Unazat ...

Share

LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti: Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia: Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi: 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve: 120342
<b>Pikėt</b> Pikėt: 256115
<b>Votat</b> Votat: 308
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar: Mbrėmė erdhe pranė meje... Aroma jote mė shoqėronte... Kujtimet kujtonim ne tė dy... Si njė yllė shkėlqenin sytė e tu... Ishe ti vallė vėrtetė, apo ėndėrrat e mia...?!

Buzqeshje Unazat ...

Mesazh nga LePuRuShJa prej 13/6/2009, 16:30



Jeta jonė ėshtė pėrplot me premtime. Ē’ėshtė e vėrteta, disa nga premtimet tona nėnkuptohen dhe nuk thuhen. Ne e ndėrtojmė jetėn tonė pėrreth tyre. Ekziston edhe njė lloj i posaēėm i premtimeve, tė cilat duhet tė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė, madje gjersa tė jemi gjallė.

Ėshtė njė gjė shumė e natyrshme qė njerėzimi ka zhvilluar njė traditė tė shkėmbimit tė dhuratave, tė cilat do tė shėrbejnė si pėrkujtues tė premtimeve tė rėndėsishme. Duket sikur njė gjė e pėrkryer qė unazat e premtimit – tė cilat nėnkuptohet qė janė tė vlefshme – u pėrzgjodhėn si dhuratat mė tė ēmuara tė zotimit nė mes tė njerėzve.

Nuk ka arsye tė dyshojmė qė pėrdorimi i unazave si dhurata ėshtė po aq i vjetėr sa edhe tradita e mbajtjes sė tyre. Unaza e gishtit me vulė personale shpesh konsiderohet si zbulim i egjiptianėve, kurse posedimi i njė unaze tė tillė tregonte autoritet dhe pushtet.
Megjithatė, nė kohėn e grekėve antikė, vetė origjina e unazės sė gishtit ishte e lidhur me idenė e zotimit dhe pėrqendrimit tė vazhdueshėm nė njė gjė tė vetme.

Nė Romėn Antike, Anulus Pronubus (unazat e fejesės) pėrbėheshin nga dy unaza, nė formė tė dy disqeve ovale, me emra tė gdhendur tė ēiftit tė fejuar. Nė fillim, kėto unaza bėheshin nga hekuri i lirė.
Nė Angli, gjatė shekujve 15-tė, 16-tė dhe 17-tė Posie Rings (unazat e dashurisė) arritėn kulmin e popullaritetit. Ato shpesh pėrdoreshin si simbole tė dashurisė, besnikėrisė dhe martesės nė njė tė ardhme tė afėrt.

Mbajtja e unazės shpesh komunikon njė lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarė botės. Meqė truri i majtė ėshtė pėrgjegjės pėr aspektin logjik dhe e kontrollon dorėn e djathtė, ėshtė gjė e logjikshme tė mendohet qė mbajtja e unazės nė dorėn e djathtė paraqet njė veprim logjik dhe tė qėllimshėm si dhe dėshirėn pėr ta kontrolluar jetėn dhe veprimet e dikujt tjetėr. Meqė truri i djathtė e kontrollon dorėn e majtė dhe kreativitetin, unazat nė dorėn e majtė paraqesin besim, kreativitet dhe qėndrim. Mbajtja e unazave nė ndonjė gisht tė caktuar zakonisht ėshtė e lidhur me dėshirėn pėr ta rritur fuqinė me tė cilėn ėshtė i lidhur ai gisht.


Gishti i madh

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e madh – Fuqia e vullnetit
Gishti i madh paraqet logjikėn dhe fuqinė e vullnetit, kujdeset pėr personalitetin tonė dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė si dhe i mendimeve tė pavarura dhe lirisė.

Gishti tregues

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin tregues – Autoritet dhe Ambicie
Ky gisht paraqet nevojėn tonė pėr ta rritur egon tonė dhe pėr tė krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftėsi drejtuese dhe ambicie. Mbretėrit mbanin unaza nė gishtin tregues sepse njerėzit mendonin qė ky gisht ishte shumė i fuqishėm.

Gishti i mesėm

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e mesėm – Identitet dhe Materializėm
Ky ėshtė gishti mė i gjatė dhe pėr kėtė shkak shpesh ėshtė i lidhur me qėllimin tonė nė jetė. Njerėzit tė cilėt mbajnė unazė nė kėtė gisht, zakonisht kanė dėshirė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes.

