BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Reshjet e pandėrprera tė borės qė kanė nisur intensivisht para njė jave kanė bllokuar fshatra tė tėra anembanė Kosovės. Bora qė u duk se pushoi tė shtunėn nė mėngjes, ditėn e sotme (e diel) ka rinisur sėrish, duke u pamundėsuar borėpastruesve futjen e tyre nė disa zona tė thella malore tė vendit, pėr t’i zhbllokuar nga bora banorėt dhe turistėt.

Sipas informacioneve nga terreni, reshjet e borės kanė shėnuar rekorde nė disa zona, si p.sh nė disa fshatra tė komunės sė Kamenicės, trashėsia e ortekėve borės ka arritur nė 4 metra. Nė kėtė komunė, rrugėt e mbyllura nga bora janė: Hogosht-Lisockė, Shahiq dhe Zhujė. Ndėrkaq, nė pjesėn e Tyxhecit janė tė bllokuara, rrugėt: Strezoc -Leshtar dhe Gragjenikė, si dhe nė regjionin e Desivojcės, Velegllava, Tėrstena dhe Shahiqi, pėr shkak se nuk ka pasur mundėsi tė depėrtohet.

Situatė e ngjashme me trashėsi tė borės ėshtė edhe nė disa fshatra tė thella malore tė komunave tė Pejės, Deēanit dhe Gjakovės.

Bora qė ėshtė duke rėnė pa ndėrprerė ka vėshtirėsuar qarkullimin rrugor dhe ajror tė Kosovės. Disa rrugė lokale janė bllokuar tėrėsisht nga ngricat dhe bora. Vėshtirėsi tė mėdha po paraqiten edhe nė pikat kufitare tė Kosovės. Qarkullimi pėr tė gjitha automjetet nė pikat kufitare nė Morinė, nė Qafė tė Prushit dhe pika kufitare nė Kullė, po funksion me vėshtirėsi dhe pėr disa orė raportohet tė ketė pasur ndėrprerje. /BotaSot/





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto