Dita e Verės!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Dita e Verės!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 14/3/2012, 12:49

Dita e Verės! 632d6e7ebaf5c46cd19e5daf182d0fd9


Dita e Verės ėshtė njė festė me origjinė tė lashtė. Ajo ėshtė festė arbėreshe e trashėguar nė veēanti nga qytetarėt e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtėsisė) dhe festohet mė 14 mars.

Festimi kryhet nė nderim tė natyrės sė bukur shqiptare dhe bimėsisė qė merr jetė nė kėtė datė. Tanimė kjo festė ėshtė bėrė edhe ditė kombėtare pushimi. Shenja dalluese e kėtij festimi ėshtė gatimi i ballokumeve.

Ndėrsa nė Lezhė Ditėn e Verės ndizeshin zjarre purifikues e pėr t'i dhėnė forcė diellit nė oborr e nė kopshte. Nga gratė bėheshin rite magjike e kundėr qenieve tė tjera dėmtuese, grabitėse.

Ndonėse kjo ditė vazhdon tė ruhet dhe festohet madhėrishėm nė qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve. Mė 13 mars njerėzit marrin njė tufė tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrėnjėt dhe dheun, qė ta kenė nė mėngjesin e datės 14 Mars nė shtėpi. Ky zakon i lashtė ruhet dhe festohet jo vetėm nė Elbasan po edhe nė Dibėr, Strugė e Prespė.

Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri edhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, sipas krahinave.

Si dėshmi po sjellin kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė "Ditės sė Verės" njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veriore. Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as institucionet klerikale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtuquajtura pagane. Pėrshkrimin e parė e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.
LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Re: Dita e Verės!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 14/3/2012, 12:49

Ē'ėshtė Dita e Verės?

Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshit tanė, kur skish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vjetėr, perėnditė e lulevet, tė shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė sjellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajnė Dita e Verės. Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė.

Pėrshkrimin e dytė, i cili flet pėr kremtimin e "Ditės sė Verės" nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės :

"Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjesėtarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarrit pėr me lidhė shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e tė gjitha shtazėt dėmtuese : gjarprin mos ti nxajė, lepurin mos t’u hajė loknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krimbat e tokės mos t’u mbajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnyrė qė mos me i pamė kėto sende asnjė rob i shtėpisė, pse pėr ndryshej nul lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditėt e para tė Marsit. Mbas darkė, tė gjithė pjesėtarėt e shtėpisė bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpisė merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vergue njė nyje e thotė kėto fjalė. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unė pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kėshtu pėrsėrit kėtė veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krimba e kodra qė don me lidhė".

Po nė Verilindje si festohet "Dita e Verės" ? Hapat e para tė fėmirisė i kam kaluar nė vendilindjen time Dibėr, ku e kam pėrjetuar drejtpėrsėdrejti dhe kam qenė dėshmitarė se si Dibranėt e festojnė "Ditėn e Verės". Prandaj po pėrshkruaj pikėrisht trevėn e Dibrės, duke e simbolizuar me pozicion gjeografik Veri-Lindje, pasi edhe zonat pėrreth nė shumė element e festojnė dhe kanė shumė ngjashmėri me dibranėt.

Festimet e kėsaj ditė nė Dibėr fillojnė dy javė pėrpara, ku djemtė e rinj gjatė ditės shkojnė nė mal dhe presin dėllinja, tė cilat i sjellin nė fshat, pėr tė formuar njė ose mė shumė mullarė. Kėta mullarė me dėllinja vendosen kryesisht nė pika mė tė larta tė fshatit, nė mėnyrė qė zjarri tė jetė sa mė i lartė duke u bėrė konkurrencė tė dukshme fshatrave tė tjerė pėr rreth.

Kur, Dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zėvendėsuar nga hėna, tė rinjtė afrohen rreth mullarėve tė dėllinjave, dhe presin momentin qė ti vėnė zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtė gjuajnė me bahe (ėshtė mjet i trashėguar brez pas brezi dhe qė bėhet nė mėnyrė artizanale, e cila hedh prej njė distance relativisht tė largėt gurė qė kanė pėrmasa mesatare) pėr tė larguar dhe vrarė tė keqen, nė mėnyrė qė pranvera tė jetė mė reshje tė bollshme, pėr siguruar tė korra tė mira me shumė "bereqet", nga tė cilat do tė krijohen rezerva tė bollshme pėr tė kaluar periudhėn e gjatė tė dimrit. Kurse, vajzat kėndojnė rapsodi tė trashėguara dhe tė transmetuara brez pas brezi qė i kushtohen "Ditės sė Verės". Ky ritual vazhdon deri me datė "14 Mars".

Me "14 Mars" nė mėngjes vendoset njė garė e pashpallur kush zgjohet mė shpejt nė mėngjes (sipas traditės ai qė zgjohet mė vonė do ti shkoj i gjithė viti nė tė shumtė nė kohės nė gjumė), familjet qė zgjohen mė vonė zakonisht kanė edhe njė ndėshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtė dera e shtėpisė.

Pasi zgjohen, tė rinjtė dalin pėr te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, tė cilat i vėnė mbi portėn hyrėse si dhe brenda shtėpisė. Kurse vajzat ziejnė vezėt, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezėt rroken mes tė rinjve me fitimas (qė do tė thotė se ai qė ka vezėn me tė fortė ja fiton dhe ja merr ati qė i thyhet).

Kėto ngjarje ndodhin zakonisht nė njė livadh ose nė qendėr tė fshatit, ku pėrvec kėtyre riteve bėhen edhe mjaft lorja tė tjera si : "Kala Dibrane", mundje mes djemve tė rinj e etj. Gjatė paradites nėnat pėrgatisin drekėn e bollshme, ku njė vend tė veēante zė flija (gatim tradicional kryesisht i zonės sė Dibrės).

Pas drekės, njerėzit dalin pėr vizita tek tė afėrmit.

Kėshtu mbyllet festimi i Ditės Verės, si njė festė qė sjell vetėm gėzim, harmoni dhe lumturi nė familjet tona.

Vitet e fundit "Dita e Verės" ėshtė bėrė me tė vėrtet njė festė mbarėkombėtare, ku festohet masivisht nga tė gjithė shqiptarėt pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarėt edhe nė festa janė tė bashkuar, si njė trung i vetėm duke treguar se janė njė komb i vetėm dhe qė kanė vetėm njė identitet, atė shqiptar, i cili rrjedh nga qytetėrimi antik Ilir, ndėr mė tė vjetėrit jo vetėm nė Ballkan por edhe nė Evropė. Dita e Verės e vėrteton kėtė lidhje, sepse vetė "Dita e Verės" ėshtė shumė e lashtė pėr nga koha e kremtimit dhe mėnyra. Ėshtė festė pagane qė rrjedh nga lashtėsia dhe qė ėshtė ruajtur me shumė fanatizėm deri nė ditėt tona.

Natyrisht qė nga fillimet e kremtimit tė saj deri sot, kohėt kanė ndryshuar dhe pėr rrjedhojė edhe mėnyra e festimit, por forma e saj bazė ėshtė po e njėjta, ka qenė dhe mbetet njė festė pagane, me origjinė dhe traditė shqiptare dhe qė i dedikohet stinės sė pranverės, me tė cilėn rigjallėrohet gjithēka pas njė gjumi tė lodhur dhe tė gjatė dimėror.

