Tiramisu me fruta!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Tiramisu me fruta!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 28/2/2012, 12:39

Tiramisu me fruta! Images

Perberesit per 8 persona

Per salcen me fruta pylli

-500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
-100gr sheqer
-150gr uje


Per kremin e Tiramisł-se

-400gr biskota savoiardi
-500gr krem maskarpone
-100gr sheqer
-5 veze mesatare
-2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
-1 bustine vanilje
-kakao pluhur ose copeza cokollate
-pak kripe

Pergatitja:

Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare purčne e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane.

Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisł-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisł-se.

Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purčne e frutave te pyllit dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre embelsira jone eshte gati per tu servirur. /recetakuzhine/



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 24/4/2019, 05:56