TRYEZA)



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/4/2019, 06:50