Dita e Verės njihet si festa e gjithė shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja ėshtė zemra e saj. Njė feste pagane, qe e ka origjinėn ne kohen kur njerėzit i faleshin perėndive. Tempulli ka qene ne zonėn e Ēermenikas, ne afėrsi te Librazhdit te sotėm. Ne kalendarin e vjetėr, njerėzia orientohej ne diellin, hėnėn dhe gjelbėrimin. Ndėrsa sot ėshtė fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shėnon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranverės se ēeljes se luleve. Ne kohen antike, te paret tanė, Iliret, udhėtonin nga te kater anėt pėr t'ju falur perėndisė sė ripėrtėritjes dhe gjithėsisė, Diana Candieviensis. Dita e Verės ėshtė feste e te gjithėve, e te pasurve dhe te varfėrve, ėshtė feste mbarėpopullore ku te gjithė gėzojnė. As feja, as ideologjia dhe sė fundi as politika, nuk mundėn ta kenė tė tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qėndroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kėngės, te dashurisė dhe begatisė. Duhet theksuar dhe njė herė qė dt. 14 mars thjesht hap festivalin njėjavor tė pjellorisė dhe rilindjes sė natyrės, duke ēuar drejt 21 marsit, qė ėshtė Dita kalendarike diellore e Verės. 14 marsi ėshtė Dita e Verės pėr Shkumbinin dhe, pėr shumė vjet me radhė dhe, Tiranėn, por krahinat e tjera shqiptare kanė secila Ditė tė tyre tė Verės brenda kėsaj jave qė mbahet nė formė festivali nė gjithė trojet. Vjet p. sh. qyteti i Shkodrės festonte nė dt. 15 mars. Caktimi i datės kryhet krejt nga ana praktike duke marrė parasysh ditėn mė tė qėndrueshme me diell brenda kėsaj jave pėr secilėn krahinė. N.q.s. vihet re nė krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, 14 marsi ka qenė gjithnjė ditė me diell dhe e ngrohtė, ndėrsa ditėt e mėpasme shpesh janė me re dhe madje dhe shi.

Duke synuar njė ditė tė tillė, secila krahinė nė bazė tė nėn klimės sė vet cakton njė datė me ditėn mė tė qėndrueshme tė dielltė, brenda kėsaj jave. Data mund tė puqet dhe me njė a mė shumė krahina tė tjera, por gjithnjė nė vartėsi tė anės praktike dhe nuk ėshtė e thėnė qė secila krahinė tė ketė doemos datėn e vet. Ėshtė klima vendore qė ka fjalėn e fundit dhe pėr kėtė ėshtė e nevojshme njohja e zonės, pasi festimi ėshtė organik dhe jo artificial. Pėr kėtė arsye dhe mėnyra e festimit ndryshon sipas krahinave, gjė qė i jep dhe bukurinė e vet festivalit nė rang kombėtar.

Njė sqarim tjetėr qė shpeshherė ėshtė i nevojshėm. Pse dita quhet e Verės, kur nė fakt festivali ėshtė pranveror ? Kjo ndodh sepse nė kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe tė disa popujve tė tjerė), ka vetėm dy stinė, Verė dhe Dimėr, dhe stinėt nisin me barasnetėt (ekuinokset) nė mars e shtator dhe arrijnė mesin me solsticet nė qershor e dhjetor, atėherė kur festohet pėrkatėsisht Mesvera dhe Mesdimri.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.
LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Re: Dita e Verės!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 14/3/2012, 12:50

Shpjegimi sipas Konicės

Faik Konica, shkrimtari ynė i ndjenjės, arriti tė shpjegojė shpirtin e Ditės sė Verės. Ai e pėrkufizonte kėshtu kėtė feste : "Dita e Verės ėshtė dita ne te cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur skish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjetėr perėndite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzėqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barre, shijon njė qetėsi, njė lumturi te ėmbėl. Nė kėtė gėzim stėrgjyshėrit tanė ndjenin njė detyre, tu faleshin perėndive qe sillnin kėto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajnė Dita e Verės..." Sipas shkrimtarit, kjo ėshtė njė feste e vjetėr e racės sonė. "Nuk i bėjnė dem njeriu, sjellin gėzim te kulluar ne shtepi. Ne njė vend ku jeta e te vegjėlve ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane njė rast te rralle pėr t'u dėfryer. Pėr me te mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike, te holle e te rralle...", shkruan Konica.


/Marrė nga Wikipedia/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

Sponsored content

Buzqeshje Re: Dita e Verės!

Mesazh nga Sponsored content


    Ora ėshtė 24/6/2019, 11:43