Disa fakte te vecanta per Vatikanin!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Disa fakte te vecanta per Vatikanin!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 6/4/2012, 15:43

Disa fakte te vecanta per Vatikanin! Images

Aty ku ra njė perandori, u ngrit njė tjetėr perandori.

Por nėse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytė ishte njė perandori shpirtėrore. Cila ėshtė historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i tė cilit nė sferėn ndėrkombėtare s’krahasohet aspak me masėn e tij territoriale.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndėrtimin e cirkut nė kėtė zonė, i cili u pėrfundua mė pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, pėr tė dekoruar cirkun e tij dhe ėshtė mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonė u bė pjesė e martirizimit tė shumė tė krishterėve pas zjarrit tė madh tė Romės nė vitin 64.

Ky ėshtė vendi ku u kryqėzua dhe Shėn Pjetri. Pėrballė cirkut ishte njė varrezė e ndarė nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganė tė tė gjitha llojeve u ndėrtuan dhe qėndruan aty deri pėrpara ndėrtimit tė Bazilikės Konstantiniane tė Shėn Pjetrit nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrt. Mbetjet e kėtij nekropoli tė lashtė kanė dalė nė dritė nė mėnyrė sporadike, gjatė rinovimeve tė ndryshme nga papė tė ndryshėm nėpėr shekuj, me frekuencė mė tė lartė gjatė Rilindjes, deri sa nisėn gėrmimet sistematike me urdhėr tė Papa Piut XII nga viti 1939-1941. Nė vitin 326, kisha e parė, Bazilika Konstantiniane u ndėrtua nė zonėn, ku arkeologėt e shquar italianė pranojnė se ėshtė varri i Shėn Pjetrit.

Qė atėherė, zona filloi tė bėhej mė e populluar, por mė sė shumti nga shtėpi tė lidhura me aktivitetin e Shėn Pjetrit. Njė pallat qė filloi tė qeveriste rajonet pėrreth dhe nėpėrmjet strukturės papnore qeverisnin njė pjesė tė madhe tė gadishullit italian pėr mė shumė se njė mijė vjet, deri nė mesin e shekullit tė 19-tė, kur pjesa mė e madhe e shteteve papnore u formuan mbretėrinė e re tė Italisė. Nė kėtė kohė, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papėve, por pallati “Lateran” dhe mė vonė ai “Quirinal”, ndėrkohė qė rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte nė Avinjon, Francė.

Nė vitin 1870, zotėrimet e papės u pėrballėn me njė situatė tė pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, tė cilat kishin bashkuar pjesėn tjetėr tė Italisė. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papės konsiderohej si “Ēėshtja Romake”. Ato nuk shqetėsoheshin nė pallatin e tyre dhe kishin njė farė statusi, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė dėrguar dhe pritur ambasadorė. Por ato nuk e njihnin tė drejtėn e mbretit italian pėr tė qeverisur nė Romė dhe refuzuan tė largoheshin nga Vatikani derisa ēėshtja u zgjidh, nė vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin nė rang ndėrkombėtar Selinė e Shenjtė, si njė njėsi sovrane. Nė praktikė, Italia nuk bėri asnjėherė pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė ēėshtjet e Selisė sė Shenjtė, brenda mureve tė Vatikanit. Sidoqoftė, shumė prona tė kishės nė vende tė tjera u konfiskuan, duke pėrfshirė dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papės.

Papa Pio IX, udhėheqėsi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur nė Vatikan”. Kjo situatė u zgjidh mė 11 shkurt 1929 ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Mbretėrisė sė Italisė. Traktati u nėnshkrua nga Benito Mussolini, nė emėr tė mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si pėrfaqėsues i Papa Pio XI. Traktati pėrcaktonte pavarėsinė e Shtetit tė Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special nė Itali. Nė vitin 1984, njė marrėveshje e re mes Selisė sė Shenjtė dhe Kishės modifikoi disa kushte tė vjetra, duke pėrfshirė pozicionin e katolicizmit si besim shtetėror nė Itali.

Sistemi politik

Qeveria e Vatikanit ka njė strukturė unike. Papa ėshtė sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, njė trup kardinalėsh tė caktuar nga Papa, pėr njė periudhė pesė-vjeēare. Pushteti ekzekutiv ėshtė njė duart e presidentit tė kėtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm dhe Zėvendėsekretari i Pėrgjithshėm. Marrėdhėniet e jashtme tė shtetit i janė besuar Sekretariatit tė Selisė sė Shenjtė dhe shėrbimit diplomatik. Sidoqoftė, papa ka pushtet tė plotė ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqėsor mbi Vatikan. Ai ėshtė aktualisht i vetmi monark absolut nė Evropė. Gjithashtu, ka departamente specifike qė merren me shėndetėsinė, sigurinė dhe telekomunikacionin.

Marrėdhėniet diplomatike

Vatikani ėshtė njė territori i njohur kombėtar sipas ligjit ndėrkombėtar, por ėshtė Selia e Shenjtė qė kryen aktivitetin e marrėdhėnieve diplomatike nė emėr tė tij. Vatikani, thuajse nuk ka shėrbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja nė Selinė e Shenjtė janė tė vendosura nė qytetin e Romės. Influenca e madhe nė ēėshtjet botėrore ėshtė nė pėrpjesėtim krejtėsisht tė zhdrejtė me masėn fizike tė Vatikanit.

Ekonomia

Ekonomia unike, jo komerciale mbėshtetet financiarisht nga kontributet e katolikėve nė gjithė botėn, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave pėr vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Tė ardhurat dhe standardet e jetesės sė punonjėsve janė tė krahasueshme, ose disi mė tė mira se ato tė homologėve tė tyre qė punojnė nė qytetin e Romės. Vatikani ka gjithashtu bankėn e tij “Istituto per le Opere di Religione”.

Popullsia dhe gjuhėt

Thuajse gjithė banorėt e Vatikanit jetojnė brenda mureve tė Vatikanit ose shėrbejnė nė ambasadat e Selisė sė Shenjtė nėpėr botė. Popullsia e Vatikanit pėrbėhet nga dy grupe: kleri, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė nė shėrbimin e Selisė sė Shenjtė dhe disa zyrtarė tė shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijė punėtorėve, tė cilėt pėrbėjnė forcėn punėtore tė Vatikanit jetojnė jashtė Vatikanit dhe janė shtetas italianė pėrgjithėsisht. Si rezultat, gjithė banorėt e Vatikanit janė katolikė. Vatikani nuk ka asnjė gjuhė zyrtare. Nė legjislacion dhe komunikim zyrtar pėrdoret gjuha italiane. Nė Gardėn Zviceriane pėrdoret gjuha gjermane, ndėrkohė qė faqja zyrtare e internetit tė Vatikanit ėshtė nė italisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:57