Gishti i unazės

Domethėnia e mbajtjes sė unazės nė gishtin e unazės – Emocione, Kreativitet dhe Guxim
Mbajtja e unazės nė gishtin e unazės paraqet lidhjen me zemrėn, meqė mendohet se ky gisht ėshtė i lidhur me arterien e cila kalon nė zemėr. Pėr kėtė arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona tė dashurisė dhe pėrkushtimit. Nėse unazėn e ka blerė vetė personi i cili e mban unazėn, atėherė ajo paraqet egoizėm, mendjemadhėsi dhe besim nė talentin personal.



Gishti i vogėl

Lidhjet: Unazat nė gishtin e vogėl paraqesin siguri nė biznes dhe lidhje personale.
Ky gisht ėshtė simbol i fuqisė dhe pėrkushtimit ndaj tė tjerėve. Meqė ėshtė i kundėrt me gishtin e pavarur, ky gisht shpesh ėshtė i lidhur me qėndrimet tona ndaj njerėzve tė tjerė, me jetėn tonė private dhe botėn materiale; ky gisht i del pėrballė botės dhe kujdeset pėr ne, ashtu siē kujdesen pėr ne edhe miqtė tanė tė vėrtetė. Mbajtja e shumė unazave zakonisht ėshtė shenjė qė personi i caktuar dėshiron ta tėrheqė vėmendjen e njerėzve tė tjerė.

Pėrveē informatave lidhur me kuptimin e mbajtjes sė unazave nė gishta tė ndryshėm, ėshtė me rėndėsi tė kuptoni qė mbajtja e unazave mund tė jetė nė tė njėjtėn kohė tradicionale dhe jashtėzakonisht kreative. Nė vijim mund tė lexoni pėr llojet mė tė shpeshta tė unazave:

Unaza para-fejesės

Shumė ēifte tė dashuruara ndjejnė qė ekziston njė fazė nė lidhjen e tyre kur ende nuk janė gati pėr fejesė, por nė anėn tjetėr, ndjenja e pėrkushtimit tė ndėrsjellė nė mes tyre ėshtė tashmė mjaft e fuqishme.



Unazat e sinqeritetit

Ky ėshtė njė variacion mė i ri i unazave tė zotimit, tė cilat shpesh njihen edhe si unaza tė pastėrtisė morale. Nė fillim, kėto unaza ishin shumė tė lira por kohėve tė fundit, kėto unaza kanė evoluar nė stilin e tyre dhe tani shpesh bėhen nga ari, titani ose platini. Kėto unaza i mbajnė tinejxherėt e gjinisė mashkullore dhe femėrore.

Unazat e zotimit tė cilat simbolizojnė lidhje ekskluzivisht monogamie

Kur dy tė dashuruar nuk janė tė interesuar tė martohen ose tė fejohen menjėherė por nė anėn tjetėr dėshirojnė ta konfirmojnė dashurinė e madhe dhe pėrkushtimin qė kanė pėr njėri-tjetrin, ata i shkėmbejnė kėto unaza ose njėri nga partnerėt fillon ta mbajė kėtė unazė nė mėnyrė alternative. Kėto unaza i ngjajnė shpesh unazave tė martesės, meqė janė tė bėra nga ari dhe zakonisht kanė diamante tė posaēme.

Unazat e miqėsisė

Edhe pse nėnkuptohet qė rėndėsia emocionale e unazave tė miqėsisė nuk ėshtė aq e madhe nė krahasim me unazat e lidhjeve romantike, unazat e miqėsisė megjithatė kanė njė traditė mjaft tė gjatė. Unazat e miqėsisė nuk kėrkojnė ndonjė luks tė posaēėm dhe kėto unaza mund t’i mbajnė si meshkujt ashtu edhe femrat.

Unazat e zotimit tė cilat shėrbejnė pėr tė na pėrkujtuar premtimin e dhėnė

Unazat e tilla mund tė mbahen nė mėnyrė qė personi i caktuar t’i pėrmbahet fuqishėm zotimit tė dhėnė pėr njė qėllim ose ēėshtje personale. Njerėzit mund tė fillojnė t’i mbajnė kėto unaza nė raste kur dėshirojnė ta lėnė pėrgjithmonė abuzimin me pije alkoolike ose lėndė narkotike, pirjen e duhanit ose ndikimet dhe dukuritė e tjera negative. Unazat e zotimit tė kėtij lloji mund tė fitojnė nė peshė kur personi vendos tė gdhendė njė mbishkrim, nė tė cilin pėrmblidhet betimi ose zotimi i tij.



S'tė dua me petale, stė dua me gjėmba
Por tė dua thellė nga zemra
Si yllė pėr mua, gjithmonė do mbetesh
Nė zemrėn time do digjesh e do tretesh ...!!



    Ora ėshtė 1/8/2014, 13:49