BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Manchester United ėshtė pajtuar tė shesė Cristiano Ronaldon nė Real Madrid pėr transferim rekord prej 94 milionė eurosh, ka njoftuar tė enjten klubi anglez.

“Manchester United ka marrė ofertė rekorde prej 94 milionė eurosh pėr Cristiano Ronaldon nga Real Madrid”, thuhet nė njė komunikatė nė uebfaqen zyrtarė tė klubit me titullin ‘United pranon ofertėn e Realit pėr Ronaldon’.

“Me kėrkesė tė Cristianos – i cili pėrsėri ka shprehur dėshirė pėr largim – dhe pas diskutimeve me pėrfaqėsuesit e futbollistit, United ka vendosur t’i japė leje Real Madridit tė bisedojė me futbollistin. Ēėshtja pritet tė pėrmbyllet deri mė 30 qershor. Deri atėherė klubi nuk do tė bėjė komente tjera”, thuhet nė vazhdim tė komunikatės.

Real konfirmoi se ka paraqitur ofertė pėr Ronaldon, por nuk pėrmendi shumėn e saj.

“Klubi shpreson tė arrijė marrėveshje me futbollistin nė ditėt e ardhshme", thuhet nė ueb sajtin zyrtar tė gjigantit madrilen.

Ronaldo ka qenė objektiv afatgjatė i Real Madridit, ku presidenti i sapozgjedhur Florentino Perez ishte zotuar se do tė bėjė “gjithēka tė mundshme” pėr transferimin e 24 vjeēarit nė Bernabeu.

Lajmi vjen vetėm disa ditė pas blerjes sė plejmejkerit brazilian Leite Kaka nga Milan pėr 56 milionė funta, qė tregon se Real synon tė rrėzojė Barcelonėn nga froni nė La Liga si dhe tė luftojė pėr titull nė Ligėn e Kampionėve.

Ronaldo, i cili erdhi nė Manchester United pėr 12 milionė funta mė 2003, bėri tė qartė se kėrkon sfidė tė re pas triumfit nė Ligėn e Kampionėve mė 2008, por Ferguson udhėtoi drejt Lisbonės dhe bisedoi me tė duke e bindur tė mbetet nė Old Trafford. Mirėpo, Ronaldo i cili ka kontratė me Manchester Unitedin deri mė 2012, e zbehu pėrkrahjen nga tifozėt dhe bashkėlojtarėt pas dėshirės publike pėr transferim nė Real.

Ēarjet e marrėdhėnieve me Fergusonin filluan tė shfaqen kur Ronaldo reagoi ashpėr pas zėvendėsimit kundėr Manchester Cityt dhe kritikoi taktikėn e menaxherit, pas humbjes nė finale tė Ligės sė Kampionėve nga Barcelona.

Ferguson mė parė kishte insistuar se “nuk do t’ia shesė as njė virus” i pyetur rreth mundėsisė sė largimit tė Ronaldos nė Real.

Por, skocezi ka humbur durimin nga dėshira e Ronaldos pėr kalim nė Spanjė dhe mė nė fund pranoi ta shesė yllin mė tė ēmuar tė ekipit.

Borxhet e klubit prej 700 milionė funta po ashtu mund tė kenė luajtur rol nė vendimin pėr pranimin e ofertės sė Realit.

Ronaldo shėnoi 11 gola pėr Manchester United, pėrfshirė 42 nė sezonin 2007-08 qė i solli atij Topin e Artė dhe ēmimin e Futbollistit mė tė mirė nė botė nga FIFA.

Ferguson do ta ketė vėshtirė ta zėvendėsojė, por mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ai i Wiganit, Antonio Valencia dhe sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema janė pėrmendur si objektiva tė mundshėm.

Paratė e Realit mund t’i shėrbejnė Fergusonit pėr tė mbajtur Carlos Tevezin, i cili dukej nė prag tė largimit nga klubi pasi United refuzoi tė paguajė 32 milionė funta pėr blerjen e kartonit tė tij.


_________________________________________________________________________________


● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mesazh prej 12/6/2009, 15:48 nga Albatros

Kaka i lumtur pėr Ronaldon

Ylli brazilian Leite Kaka ka shprehur gėzimin e tij me ardhjen e Cristiano Ronaldos nė Real Madrid.

Edhe pse reprezentuesi portugez pritet tė kaloj shifrėn e paguar pėr Kakan, 27 vjeqari nuk ka problem me ardhjen e Ronaldos.

“Jam i lumtur me transferimin e tij. Nuk dua tė flas mė tepėr rreth kėsaj ēėshtjeje pasi jam nė pėrgatitje me Brazilin por pa dyshim se Cristiano Ronaldo ėshtė njėri ndėr futbollistėt mė tė mirė nė botė dhe do t’i ndihmoj Realit tė luftoj pėr ēdo titull” deklaroi Kaka.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto