Ja cilat jane shenjat qe tregojne se: ai eshte "princi yt i kalter"

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122997
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260996
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Ja cilat jane shenjat qe tregojne se: ai eshte "princi yt i kalter"

Mesazh nga LePuRuShJa prej 15/3/2012, 15:15



Pajtohemi, dashuria ndonjėherė ėshtė e verbėr, por ekzistojnė disa tregues tė sigurt qė vėrtetė ke pasur fat, dhe, tė shėrbehemi me terminologjinė nga pėrrallat, e ke gjetur princin tuaj, dhe jo bretkosėn.

Natyrisht nuk ėshtė e lehtė t’i zbuloni kėto shenja dhe pėr to nevojitet kohė. Edhe pse nė lidhjet e dashurisė nuk ka rregulla ashpėr tė definuara, por ne do t’ua kujtojmė disa tregues tė cilėt tregojnė, nėse nuk je e sigurt, qė je nė rrugė tė mirė.

E respektoni njėri-tjetrin

Ky ėshtė njėri nga treguesit mė tė rėndėsishėm. Respekti duhet tė ekzistojnė nė tė dy anėt. I dashuri juaj tė respekton, pėr shembull nėse ka vullnet pėr disa kompromise, gjithmonė tė dėgjon me kujdes kur ke ndonjė problem, tė vėren qė nuk ke disponim tė mirė dhe ėshtė i brengosur, tė pyet pėr mendim dhe e vlerėson, gėzohet nė sukseset tuaja dhe tė ngjashme.

Ai i ka karakteristikat qė kėrkon nga partneri

Mendo se cilat janė ato karakteristika dhe vėri nė letėr. Kujtohu pėr tė gjitha virtytet qė ai i ka dhe krahasoi me ato qė i ke shkruar nė letėr. Lėri vetėm ato karakteristika qė janė mė tė rėndėsishmet, pra rreth pesė sosh qė janė mė kryesoret. Nėse kėto i ka i dashuri juaj, atėherė e ke gjetur shpirtin binjakė.

Keni qėndrime tė njėjta pėr vlerat e jetės

Ndoshta kjo nė shikim tė parė edhe nuk tė duket aq e rėndėsishme, por kjo ėshtė njėra nga gjėrat pėr tė cilėn duhet tė mendosh. Nėse ekzistojnė dallime tė mėdha nė shikimet tuaja, pėr shembull qėllimet tė cilat dėshironi t’i realizoni, pėr jetėn dhe tė ngjashme, kjo nė tė ardhmen mund tė jetė guri nė tė cilin do tė ndesheni.

Pėr shembull ti je ambicioze dhe saktėsisht e di se me ēka dėshiron tė merresh nė jetė, derisa i dashuri juaj nuk ka asnjė vizion, pėr kėtė nė tė ardhmen herė do kurdo do tė mundet lidhja juaj tė rrezikohet dhe madje edhe tė ndaheni. Mirė mendoni dhe nėse dikush nga ti kėrkon ndryshimin e tėrėsishėm tė vlerave tuaja.

Dėgjoje edhe intuitėn tuaj

Natyrisht, vetėm nė bazė tė kėsaj nuk duhet kurrė tė merret njė vendim, por nėse intuita tė tregon se diēka nuk shkon, mendo pėr kėtė. Ndonjėherė gjėrat zbulohen vetvetiu, kėshtu qė sikur thjesht e dimė qė dikush ėshtė i pėrsosur pėr ju. Megjithatė, intuita jonė mundet edhe tė na mashtrojė dhe pėr kėtė kjo duhet tė jetė njėri nga treguesi, por jo i vetmi.

Me tė mund tė jesh ajo qė je

Personi i cili ėshtė bash pėr ju nuk do tė mundohet t’ju ndryshojė dhe me tė mund tė jeni lirisht ajo qė jeni nė tė vėrtetė. Kjo do tė thotė qė dikush na pranon edhe pėrkundėr tė metave tona.

Kur mund tė jemi nė lidhje ata qė jemi, na pėrmbush ndjenja e lumturisė dhe lirisė. Pėr kėtė kohė mė parė foli edhe Selena Gomez. Kėngėtarja dhe aktorja e re e cila ėshtė nė lidhje me tė adhuruarin e adoleshentėve Justin Bieber-in thotė qė ndihet e sigurt nė lidhje pasi qė mund tė jetė ajo qė ėshtė nė tė vėrtetė. “Shumė herė i jam pėrshtatur djemve, por kėto lidhje nuk mbijetuan.

Me Justin-in nuk duhet tė jem dikush qė nuk jam. Ky ėshtė ēelėsi i lidhjes sonė. Jam e lumtur dhe e dashuruar. Dikur kam menduar dhe bėrė lojėra tė ndryshme tė dashurisė qė dikė ta mbajė afėr vetes. Tani nuk kam nevojė pėr gjėra tė kėtilla.

Nėse duhet tė bėni shumė kompromise dhe vazhdimisht tė vraponi pas dikujt, atėherė ndaluni dhe pyeteni veten a ėshtė ai person i duhuri pėr ju”, tha Selena e cila pėr shkak tė lidhjes sė saj me Justin-in shpesh herė kėrcėnohet nga adhurueset e tij. (zeriinfo)



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 23/4/2017, 11:51