FIFA pėrjashton Shqipėrinė

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje FIFA pėrjashton Shqipėrinė

Mesazh nga LePuRuShJa prej 15/3/2008, 23:13

FIFA ka pezulluar pa afat nga tė gjitha aktivitetet futbollistike ndėrkombėtare Shqipėrinė, pas pėrplasjes mes Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Komiteti Ekzekutiv i kėtij institucioni, nė mbledhjen e tij tė djeshme ka vendosur masėn ekstreme ndaj futbollit shqiptar, qė tani e tutje do tė qėndrojė jashtė aktiviteteve ndėrkombėtare. Me pak fjalė, do tė thotė fund i top-kėmbės, duke qenė se ai nuk mund tė luhet vetėm brenda vendit. Faksi i dėrguar mbrėmė nė adresė tė FSHF-sė, i firmosur nga sekretari i pėrgjithshėm i FIFA-s Zherom Valke, shkruan se “FSHF nė dy vitet e fundit ėshtė bėrė objekt i ndėrhyrjeve tė shpeshta tė qeverisė nė punėt e saj tė bren-dshme”. “Kėtu pėrfshihet auditimi, fushata shpifėse ndaj presidentit tė Federatės pėr shitje ndeshjesh e bėrė nga ministri nė detyrė i sporteve dhe refuzimi i firmosjes sė Statutit tė kėtij institucioni, nė mėnyrėn e aprovuar mė parė nga FIFA dhe UEFA”, shkruhet nė faksin e ardhur dje pas mbledhjes sė Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s. “Ministria e Sporteve ka cėnuar pavarėsinė e marrjes sė vendimeve nga FSHF, duke mos marrė parasysh paralajmėrimet e bėra nga FIFA dhe UEFA me anė tė letrave tė mėparshme”, thuhet mė tej nė faksin e sekretarit Zherom Valke. Ky faks ka mbėrritur dje rreth orės 19.30 nė zyrat e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe i adresohej sekretarit tė pėrgjithshėm Arben Bici. Fuqia e tij pezulluese mund tė ndryshojė vetėm me njė vendim tjetėr tė Komitetit Ekzekutiv, por pasi shteti shqiptar tė ketė plotėsuar kushtet.

Dėnimi

FIFA pati bėrė tė ditur qė nė fund tė muajit shkurt se deri nė datėn 14 mars duhej tė plotėsoheshin tė tre kushtet e bėra tė ditura prej saj dhe qė lidheshin me firmosjen e Statutit, me provimin e akuzave ndaj presidentit Duka si edhe me tėrheqjen e auditimit. Por, njė gjė e tillė nuk ndodhi dhe vetėm dy ditė mė parė, drejtoresha e sporteve nė Ministri, Violeta Shqevi, deklaroi se ky institucion i pati plotėsuar kushtet e vendosura nga FIFA. Njė gjė e tillė megjithatė nuk ėshtė marrė parasysh dhe nė mbledhjen e djeshme tė Komitetit Ekzekutiv ėshtė vendosur pezullimi pa afat nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare i Federatės Shqiptare tė Futbollit. Njė gjė e tillė do tė thotė se Shqipėria nuk do tė mund tė luajė nė eleminatoret e kampionatit botėror tė vitit 2010, ndėrsa klubet nuk do tė kenė mundėsi tė marrin pjesė nė Kupat e Evropės nė muajt e verės. Gjithashtu, nuk do tė mund tė luhet as miqėsorja me Moldavinė mė 26 mars. Sigurisht qė e gjithė kjo do tė krijojė njė presin tė madh mbi MTKRS-nė, ndonėse dje ministri Pango nuk preferoi tė bėnte komente. Kreu i FSHF-sė Duka e quajti shumė tė rėndė vendimin, por nga ana tjetėr, tė drejtė, duke parė sesi ishte duke shkuar ky konflikt qė tashmė ka mė shumė se tre vjet qė ka nisur.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:12